Andi Bushati: Të kapësh virusin me SPAK

19 Shkurt 2021, 14:10Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të saj.

 

Historia e parë ka të bëjë me rrëfimin e dy motrave, Edita dhe Ina Lalo, që humbën në pak orë babain e tyre brenda spitalit infektiv. Nuk e di sa të vërtetë ka në rrëfimin e tyre, se i ati u la të jepte shpirt duke u dridhur nga të ftohtit, nuk jam në gjendje të provoj se sa emocion ka në thirrjet, “paguani edhe para vetëm më nxirrni nga ky ferr”, nuk e di sa të ndikuara nga dhimbja janë apelet: “mos i çoni më të afërmit tuaj tek infektivi”.

Por, instikti më shtyn ti besoj më parë fjalëve, që një prind u thotë fëmijëve të tij në çastet e fundit të jetës, sesa versionit zyrtar që japin burokratët e shëndetit publik, për të ruajtur rogën dhe vendin e punës.

Më tepër vëmendje mëtoj ti kushtoj denoncimit të familjarëve, se urgjenca i shkoi në shtëpi pa paisjet e nevojshme, se pacienti u la me orë të tëra të priste në ambulancë e në të ftohtë, sesa të qetësohem nga broçkullat e qeveritarëve.

Megjithëatë, deri këtu, jemi në qerthullin e impresioneve dhe dy të vërtetave që asgjësojnë njëra-tjetrën. Ajo që është skandaloze, e pisët, kriminale, qëndron në faktin se pasi foli kryeministri Rama, duke i quajtur rrëfimet e tyre, emocionale dhe partiake, për vajzat që sapo humbën babain, policia filloi procedimin penal. Pra, në mënyrë të paskrupullt, organt e zbatimit të ligjit nuk u preokupuan për denoncimin e jetës së humbur, por për prishjen e vitrinës rozë të “shëndetësisë që duam”.

Dyshimet janë të forta se i njëjti mekanizëm është vënë në lëvizje edhe për arrestimin e kardiokirurgut të njohur, Edvin Prifti.

Ndoshta vërtet, rreth 400 mijë eurot që u gjendën në apartamentin dhe zyrën e tij, mund të jenë nga rryshfetet e pacientëve, ndoshta në bllokun e kardiokirugut shkruheshin realisht emrat e atyre që duhej të paguanin për tu operuar, por pa dashur të mbroj as grimcat më tëvogla të korrupsionit në mjeksi, sërish në këtë arrestim të bujshëm më lindin disa pikpyetje. Si është e mundur që ndaj Priftit u mor masa e arrestit me burg, kur në përgjime nuk rezultonte as edhe njëherë të vetme që ai të ketë folur me zërin e tij? Pse ai nuk u vu më parë, vetë në përgjim, e pastaj të çohej pas hekuave? Pse për personelin tjetër mjekësor, nuk u ndoq i njëjti standard që goditi atë?

Përgjigjet që të vijnë në mendje për shpjegimin e këtyre dilemave janë dy. Ndodhi kështu sepse për arrestimin e mjekut Prifti foli përpara në media Edi Rama dhe vetëm më pas, u vendos në sallën e gjyqit. Ndodhi kështu se që në ditët e para të pandemisë, Edvin Prifti, ngriti zërin mediatikisht, me tone kritike, për mënyrat se si po menaxhohej beteja me Covid 19. Pra askush nuk mund të vërë dorën në zjarr se ai nuk ka bërë korrupsion, por ama një gjë ngre dyshime të mëdha: i vetmi mjek që u ndëshkua për këtë fenomen kaq shumë të përhapur, “qëlloi” të jetë ai që guxoi të kritikojë publikisht masat e qeverisë dhe komitetit të ekspetrëve në betejën kundër Covid-19.

Dhe pikërisht këtu historia e parë lidhet me të dytën. Ato ngjajnë në përçapjen për ti mbyllur gojën me polici, prokurori dhe SPAK, kujtdo që nxjerr në pah anën e errët të dështimit të sistemit tonë shëndetësor në betejën me këtë flamë të përbotshme. Në thelb, këto metoda policore, njësoj si pushimi nga puna i mjekut kritik e zhurmëmadh Ilir Allkja, apo si tentativa kriminale për ti mbyllur gojën atyre që japin fakte për manipulimin e numrit dyfish më të madh të vdekjeve, dëshmojnë se qeveria po mundohet të fshehë përdhunshëm, atë që nuk përballon dot profesionalisht. Pasi ka mbyllur një pakt mëkatarësh me një pjesë militantësh tek spitali infektiv: “ju kyçni gojën për ato që ne nuk ju plotësojmë dot, ne mbyllim sytë për ato që ndodhin në pavion”, rilindja nuk duron dot më asnjë zë që e prish rregullin e omertas.

Duket qartë se në këtë valë të re të pandemisë, kur vendet në spitale janë ezauruar, kur personeli shëndetësor është raskapitur, kur buxheti nuk ka më fonde për financimin e luftës, pra kur sistemi ka kolapsuar, Edi Ramës i ka mbetur vetëm një armë, represioni ndaj dëshmitarëve të këtij dështimi. Shpresa e tij e vetme ka mbetur, eleminimi me metoda brutale i një të vërtete fatale. Prandaj dhe organet e ligjit nuk shkojnë të hetojnë për kushtet në të cilat e humbi jetën babai i dy vajzave, por procedojnë penalisht këto të fundit, pas direktivës së kryeministrit se ato kanë politizuar vakinë.

12 komente në “Andi Bushati: Të kapësh virusin me SPAK”

  1. Xoni says:

    Mire qe nuk thua se edhe listen me pagesat e pacienteve e ka bere Rama. Shih shendetin o Bushat sepse do plasesh nga marazi dhe xhelozia qe e shfaq dukshem. Je bere I pabesueshem edhe kur mund te kesh te drejte.

    1. Prandaj nuk ju besone njeri says:

      Haha sa te forta Ka ky thote se nuk dua te mbroje korrupsjoni ne mjeksi por mjekim e arrestoje Edi Rama kote Kurse per pronate qe familja Berisha I vjedhin diten per djelle?nuk e thote as nje fjale prandaj nuk ju besoje njeri o Andi ne e dime qe Qdo goditje te sukseshme qe do Ben Spaku ju e godisni por une shpresoj qe drejtesija e re te vazhdone per para pa varsishte llumin qe do hjellni ju mbi ta po goditen korrupsjoni Qofte majtaze qofte djathtaze

    2. K says:

      ANdi eshte prototipi i njerit te mbushur me urrejtje dhe mediokritet! Ja ka pare hajrin demokracise,ka vene gjoba, i ka sherbyer dhe kujt jo! Do te vije koha qe t’i vjelles te gjitha nje dite!

  2. Olimpia says:

    O Bushat ,neperka e ndyre e fisit Kapo…
    Dje ishin te dhenat e vdekjeve ne pergjithesi ne BE te vitit 2020 ne krahasim me 2019. Perfshi edhe vdekjet nga apo me Kovid…..Jane mesatarisht 40% deri ne 70% me te larta.Shqiperia i ka 25% me te larta.Plasi syte dhe mos mashtro.Mos perfito nga pa aftesia e gazetareve te tjere apo punonjesve te MSH te cilet presin qe cdo gje ta zbuloje Rama.Bushat,je shnderuar nje gebelsian i persosur…Po te ngrihej nga varri Gebelsi do te shtangej ,nga pafytyrsia,ndyresia dhe rrugaceria e ,gazetareve,,,si ty,Meco,Peka,Lubonja ,Fevziu,etj..

  3. vlora says:

    Zoteri po dezinformon. Ato vajzat nuk paten mendjen te babai por si te benin politike partiake,me vone doli dhe xhaxhai i tyre Vili Minarolli i cili tha qe mjeket jane te perkushtuar po ministrja ben propagande Se chynte ketu ministresha nje zot e di dhe kallezimin per prishje imazhi e ka bere mjekja qe e kuroi te ndjerin,megjithate ti mos u merakos do japi gjykata verdiktin ne fund.Sa per mjekun nuk je i vetmi qe i del ne mbrojtje .Para teje kane dale Vangjeli, Xhafo, nje perfaqesuese e shoqeris (civile0hajdute,mjek (koleg te tij ne profesion dhe ne veprime).Juve nuk jeni zeri i shoqerise por turpi i shoqerise Rama ka shume gjynahe po nje percaktim e ka bere te sakte KAZAN

  4. Minimus Maximus says:

    pse cdo gje e lidhni me ramen e berishen ?? pse maskarenjte qe arresrohen te gjithe dalin disidente?? pse media dhe shume autore bejne 1000 hamendje kur korrupsioni lulezon ne cdo qelize??

    edvin prifti nuk eshte mjeku ipare iguximshem kunder masave ndaj covid19. hy ne facebook te 1000 mjekeve shihe si cirren pa pushim.

    ilir allkja eshte debil e gjysme nuk ka filluar ulurimat sot por vite me rradhe. injorant tipik partiak. shihe ne interviste. ne tv e krahasoje nivelin me nje femine 12vjec. nuk lidh sot 2 fjale e 3 koncepte bashke

    edvin prifti dhe shefat e pavjoneve jane tegjithe hipokrite rufiane e kriminele. mos rafsh ne duart e tyre. populli e di dhe I njeh mire.

    NE AKOMA KEMI KRIMINELE TE KORRUPTUAR SI MUSTAFA XHANI NE SPITALE QE 300 Vite MARRIN PARA NEN DORE NE SPITAL TE POPULLIT. Jane Bisha pa humanizem O Andi O TEVEQEL I verber. Shaje edi ramen per 100gjera gabim mos perdor Ushunjeza si edvin prifti e idiote si illir allkja ne argument

  5. Qytetar says:

    O zot na fal….as shit in rain.

  6. xhoxhi says:

    Këtë Bushatin nga e nga nxjerë e ema nga prapanica?Po të dini gjë na tregoni

  7. Foli Byth-atiiii. says:

    Byth-atoooo,ca bone.Akoma sje knoq tu ja lepi kokrrat Edit !?.
    Je shum kembngules,ndaj mosnu dorzo.Vetem mos pretendo qe ta rrasi si gjithmone,ty dhe te tj si puna jote.

  8. Gri says:

    Tipa i semure! Eshte rende! Bushter blloku! Eshte e kot te merresh! Eshte n te njejte bashkesi! Me Saliun, Ilirin , Bashen legen, Ramen teap dhe egoist
    , etj. .mbetur mes 4 udheve!
    Keqardhje! Por s’jemi c’te bejme! Asnje intelektual kalibri su afrohet! Vijne rrotull [email protected] me ne krye Sali dixhital fshatarin!

  9. LORA says:

    T’e kam thene me kohe bushatllar se
    vreri i yt dhe “klanit te integruar kapo”,,,,qe nuk e gjellisni dot,si 70-vite me rradhe ,shtetin e shqiptarve do te nxjere ty mendsh.Cdo mender-analize e jotja eshte tregues i ketij procesi.Kjo eshte e fundit here ,qe t’e meshiroj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje