Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla ka shprehur habinë e tij se si ka mundësi që Partia Demokratikë nuk tha njëherë në fjalë të mirë për ardhjen e vaksinës në një kohë kur shumica e vendeve të Ballkanit ende nuk kanë nisur procesin e vaksinimit.
Nikolla tha se sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, ndërsa tha se deri në fund të shkurtit do të vijnë edhe 20 mijë vaksina të tjera.
“Vaksinimi sot është në Tiranë dhe Shkodër, nesër fillon në Vlorë. Në Shkodër dhe Tiranë kemi filluar edhe me moshën e tretë.
Përveç 1 milionë e 200 mijë dozave që na vijën si pjesë e COVAX, brenda shkurtit do vijnë edhe 20 mijë vaksina të tjera.
Intensiteti ka qenë i ulët pasi është ndjekur në mënyrë paralele edhe situata që po ndodh në Europë, ndërsa vaksina AstraZeneca do të na jam mundësi që vaksinimi të shtrohet në të gjithë vendin pasi ka kushte të tjera ruajtje në krahasim me Pfizer që do temperatura tepër të ulëta.
Ajo që mund të them unë është se sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, po i nuk thanë njëherë një fjalë të mirë”, tha Nikolla në “Repolitix”
Jane te gjithe pjese e nje teatri dhe harrojne se per cfare flasin.
Ja cfare thote me lart: Pervec 1milion e200mije kemi marre edhe 20mije te tjera.
Ja cdo te thote ne fakte teatri i ketyre te ndritureve:
Pervec 1milion e200mije qe na binte si ne pjese dhe si kemi marre dot akoma (so gjithe vendet e europes qe se kane marre pjesen) …. na kane rene ne dore nja 20mije, qe s’kane ndonje shenje qe jane te pjeses se porosise dhe neve na duken si shtese se kane mberritur me letra na thote qe qenkan shtese.
Pika qe su bie!!!
Kush tha se nuk ka fjale te mira per 1000 vaksina dhe per strategjine e perpunuar nga ju dhe inteligjenca artificiale ? Po kazani qe vlon cdo nate dhe mezi ftohet ne mengjes ? Po ajo qe ne do te jetojme te lumtur dhe te sigurt pasi te permbushet strategjia per 2000 vaksina te tjera ? Pak jane keto ? Ju lodheni koken per strategji te ardhshme ndersa per fjalet e mira ka kush mendon .