FOTOT/ Forcat e Ushtrisë "tregojnë muskujt", heqin mjetin nga rruga. Ministria: Cisternë me karburant për makinat e mbetura në aksin Milot-Lezhë

14 Shkurt 2021, 11:58Sociale TEMA
FOTOT/ Forcat e Ushtrisë "tregojnë muskujt", heqin mjetin

Aksi rrugor Lezhë-Milot ka pasur problemet më të shumta mbrëmjen e shkuar, duke shkaktuar probleme për qindra mjete.

Forcat e Armatosura bëjnë me dije se një mjet cisternë i ushtrisë ka mbërritur në zonë për t’i furnizuar me karburant makinat e bllokuara si dhe po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara.

Njoftimi:

Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot.

Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës.

Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje