VIDEO: Publikohen pamjet, lokali kthehet në "zonë lufte" mes bandave të drogës

10 Shkurt 2021, 11:44Lifestyle TEMA

Të paktën një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas një përplasje me armë mes dy bandave rivale në një restorant në Meksikë.

“Lufta” shpërtheu menjëherë pasi një nga bandat e trafikut të drogës tentoi të rrëmbente një anëtar të bandës tjetër në restorantin “Oates” në Jalisco. Momentalisht, ende nuk janë identifikuar bandat e përfshira në këtë ngjarje.

Si pasojë e të shtënave, një person humbi jetën, ndërsa dy kamerierë dhe një polic jashtë detyrës u plagosën.

Pamjet e sigurisë nga restoranti kapën momentin pas përpjekjes së rrëmbimit, kur një grup personash të armatosur hynë dhe hapën zjarr në një tryezë të anëtarëve rivalë, të gjithë të veshur me jelekë antiplumb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje