Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Rama: Përshëndetje të gjitha forcave politike dhe posaçërisht Vetëvendosjes, vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri

15 Shkurt 2021, 12:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë duke uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren.

Në mesazhin e tij në rrjetin social Twitter, shefi i qeverisë uron një kapitull të ri për Kosovën. 

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, shkruan Rama. 

 

3 komente në “Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Rama: Përshëndetje të gjitha forcave politike dhe posaçërisht Vetëvendosjes, vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri”

  1. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

    Gjigand, te lumte goja , ashtu ndodhte dhe ne Shqiperi….nje kapitull i ri ku te zhdukeni ju klasa politike me e korruptuar ne Evrope ‘ kanceri i shqiperise’

  2. Taulant says:

    Dhe me te drejte duhet te shtosh: Edhe nje telash me shume per mua.
    Sepse Albinit nuk i intereson as Kosova dhe as Shqiperia dhe per rrjedhoje me qe ne Kosove u be K/Minister, ne Shqiperi tymi ti dale, me çdo kusht K/Minister duhet bere mumja Sali, idhulli i tij shpirteror.
    Ky do te jete investimi kryesor i Albinit ne politiken e jashteme me vendin tone. Per Albinin nuk ka rendesi fare ne ka apo nuk ka sukses qeveria aktuale, ai do te punoj qe ta beje te mundur me çdo mjet largimin e Edi Rames, dhe sjelljen ne vend te tij dyshen e peshtire Sali- Ilir, qofte edhe me molotov.
    Prandaj me shume te drejte, ky eshte nje telash me shume per ty dhe me shume shkopinj ne rrota ne drejtim te mbarevajtjeve te puneve ne vendin tone

  3. Ilirjan says:

    Me ne fund! Pershendetje Edi Rames, qe pershendeti Fituesit e zgjedhjeve ne Kosove. Me mire vone se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje