Fatos Klosi: Arrestimi i Thaçit dhe Veselit nga Haga favorizoi Kurtin, rreziku i vetëm i qeverisjes së re është arroganca me SHBA

17 Shkurt 2021, 09:12Politika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka paralajmëruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se duhet të bëjë shumë kujdes dhe rregullojë raportet me ndërkombëtarët, në mënyrë që të ketë një qeveri të qëndrueshme.

Zoti Klosi ka analizuar dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” situatën në Kosovë dhe zgjedhjet e kësaj të diele, ku partia e drejtuar nga Kurti fitoi shumicën e mandateve në Parlament, ndërsa theksoi që kreu i LVV, i cili do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm, sipas tij, duhet të mësojë nga gabimet e bëra gjatë 50 ditëve kur qeveris popullin dardan.

Prerë dhe qartë ish-kreu i SHISH u shpreh se ndërkombëtarët kanë impakt në Kosovë dhe në këto rrethana ai shtoi se Kurti ta harrojë arrogancën me ta. “Unë shpresoj që Albin Kurti ka nxjerrë mësime nga ato 50 ditë që ishte në krye të qeverisë së Kosovës.

Domethënë qeveria e Kurtit varet nga ndërkombëtarët. Nga kjo pikëpamje dua të theksoj se Kurti duhet të kuptojë se nuk duhet të sillet si pasha dhe të tregohet arrogant me ndërkombëtarët, sikundër bërë gjatë kohës që qeverisi. Pse? Sepse kuptohet që ndërkombëtarët janë të rëndësishëm në Kosovë, pasi ndihmuan në krijimin e shtetit kosovar, në njohjen e shtetit kosovar aq sa është njohur.

Kështu që kontributi i tyre dhe këshillat e ndërkombëtarëve nuk duhet të bien në vesh të shurdhët. Pra, Kurti besoj do të ketë probleme nëse do të vijojë të sillet me të njëjtën frymë, duke bërë arrogantin me ndërkombëtarët”, deklaroi ai.

Por edhe pse gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u tregua i kujdesshëm që fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje ta shihte si diçka që e kërkoi populli i Kosovës.

Ai theksoi se Albin Kurti ka fituar tashmë zemrat e qytetarëve kosovarë për shkak se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në Hagë.

Në këtë kontekst, ish-kreu i SHISH shprehu bindjen se kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti fitoi zgjedhjet, pasi sipas tij, u favorizua nga arrestimi i krerëve të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Sa i takon rrudhjes së partive të mëdha sikundër janë PDK-ja dhe LDK-ja, mendoj se LVV korri këtë rezultat në zgjedhjet e fundit parlamentare për dy arsye të qenësishme.

Arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Haga, sidomos presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin, ka bërë që PDK-ja të tkurrej. Po ashtu, LDK-ja u dëmtua nga ikja e Vjosa Osmanit dhe nga kjo pikëpamje, Lëvizja Vetëvendosja përfitoi dhe mori nga vota nga të gjitha partitë.

Por megjithatë, dua të theksoj se Kurti e pati të lehtë fitoren për shkak se dy nga udhëheqësit e PDK-së janë në Hagë dhe nuk morën pjesë në fushatë.

Madje, dua të shtoj se thirrja e Thaçit dhe Veselit në Hagë ishte deri diku e paramenduar dhe kishte si synim që të dëmtonte PDK-në në zgjedhje. E besoj këtë teori që thirrja e arrestimi i Thaçit ishte dhe një plan për të goditur PDK-në”, u shpreh ai.

Më tej Klosi deklaroi se arsyeja kryesore që shumica e votave që shkuan për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, sipas tij, janë dëshira ulëritëse e qytetarëve kosovarë për të provuar të qeverisen nga një politikan i ri si Albin Kurti.

“Fitoren e Lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare e shoh më shumë si dëshirë të popullit për t’u qeverisur nga një ekip i ri.

Qytetarët e Kosovës dëshirojnë njerëz dhe politikanë të rinj të paprovuar, kjo edhe për shkak se ata që ishin kishin gati 20 vjet që qeverisnin dhe dominonin Kosovën.

Dhe natyrisht 20 vjet nuk janë pak, e duke parë që konfliktet që krijoheshin, paqëndrueshmërinë e qeverive, mendoj se populli vendosi që të provojë një ekip tjetër të udhëhequr nga Albin Kurti”, nënvizoi ish-kreu i SHISH,

3 komente në “Fatos Klosi: Arrestimi i Thaçit dhe Veselit nga Haga favorizoi Kurtin, rreziku i vetëm i qeverisjes së re është arroganca me SHBA”

  1. Visi says:

    Ooo njeri ata që votuan Albinin dhe Vjosën nuk ishin votues as të Thaqit e as të Veselit prandaj mos ja fut KOT.

  2. trendafili Permetit says:

    Te theme dhe une nje llaf? Kosovaret, nje pjese kuptohet edhe kur ishin nen sundimin serb perkrahnin Rugoven qe nuk donte te ndahej nga Millosheviçi, por i lutej qe te lironte pak rripin qe Kosoven ta sundonte ai me teorine e paqes . Edhe sot ata betohen para varrit te tij, duke mbyllur syte dhe veshet, pa le mendjen qe Rrugova dhe Sali Berisha ishin kunder UÇK-se, kunder Rambujese, kunder pavaresise Kosoves; kush ka jetuar ate kohe i di te gjitha dhe mos degjoni çfare thone sot. Bile kur i vrane bashkepuntorin dhe njeriun me kredibel Rugoves, ai fshehurazi u ngrit e ndenji nje jave me Millosheviçin ne Beograd! Nje çudi per nje popull se si e pranon sot ate njeri akoma kur Millo po i bente kerme dhe nderkombtaret kerkonin Rugoven se u kishte humbur! Kur Amerika u tha kosovareve, na merreni Kosoven , eshte e juaja, kosovaret i jane prape mosmirenjohes si asaj dhe atyre qe sakrifikuan per kosoven jeten dhe ben vetem propagande. Tani qe udheheqesit e UÇ-K-se ndodhen per çudi ne Hage, kosovareve u eshte bere qejfi dhe ja japin pushtetin nje extremisti tjeter jo te paqes por te “luftes”. Nuk ka bese me ate popull dhe ata njerez! Tymi do ti dale kesaj pune, megjithese jane nderkombtaret ata qe mbajne nen kontroll situaten, por Serbia e ka Kosoven ne Kushtetute pjese te saj, OKB nuk e ben dot antare se nuk e le Rusia si dhe tani qe u fut dhe çeshtja e vendeve arabe, Kosova do ngelet nje fare kohe ne gjendjen e tanishme, ndersa e ardhmja eshte se mund ta humbase ate qe i falen te tjeret. Edhe Krimene e kishte Ukrahina, por Rusia as begenisi fare as Amerike e as Europe: ku eshte Krimeja sot?! Pra keto veprime populiste ne Kosove jane me zarar te madh per vete popullin e saj. Albin Kurti nuk eshte politikan, por karierist qe shfrytezon situaten. Historia e popujve te vegjel ne mes te Europes eshte e njohur se si e kane pesuar dhe veçanrishte si jane coptuar shqiptaret; pse mos kujtojme se ato kohe u larguan? Jemi ne te njejtat situata, bile me te rrezikshme kur themi qe e ardhmja eshte ne Europe! Ky eshte dhe nje fare pranimi i tretjes nga ata qe buzeqeshin por vazhdimisht i kane fut thiken popullit dhe vendit tone.

  3. rexha 10 says:

    NUKE PO E MARRIM VESHTE KETE AMERIKEN ME KOSOVEN DHE SHQIPERINE.
    NJE HERE LAVDROJNE SALIUN,DHE NE KOSOVE VENDOSIN PRESIDENTEN zonje JAHJAGEN. NGA NJERA ANE RREZOJNE ALBININ MBASE 3 MUAJSH
    QEVERISJE ,AKOMA PA I VENDOSUR BETHET NE KOLLTUQE,DHE DERGOJNE NE HAGE PRESIDENTIN E KOSOVES ,KRYE PARLAMENTARIN,DHE SHUME USHTARE TE UCK ,NGA ANA TJETER NDERTOJNE QEVERINE HOTI .NDERSA NE TIRANE I BEJNE THIRRJE RAMES QE TE ZBATOJE RREGULLAT E NATO_s.TANI QE ALBINI FITOI ,PRAPE AMERIKA NUKE DONE TA LEJOJE TE VAZHDOJE PROGRAMIN E TIJE SI NJE QEVERI E RE.
    NUKE PO FLASE PER POLITIKEN E JASHTEME TE KOSOVES ,APO SHQIPERISE ,PORE PER POLITIKEN E MBRENDESHEME.PO TE NDERHYHET SHTETEVE TE TJERA NE KETE MYNYRE, PERGJIGJA E MINISTRISE SE JASHTEME ESHTE:MOSE NDERHYNI NE PUNET E TONA TE MBRENDESHEME.:
    DREQI TA HAJE ,NE PO THEMI QE TE MBROJNE SHTETIN E KOSOVES ,PIKERISHTE ATE QE AMERIKA E SOLLI ME LUFTEN E SAJE.PO U VEPRUA NE KETE MYNYRE ,DO TE ISHTE ME MIRE QE POPULI (populli) TE MOSE DALI FARE NE VOTIME .LE TE MERREN SHTETET E TJERA ME KRIJIMET E QEVERIVE NE SHQIPERI,DHE NE KOSOVE,SE VETEM KESHTU DUROJNE QEVERITE .OSE TE FILLOJME ME QEVERITE TE IMPORTUARA NGA ATA QE NA E DUAN TE MIREN SIMBASE KOHES QE KEMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje