Veliaj poston foton me dy figurat e rëndësishme që ikën nga LSI: Bashkimi bën fuqinë

12 Shkurt 2021, 16:09Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar një foto ku shfaqet në mes dy emrave të rëndësishëm të larguar nga radhët e LSI-së e që tani i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Në foto Veliaj shfaqet me ish-ministrin e LSI- së, Nasip Naço dhe ish-deputetin e po kësaj partie në Berat, Gledion Rahovica.

“Bashkimi bën fuqinë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

Kohët e fundit nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë larguar shume persona të rëndësishëm dhe anëtarë, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

2 komente në “Veliaj poston foton me dy figurat e rëndësishme që ikën nga LSI: Bashkimi bën fuqinë”

  1. USA says:

    Bravo,habitem me ata qe vazhdojne te qendrojne akoma ne partine,ose me sakt ndermarjen familjare te Ilir Metes!

  2. Samiu says:

    Po keta kane qene te majte…. LSI ka devijuar nga e majta ..ajo nuk eshte as e majte dhe as e djathte por organizate familjare per te mbrojtur vjedhjet, korrupsionin dhe krimet e familjes Meta-Kryemadhi me ca hajduter rreth saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje