VENDIMI/ Mbyllen të gjitha shkollat në Shqipëri, ministrja Kushi: Mësimi do të zhvillohet vetëm online

13 Shkurt 2021, 15:56Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se të gjitha shkollat në vendin tonë do të qëndrojnë të mbyllura për javën e ardhshme.

Ajo tha se mësimi do të zhvillohet online, ndërsa ky vendim vjen pas parashikimit të IGJEUM se vendi ynë do të përfshihet nga një mot i ftohtë me reshje të shumta shiu dhe dëbore.

“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, u shrpeh Kushi.

3 komente në “VENDIMI/ Mbyllen të gjitha shkollat në Shqipëri, ministrja Kushi: Mësimi do të zhvillohet vetëm online”

  1. Kim été says:

    Shkollat në vëndin tonë s’janë mbyllur as nga pushtimi otoman, nazist dhe fashist., ndaj s’është mir që jemi i vetmi vënd në botë për mbyllje shkollash.

  2. Manu says:

    Ministre Debile. Mbesa e kriminelit Thanas Caku qe ka vrare e pushkatuar !

  3. andi says:

    Ia ke fut kot fare!!! Pse duhen mbyllur gjithe shkollat? Lerja ne dore drejtorive te qyteteve te vendosin, ose vete shkollave. Jo per.gje por ka.shkolla private qe i kane te gjitha kushtet, ka shkolla te reja qe jane publikuar qr kane ngrohje dhe gjithe te tjerat, etj. I bie te kene genjyer udheheqesit tane?!?!? Nuk e bejne kete ata!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje