Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha: Mami im ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët, ne s'kemi as makinë e as shtëpi

13 Shkurt 2021, 10:41Kronika TEMA

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka folur sot për mediat duke thënë se e ëma e saj ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët.

Anta Kraja u shpreh se mamaja e saj është e pastër dhe ka pasur arsye të fortë që ka liruar të dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu ajo u shpreh se gjyqtarja nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim, por nga ato që ka dëgjuar ka arritur në konkluzionin se e kanë detyruar.

Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. 

Do marrim pjesë në seancë, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ata.

Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. 

Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

2 komente në “Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha: Mami im ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët, ne s’kemi as makinë e as shtëpi”

  1. skelari says:

    Cupe, po shortin me zor ja caktonin mamase? Po terheqje beri ndonjehere mami nga keto ceshtje?
    Po nuk i gjete pergjigjen e duhur ketyre pyetjeve, ul koken e prano realitetin.

  2. Shaqo says:

    Mos gjykoni femijen, eshte turp.
    Gjithashtu ajo thote nje te vertete qe vetem femijet mund ta thone. Ka qene e detyruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje