SKEMA: Si i gjente “klientët” gjyqtarja e arrestuar e Krujës

12 Shkurt 2021, 09:38Politika TEMA

Prokurorët e Posaçëm të SPAK ndërhynë këtë të enjte duke prangosur gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha pas disa muajsh hetimesh e përgjimesh që kanë zbuluar një skemë të mirëfilltë grupi të organizuar kriminal, që ironikisht ushtronte aktivitetin e tij tek drejtësia.

Por si funksiononte ky grup? Burime të gazetës “Si” thonë se SPAK ka zbuluar se së pari “klientët” e interesuar për të pasur shërbimet e gjyqtares Enkeleida Hoxha duhej të ishin transferuar në burgun e Fushë-Krujës.

“Si gjyqtare e Rrethit të Krujës, ky burg ndodhej në juridiksionin territorial të gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe ky ishte hapi i parë”, thonë burimet.

Me t’u transferuar në këtë burg personat e dënuar vinin kontakte me avokatin Aldo Tabaku, gjithashtu i arrestuar nga SPAK. Sipas burimeve, avokati Tabaku ishte fija lidhëse mes të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha.

Më pas, avokati Tabaku dorëzonte në Gjykatën e Krujës kërkesat e klientëve të tij për ulje dënimi, ose për lirim nga burgu para kohe. Kërkesat ishin të njëpasnjëshme për t’u siguruar që gjatë shqyrtimit me radhë të tyre t’i vinte radha edhe gjyqtares Enkeleida Hoxha, me të cilën prokurorët e posaçëm dyshojnë se Tabaku ka lidhje.

Në lidhje me “çmimet” përmes të cilave shitej drejtësia, nga përgjimet dhe hetimet disamujore, SPAK dyshon se bëhet fjalë për shuma nga 6 deri në 12 mijë euro për një vendim uljeje dënimi.

Kjo do të thotë se për një të dënuar përjetë, që ka përfituar uljen e dënimit me 25 vite burg dhe më pas lirinë përmes 7 vendimeve të njëpasnjëshme (rasti i Endrit Dokles), Enkeleida Hoxha mund të ketë përfituar deri në 100 mijë euro.

SPAK thotë se në këtë skemë është përfshirë edhe Sekretarja Emanuela Mallkuçi, që dyshohet se kundrejt rryshfetit “përzgjidhet” kërkesat e të dënuarve që duhet të shqyrtoheshin nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

3 komente në “SKEMA: Si i gjente “klientët” gjyqtarja e arrestuar e Krujës”

  1. Drejtesi e pavarur , po te pakten te nxjerin nje ligj qe te regjistrohen ne tatimet , ku te formalizohen te ardhurat , dhe shteti te mare tatim fitimin , te paisen dhe me kasa fiskale , dhe klienteve t’u jepet fatura !
    Ne Shqiperi eshte normale nje gje e tille , perderisa kemi parti private , ku buri ja shet gruas e anasjelltas , perse te mos kemi dhe gjykata private , ku te drejte ka gjithmone ai qe jep oferten me te mire (tip ankandi) ?!!!

  2. Shenjestra says:

    Respekt per SPAK-un.Dje ka filluar te punoi.Por puna me e madhe qe presin njerzit eshte arrestimi dhe burgosja e kryekrtiminelit me te madhe shqipetar,SALI BERISHA,pastaj Meta,Basha dhe Fallxhorja.Ndryshe puna e SPAK eshte e deshtuar.Nuk dihet dhe askush nuk e kupton, pse Adriatik Llalla njeriu besnik i Saliut,njeriu me i korruptuar, lihet i lire sikur nu ka bere agje.Kjo e tubullon mendjen e popullit dhe e bene te pabesueshme SPAK-un.

  3. rexha 10 says:

    Keta po blejne nje qytet te terin ,dhe jo mose blejne drejtesine.Po te ushtrohen ligjet e kushtetutes ,e gjithe kasta politike neShqiperi e kane vendin ne nje dhome me 2 metra quadrati ,dhe me dritaren nga deti.Celsat e dhomes te hidhen e dete.Jame i sigurte se po SPAKu e fillone punen nga poshte ,do te dalin edhe kokat e tjeraPore do te ishte me mire qe kete pune ta fillonte nga kokat e krimit dhe korrupsionit..
    Ta filloi nga Lalezi,Surreli,Uji i ftohte,Qerrit te KAVAJES,VEFA,Spillej te Kavajes teke Gjenerali.Teke Turizmi,Industria minerale,dhe shume e shume te tjera zona turistike. Ti kthehen risorsat e atije vendi qe munde te jene burimet financiare per ate popull.Shikojeni edhe Malin e Tomorrit ku po shkaterrohet duke i vjedhur pllakat.Pyjet e denigruara nga prerjet e shthurura te njerzeve per interesa ekonomike SPAKu e dine shume mire qe te gjithe ata qe u moren me politike mbase viteve 90 e gjeten sheshe ,dhe e bene persheshe.Duke filluar deri teke Diplomat e Kristalit dhe me vendosjen e tyre edhe presidente .rasti me i fresket eshte Bujari ,kapterri ishkolles se Begaseve.Ku perpara se behej presidente ,punonte si police krimesh ne Komisariatin nr1 te Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje