Mjeku Pëllumb Pipero, Arjan Mezini, doktor Jorgji dhe Genc Sulçebe, kanë qenë sonte në të njejtën linjë sa i takon situatës aktuale të koronavirusit në vend.
Mjekët e njohur kanë ngritur alarmin në emisionin “open” lidhur me kushtet e rënduara nga pandemia në spitalet tona. Ata thonë se kapacitetet sa vijnë dhe po ezaurohen, në shtet dhe në privat, ndërkohë që numrat janë çdo ditë në rritje.
Sipas tyre të rinjtë duhet të bëhen më të përgjegjshëm sepse po e dërgojnë virusin në familjet e tyre.
Mezini: Në spital po vijnë shumë raste të reja që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ne e dimë që format e lehta nuk i afrohen spitalit. Ata që vijnë janë në gjendje shumë të rëndë. Është njësoj si situata në nëntor. Dhe atëherë numrat kanë qenë të lartë, ambulancat që prisnin përpara spitaleve. Tani bëhet një menaxhim më i mirë ndoshta.
Vasili: Sa vizita në ditë kryeni?
Mezini: Ne jemi të ndarë në pavione dhe kemi pacientët tanë.
Jorgji: Një pjesë e madhe e rasteve janë në gjendje të rëndë. Dy javët e fundit numri i rasteve në gjendje të rëndë është shumë i lartë. Sot kam parë gati 50 vetë.
Mezini: Mesa po shohim gjendja është e rënduar jo vetëm në shtet, por dhe në private.
Pipeero: Edhe Infektivi është keq me kapaciete. Nuk është 100% i zënë, por dhe pak ka mbetur. E frikshme dhe shqetësuese është shtrimi i rasteve të reja të moshave të reja.
Kjo vjen si pasojë e ekspozimit të tepërt. Ka një lloj hezitimi dhe unë se kuptoj, që qytetarët refuzojnë të vijnë në spital në kohën e duhur. Nuk e kuptoj këtë si mund të rrijë 10-14 ditë në kushte shtëpie dhe të vijë në spital ditën e fundit.
Sulçebe: Të rinjtë janë ata që rrinë bashkë, rrinë nëpër lokale nuk marrin masa nuk ruhen. Më të vjetrit e kanë bërë kulturë këtë pjesën e ruajtjes, se kanë frikë. Ndërsa të rinjtë jo, por harrojnë që janë të rrezikshëm sepse e çojnë në shtëpi.
Po mbyllini ato dreq lokalesh. Nuk e kuptoj, po vdesin njerez dhe akoma lokalet jane plot.
Mbyllni shkollat te gjitha. Mbyllni gjithcka per nje muaj
Ndryshe nuk ulet numri
Jemi jo me ne prag te katastrofes, por katastrofa erdhi. Nuk ka me vende neper spitale
Njerezit po vdesin neper ambulanca
Po mer idiot po.
Beso propaganden ne media dhe mjeket injorant qe kane 10 vite pa lexuar.
Do te besh te njejten diktature globaliste si ne perendim.
Jepua ti leket pronareve dhe kamariereve po u mbyllen lokalet.
o “Specjaliste” TV-she se na keni Fryre Topet:I thoni Palloshit-Rama te Mbylle Rest-Kafene-Teater..Bibloteka…vetem Dyqanet Ushqimore te jene te hapura..o Kafshe Pylli na keni LOdhur nga Pordhet ne tv-i………
Duhet mbyllur cdo aktivitet qe nuk eshte esencial. Duhet te lihen dyqane ushqimore, porosite e ushqimeve je shtepi, por jo restorantet dhe kafenete, riparimet e makinave, pra te lejohen ato aktivitete pa te cilat nuk mund te jetohet. Anglia 66 milioneshe ka thene do hapemi, kur infektimet te arrijne ne 1000 per muaj. Kjo po te perkthehej per me numrin e popullsise se Shqiperise, do i binte 45 raste ne dite.
Te mbyllen dhe urgjentisht. Ketu njerezit nuk ndryshojne shume nga ata te Indise qe i fuste me shkop polici ne shtepi.
Dhe ktu ne Gjermani po nuk pati shtet te richtet do mbushin lokalet…por aty ke ju shteti ka hequr dore nga mbrojtja…..