Strakosha-Dortmund jo vetëm ide, nisin tratativat e para

16 Shkurt 2021, 19:59Sport TEMA

Borussia Dortmund nuk është e kënaqur nga portierët në dispozicion dhe po vështron në gjithë Europën për të sjellë një gardian cilësor mes katërkëndëshit.

Figura ku janë përqendruar më shumë verdhezinjtë është Thomas Strakosha. Gardiani i Lazios mbyll kontratën në verën e vitit 2022 dhe rinovimi nuk është në diskutim.

Sky Sport mëson se Borussia Dortmund e ka monitoruar me kujdes situatën e gardianit të kombëtares sonë dhe ka nisur kontakte konkrete për të planifikuar blerjen e tij në verë.

Vetë Strakosha është shprehur qartë se është i hapur për aventura të reja dhe se ka një simpati të madhe për Borussia Dortmund dhe tifozët e klubit të Bundesligas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje