Kleriku mysliman: Ata që bëjnë vaksinën Covid-19 kthehen në homoseksualë

12 Shkurt 2021, 10:07Lifestyle TEMA

Një klerik iranian ka thënë se vaksina Covid-19 i kthen njerëzit në homoseksualë.

Ajatollahu Iranian Abas Tabrizian ka njoftuar se vaksinimi kundër Covid-19 dyshohet se mund të ndikojë në orientimin seksual të dikujt, sipas The Jerusalem Post.

Kleriku e ka ndarë këtë gjë në Telegram, ku ai mburret me rreth 210,000 ndjekës.

“Mos iu afro atyre që kanë bërë vaksinën COVID. Ata janë bërë homoseksualë.” – deklaroi kleriku, siç citohet nga gazeta.

Duke komentuar mbi këtë zhvillim, organizata LGBTQ+ tha se ajatollahu “kombinon injorancën shkencore me një thirrje të vrazhdë ndaj homofobisë”.

“Ai po demonizon si programin e vaksinimit ashtu edhe njerëzit LGBTQ+ pa asnjë copë provë”, tha kreu i shoqatës, Peter Tatchell.

“Duke kërkuar të trembë publikun që të mos vaksinohet kundër COVID-19, ai po nxit pandeminë dhe po vë jetën në rrezik.” – shtoi ai.

Muajin e kaluar, një rabin ultra-ortodoks në Izrael me emrin Daniel Asor bëri një pretendim të ngjashëm, duke paralajmëruar ndjekësit e tij se vaksina anti-koronavirus mund t’i “bëjë ata homoseksualë” dhe e përshkroi përhapjen e vaksinimit si një përpjekje nga “qeveria globale dashakeqe” për të “vendosur një rend të ri botëror”.

3 komente në “Kleriku mysliman: Ata që bëjnë vaksinën Covid-19 kthehen në homoseksualë”

  1. ? says:

    DMTH dhe krymeinistri yne te jete i tille valle?

    1. Anadoll ne Tiranë says:

      E more informacionin nga babai yt biologjik në Iran?
      Te pashe dje kur kalove para kafes. Si pikëpyetje ishe bërë. Sa shumë paska abuzuar Hoxha me ty!
      Gjynah.

  2. Aleksander Thana says:

    Ne se eshte e vertete kjo qe thote Hoxhe efendiu, greket s’ka e nevoje per vaksinen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje