Miti i rrezikshëm i Albin Kurtit në Tiranë

19 Shkurt 2021, 11:46Blog TEMA

Nga Blendi Kajsiu

Fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë ka prodhuar  shpërthimin e mitit të Albin Kurtit në Tiranë. Po të dëgjosh analistët dhe mediat shqiptare, të krijohet përshtypja se zgjedhjet i fitoi ai i vetëm, duke hedhur në erë sistemin politik kosovar tek pullë. Ndaj të shumtë janë ata që fillojnë pyesin nëse Shqipëria do lindë apo jo një Albin (ashtu siç dikur lindi një Enver).

Si ata që e kritikojnë, ashtu edhe ata që e mbështesin, merren pothuajse ekskluzivisht me personin, duke injoruar tërësisht organizatën, anëtarët apo programin politik dhe idetë e reja mbi modelin e zhvillimit që ofron Vetëvendosja. Kjo analizë injoron kontekstin politik kosovar, veçanërisht shkaqet e degradimit të partive kryesore atje.

Paradoksi i parë është se kulti i Albinit po ngrihet dhe forcohet më shumë nga ata që janë jashtë Vetëvendosjes sesa nga anëtarët e saj. Këta të fundit e dinë shumë mirë se fitorja e Vetëvendosjes nuk ishte meritë apo arritje ekskluzive e një individi, ndonëse natyrisht kanë një dashuri të thellë për liderin dhe atë që ai përfaqëson. Ata e dinë mirë që Vetëvendosja është produkt i një aksioni kolektiv që është ndërtuar në kohë mbi djersën dhe sakrificën e shumë aktivistëve, që kanë dhënë deri edhe jetën për idetë që ajo mbron.

Janë analistët dhe mediat shqiptare që e fshijnë historinë dhe kontekstin e Vetëvendosjes, injorojnë idetë që përfaqëson Albini për t’u marrë thjesht me personin. Kështu, fitorja dhe qeverisja e ardhshme e Vetëvendosjes analizohet duke filluar nga karakteri dhe origjina e tij. Analiza politike transformohet në analizë psikologjike. Në vend që të analizohen idetë dhe programi i Vetëvendosjes, analistët merren me dëshirat e thella dhe të errëta të liderit të saj për t’u bërë Enver dhe me origjinën e tij familjare, duke e degraduar analizën në thashethem në studio.

Dhe këtu vijmë te paradoksi i dytë. Prodhuesit kryesorë të kultit të Albinit sot në Tiranë janë kritikët e tij më të mëdhenj. Sipas tyre, fitorja është e gjitha e tij. Ndaj, edhe përgjegjësia do të jetë e gjitha e tij kur ai të dështojë në qeverisje, çka na sigurojnë që do të ndodhë patjetër.

Pavarësisht kritikës, në këto analiza Albini shfaqet si një qenie mbinjerëzore. Ai fiton zgjedhjet i vetëm, qeveris i vetëm, dështon dhe e arrin suksesin i vetëm. Gjithçka që ndodh sot e tutje në Kosovë, është thjesht dhe vetëm produkt i vullnetit të tij. Kur themi Kosova, nënkuptojmë Albini dhe anasjelltas. Janë pikërisht këta analistë që e kritikojnë si diktator dhe autoritar, që, në fakt po i japin Albinit sot statusin që kish Enver Hoxha dje.

Në shkencat politike, kjo quhet profecia vetëpërmbushëse. Duke u marrë vetëm me Albinin, duke injoruar idetë që ai dhe Vetëvendosja përfaqësojnë, duke injoruar kontekstin politik dhe social që i prodhoi ata, duke e trajtuar Vetëvendosjen si pronë private të liderit, analistët dhe mediat ushqejnë pikërisht atë fenomen që po denoncojnë: personalizmin e politikës.

Ndryshe nga analistët në fjalë, unë nuk mundem të parashikoj të ardhmen. Nuk e di nëse Vetëvendosja do ketë sukses apo do të dështojë me të patjetër, sikurse na sigurojnë disa syresh. Ka shumë mundësi që qeverisja e saj të ketë suksese dhe dështime. Ama ajo që dimë nga eksperienca jonë, sa me komunizmin aq edhe me tranzicionin, është që personalizimi i politikës prodhon që nga diktatorët si Enveri deri te politikanët autoritarë si Berisha apo Rama.

Në fakt, një nga arsyet se përse po kultivohet kaq shumë miti i Albinit në Shqipëri, është sepse mediat dhe analistët tanë kanë një traditë të gjatë në këtë fushë. Pjesërisht si pasojë e mungesës së debatit akademik, analiza e komunizmit te ne tashmë është reduktuar te karakteri i Enver Hoxhës, që duket se shpjegon se përse komunizmi ynë ishte kaq i egër krahasuar me fqinjët. Pak rëndësi ka që struktura jonë sociale dhe demografike ishte mjaft e ndryshme nga Jugosllavia, Hungaria apo Polonia.

Edhe zhvillimet e tranzicionit trajtohen në të njëjtën mënyrë. Komunizmin e rrëzoi Azemi me Berishën, pak rëndësi ka që ishte në krizë prej vitesh. Piramidat ishin produkt i Berishës, pavarësisht se skemat piramidale janë një fenomen konstant i kapitalizmit, madje edhe në SHBA. Po kështu, larja e parasë në ekonominë shqiptare dhe krimi i organizuar janë thjesht dëshira të Ramës. Pak rëndësi ka që larja e parasë së pistë sot është produkt i liberalizmit të tregjeve financiare. Lahen shumë më tepër para në Londër dhe Zvicër se në Shqipëri, pa përmendur parajsat fiskale.

Ky personalizim i politikës, reduktim i saj te vullneti i plotfuqishëm i një individi, prodhon pikërisht diktatorët që denoncon. Ndaj, reduktimi i përmbysjes elektorale që ndodhi në Kosovë te një individ është sa i gabuar, aq edhe i rrezikshëm.

44 komente në “Miti i rrezikshëm i Albin Kurtit në Tiranë”

    1. tasi says:

      Albini zero pune ka per te bere!

  1. mik says:

    Ma ne fund nje artikull rracjonal me kambe n’toke per Albin Kurtin.
    Analistat shqiptare jane te pa-skrupullt. As Hamza Kastrioti nuk eshte deklaru ndonjehere ma tradhetar se Albin Kurti.
    Edhe qorri e ka pare se kush eshte fitili i ketyre shpifjeve.

    1. QL says:

      Fitili i ketyre “shpifjeve” eshte vet biografia e Albinit. Eshte veprimtaria e tij qe gjithmone con uje ne mullirin serb. Edhe sot ai vazhdon luften “kunder” Amerikes dhe Evropes!!! Kjo per ty eshte strategji patriotike. Per mua eshte tradheti. Ai eshte nje kontradite midis llafeve dhe veprave. Me llafe genjen naivet dhe me vepra ndihmon Serbine ne strategjine e saj te cbeje mevetesine dhe te presi diten e saj per tu futur prape ne Kosove. Ne kete valle, vetem Albini dhe Serbia deshirojne shtyrjen e bisedime ne “kalandrat” greke. Albini me llafe thote se respekton popullin shqiptar te Kosoves qe e rreshton kete pike ne piken e gjashte, Serbet nga ana tjeter i konsiderojne “pordhet” e Albinit si nje shkak me shume per te ecur ne strategjine e tyre kunder nesh. Nga nje ane i tregojne botes se “ne nuk dime te bejme shtet” dhe nga ana tjeter pergatisin brezin tjeter te agjentures se tyre ne Kosove. Ti vazhdo me “dashurine” tende platonike me Albinin….Mos u bej xheloz me ne qe dashurine e kemi vetem me Kosoven dhe Shqiperine. Per ne ka rendesi Kombi dhe jo Njeriu i Ri qe po mundohet te gjeje Kurti neper Kosove….

      1. mik says:

        Nuk i shoh gjerat bardh e zi, por asnje nga akuzat qe i faturohen Kurtit nuk argumentohet. Kurtin e kan ba si ujku, nga ana tjeter çakalli ben kerdine.
        Me rastin e votimeve te fundit ne Kosove, Kurti ka ba histori. Kurtin ma mire se e njeh Kosova, nuk e njeh Shqiperia.
        Njeriut te ri i ka ik koha. As Kurti as Kosova nuk kan kapacitete me pretendu me ba reforma sociale te atyre permasave.
        Dikur, kur e pyeten Ramen mbi opinionin e tij per Kurtin, ai u pergjigj thjeshte : ” Kurtin e du fort. Ai vertete eshte nje shqiptar i mire “. Se kur u ba Kurti kaq i keq, e din vetem ata qe kan ndez fitilin.
        Gjithsesi, ti ke mendimin tand, un kam mendimin tem.

        1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

          Ti mire e the, ti ke mendimin tend e une kam mendimin tem. Por nganjehere dikujt i mungojne informatat, prandaj gjykon gabimisht.
          Albini gjate vizites qe i beri Turqise ne vitin 2019 pothuajse tere kohen shoqerohej nga financuesi i terrorizmit islamik, turku Osman Atalay.
          Ai gjithashtu ne vitin 2004 nga Policia e Kosoves u kap pas vizites qe i beri serbit z. Donciq. Per me shume shiqoje shkrimin:
          https://revistadrini.info/pse-shqiptaret-mashtrohen-aq-lehte-nga-demagogjite-kvazi-patriotike/
          Per mendimin tim Albini eshte shume i dyshimte. Une kurre nuk i kam besuar…

          1. mik says:

            Asht e vertete qe nganjehere mungojne informacjonet, por edhe ato informacjone qe qarkullojne ne media jane kaq te varfera ne logjike sa shpesh here pyesim veten, si ka mundesi qe dikush ti besoje ?
            E hapa linkun per takimin e Albin Kurtit me serbin Donciq.
            A mendon me gjith mend se mund ti referohesh atij artikulli ?!!
            Mos more burre, i ke takimet ketu ne Shqiperi ashiqare e nuk po i akuzon kush !!
            Nejse ! Gjithkush ka mendimin e vet.

            1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

              Per takimin e fshehur te Albinit me kryespiunin serb Donciq eshte diskutuar para disa vitesh edhe ne Parlamentin e Kosoves. Albini drejteperdrejte u akuzua per kete takim te fshehte. U ngriten per ta mbrojtur disa deputete te VV, por Albini asnje fjale nuk e tha, as nuk e mohoi takimin e as e pohoi.
              Dhe tjetra, takimi (shoqerimi) i Kurtit nga nje islamist eshte i qarte. Ekzistojne fotot e Albinit me Osmanin. A thua cfare fakti tjeter duhet qe te bindemi per nje te vertete. Nuk besoj se Albini shoqerohet me dikend per te cilin nuk ka dieni se kush eshte. Edhe per kete shoqerim Albini u akuzua dhe u kerkua nga ai spjegim, por ende as sot ai nuk dha ndonje sqarim.

          2. QL says:

            @Garda Pretoriane.
            Faleminderit per mbeshtetjen, por eshte e kote. Ketej nga ana jone tregojne kete histori:
            Burri kapi grauan ne krevat me jaramin dhe desh ta divorconte ne gjyq. Gjyqtari i kerkoi “faktin” se pse ai donte ta linte gruan. Fatkeqi tha se ai e kapi graun ne krevat me jaramin. Gjyqtari prape ne te veten, vazhdimisht kerkontene “faktin”. Kjo pune u zgjat pak si shume dhe burri i merzitur u pergjigj:
            Zoti gjyqtra, une pashe qe bytha lar e poshte vinte. E q.. apo se q…, ti vendos vet.. Une nuk e pash “faktin”. “Fakti” ishte brenda….
            Edhe personi me pseudonimin mik kerkon faktin per Albinin ne se ai eshte spiun. Problemi eshte se “fakti” eshte brenda ne zyrat e UDBES. Ne thjeshte gjykojme Albinin nga levizja e bythes…Edhe sikur ti i dashur ti tregosh “mikut” nje document nga zyrat e UDBES, ai perseri do te te pyesi ne se dokumenti eshte orgjinal. ..Miku e ka prere bileten me Kurtin deri ne fund….Secili ka mendimin e vet eshte per tu respektuar…

            1. mik says:

              Ne mungese te argumentave nuk asht mire me banalizu diskutimin. Nejse, gjithkush ka mendimin e vet.

  2. nehati says:

    Kesaj i thone te futurosh me pras ne b*the, keshtu po e fryne te deshtuarin Albin Kurti prandaj ai fluturoi…. Albin Kurti pervec bombave molotov nuk ka bere asgje dhe se sa do bej do ta shohim por mos e fryni se i hypen vetja me shume ne qejf dhe do cfryhet….

  3. Albini says:

    motren ai qe shan nga urrejtja dhe jo nga faktet !!

    1. Plaku says:

      Tipike Albiniane!
      Vulgar dhe i pacipe! Kush je ti qe ben seleksionim se ceshte “shpifje” dhe ceshte “fakt”? Ti asnjehere nuk duhet te perdoresh kesi fjalori por te mesosh te kuptosh se secili mendon me koken e vet ne baze te jetes se tij dhe experiences se tij.
      Qe te jem me i qarte me ty po te them se ti i ngjan bretkoses ne fund te pusit qe kur nje dite ngriti koken lart dhe pa qiellin tha :Kjo eshte bota! Bile me keq se bretkosa ti prape thua :Jo, bota eshte lluca. Bota eshte injoranca dhe ofendimi i vellezerve te tu dhe harron,or i shpelare, se aty futet edhe motra jote….Fajin e ka Merua qe lejon basthard si ty te na “ngrene” nervat! Pale ke vene dhe epitetin Albini. Keta jane Albinianet???!!!
      Mendje, merr arratine
      larg, larg nga Albini,
      nga rremuja dhe mocali….

  4. Albini says:

    motren ai qe shan nga urrejtja dhe jo nga faktet !!!!

      1. Mik says:

        Qytetar, dhe komentuesi Plaku me siper.
        Respekte per ju, por duhet t’ju vije keq per këtë komentuesin me emrin Albin.
        Nuk e kuptoni sa i mjere qe eshte? Ai nuk ka edukate, sepse nuk ka patur kush t’ja mesoje.
        O ta meson familja, ose shkolla. Si nuk ka asnje nga keto.
        Pra, me familje te dhjerë, dhe pa shkolle, ka ku te shkojë më keq? Gjynah. Lereni te shajë, se ai kerkon motren e tij, qe e kane marre ne Itali. Nuk ka faj.

    1. !!!!! says:

      ore zoteri komentuesit nuk urrejne albinin. komentuesit shkruajne per te fitu pagen e dites.

  5. Tironci says:

    Saliu me azemin me shok i hanin mutin atij sistemi se ja fuste koken ne byth ai sistem , ate sistem e ndryshoi renia e kampit lindjes se me ta bente tregti me klering dhe vetvetiu do binte dhe ishte deshira Ramizit qe e ktheu qe me vajtien ne Amerik e OKB , mos genjeni njerzit me prralla me nastradin , azemi ishte ke shkolla komunales per kpucar e mernin me shpulla jevgjit e rruga ures rrexoi sistemin , ai ishte 90 t leksh ne kohen e PPSHs , saliun e çoi ramizi tek studentet PDja u ktijua si parti ne ilegalitet te plot tek shpia Eleni pashkos pra Gramozit , Eleni nena gramozit ishte kandidate byros politike te PPSHs , ruhej me ushtarein e gardes tek dera shtepis , brenda krijohej PDja ne ilegalitet te plot , se dinte as njeri un ti dhe gjith shqipria , genjeni fshataret e asaj kohe qe sot kan zbritur ne tiran se nuk e kan pas haberin e ktyre punve , por jo qytetaret e Tiranes lat nom me ket histori , PPSHja deshi dhe shkoj se nuk vazhdonte dot me tutje , Ramizi nxori zagaret per ti dhen shije revolucioni kaq. Per dieni te redakdis . Redaksia e di mir ket gjo , por mos mashtrojn njerzit me heroizma imagjinare .

  6. bislimi says:

    I nderuar,
    në Kosovë nuk ekziston miti i VV, por ekziston miti i Albin Kurtit. Lëvizja VV është në fakt Lëvizja Kurti!
    Më shumë se sa strukturë politike moderne, liberale dhe tolerante, Lëvizja VV është një sekt politik, i kthyer në një detashment politik, që njeh vetëm frymën e liderit dhe asgjë tjetër.
    Nëse Kurti thotë se Rugova është tradhtar – shiko fjalimet e tij të mëhershme – të gjithë antarët e saj thonë një zëri se Rugova është tradhtar. Nëse Kurti thotë se nuk guxon njeri të shkojë te varri i Rugovës, askush nuk guxon.
    Nëse Kurti shkon te varri i Rugovës apo përkulet para shtatoreve të tij, të gjithë të tjerët përkulen. Ata që, në prononcimet e tyre vraponin të dëshmonin tradhtinë e Rugovës, të njëjtët vrapojnë për të sqaruar se kjo politikë e tashme , përkulja, është më e mirë.
    Nëse Kurti thotë se nuk ka bisedime me Serbinë – të gjithë thonë, nuk ka.
    Nesër kur Kurti të shkojë të bisedojë – të njëjtët do të thonë, kështu duhet.
    Kurti e quante Isa Mustafen, pis i Serbisë” – militantët e quanin po ashtu dhe e gjuanin me vezë. Kurti hyri në bisedime një vit më parë, krijoi qeverinë, Lëvizja e quante burrë të mirë. Qeveria u prish, Kurti u kthye te akuzat e dikurshme- kësaj here të drejta, të gjithë u kthyen nga ajo akuzë.
    Kurti bashkëpunon me Berishën dhe Metën, kundërshtar i Ramës. E gjithë Lëvizja, megjithëse unë i njoh mirë , prononcohen si Kurti.
    Kur Kurti është për bashkim kombëtar, e gjithë Lëvizja është pro. Kur Kurti hesht, të gjithë heshtin.
    Kurti bashkëpunon me radikalët islamikë – Lëvizja hesht e nuk guxon me hapë gojën. Megjithëse ateistë, bijnë në shehadet.
    Çfarë do kthese të bëjë Kurti Lëvizja i shkon pas. Sepse nuk ka asnjë ide tjetër veç të Kurtit. Ndryshe përjashtohesh dhe linçohesh në rrjetet sociale.
    Shikoje me kujdes një FOTO QË PO VENDO KURTI E NJERËZIT E TIJ: Kurti lart në tribunë, njerëzit në sallë poshtë tij. Kokat e tyre nën këmbët e Kurtit. mendon ti se është vendosur rastesisht ajo foto si shenjë e Fiotes. Ajo thotë, jam unë, pa jeni ju.
    Pra, nuk ka strukturë, ka vetëm një mit, ai i Kurtit.
    Njëjtë si në mars 1992, te ju në Shqipëri. ishte kulti i Berishës, u fituan zgjedhjet me 70 për qind kundër detashmentit të vjetër. Kur ra kulti i Berishës, ra edhe PD-ja.
    Kaq e thjeshtë është.

    1. Celo Mezani says:

      Respekte Bislimi.
      Analize fantastike.
      Pa urrejtje dhe me plot fakte sic e deshiron nje lexues tjeter ketu.

  7. bislimi says:

    I nderuar,
    në Kosovë nuk ekziston miti i VV, por ekziston miti i Albin Kurtit. Lëvizja VV është në fakt Lëvizja Kurti!
    Më shumë se sa strukturë politike moderne, liberale dhe tolerante, Lëvizja VV është një sekt politik, i kthyer në një detashment politik, që njeh vetëm frymën e liderit dhe asgjë tjetër.
    Nëse Kurti thotë se Rugova është tradhtar – shiko fjalimet e tij të mëhershme – të gjithë antarët e saj thonë një zëri se Rugova është tradhtar. Nëse Kurti thotë se nuk guxon njeri të shkojë te varri i Rugovës, askush nuk guxon.
    Nëse Kurti shkon te varri i Rugovës apo përkulet para shtatoreve të tij, të gjithë të tjerët përkulen. Ata që, në prononcimet e tyre vraponin të dëshmonin tradhtinë e Rugovës, të njëjtët vrapojnë për të sqaruar se kjo politikë e tashme , përkulja, është më e mirë.
    Nëse Kurti thotë se nuk ka bisedime me Serbinë – të gjithë thonë, nuk ka.
    Nesër kur Kurti të shkojë të bisedojë – të njëjtët do të thonë, kështu duhet.
    Kurti e quante Isa Mustafen, pis i Serbisë” – militantët e quanin po ashtu dhe e gjuanin me vezë. Kurti hyri në bisedime një vit më parë, krijoi qeverinë, Lëvizja e quante burrë të mirë. Qeveria u prish, Kurti u kthye te akuzat e dikurshme- kësaj here të drejta, të gjithë u kthyen nga ajo akuzë.
    Kurti bashkëpunon me Berishën dhe Metën, kundërshtar i Ramës. E gjithë Lëvizja, megjithëse unë i njoh mirë , prononcohen si Kurti.
    Kur Kurti është për bashkim kombëtar, e gjithë Lëvizja është pro. Kur Kurti hesht, të gjithë heshtin.
    Kurti bashkëpunon me radikalët islamikë – Lëvizja hesht e nuk guxon me hapë gojën. Megjithëse ateistë, bijnë në shehadet.
    Çfarë do kthese të bëjë Kurti Lëvizja i shkon pas. Sepse nuk ka asnjë ide tjetër veç të Kurtit. Ndryshe përjashtohesh dhe linçohesh në rrjetet sociale.
    Shikoje me kujdes një FOTO QË PO VENDO KURTI E NJERËZIT E TIJ: Kurti lart në tribunë, njerëzit në sallë poshtë tij. Kokat e tyre nën këmbët e Kurtit. mendon ti se është vendosur rastesisht ajo foto si shenjë e Fiotes. Ajo thotë, jam unë, pa jeni ju.
    Pra, nuk ka strukturë, ka vetëm një mit, ai i Kurtit.
    Njëjtë si në mars 1992, te ju në Shqipëri. ishte kulti i Berishës, u fituan zgjedhjet me 70 për qind kundër detashmentit të vjetër. Kur ra kulti i Berishës, ra edhe PD-ja.
    Kaq e thjeshtë është.
    Mos u mundo me sofizma të tjetërsosh të vërtetën. Kurti erdhi në pushtet pas 20 viteve, përmes detashmentit politik që krijoi si armë, kur Kurti do të bjerë, pas disa viteve, do e shohësh se arma ka qenë e zbrasët. Njëjtë si me LDK, pasi ra kulti i Rugovës.

    1. 001 says:

      Meqe sot u bere inteligjent me sqaro nje gje
      A ka zera ndryshe brenda ps me kultin Rama?
      A ka zera ndryshe me kultin berisha?
      Ik bej shurren nashti

  8. Astrit Vela says:

    Shume e drejte ! I uroj suksese Kosoves dhe Kryeministrit te saj ! Nuk jam dakort me pelerinen qe e mbulojne Albini ne kete rast, eshte e rrezikshme dhe e aventureske ! Boll me te tilla aventura qe Bota eshte percelluar , ashtu si edhe ne ne Shqiperi. Klasa politike dhe shtypi duhet te marin rolin qe u takon dhe te mos rrine sikur jane ne nokdaut . Fenomeni Albin eshte papjekuri e klases politike qe kaloj dhe asaj qe po vjen . Albinit ,mbi te gjitha i keshilloj qe mikun e mire (SHBA) ta mbaje dhe te mos beje trimin . Bota dhe njerezit nuk jane aq “Bardh e Zi” qe te mbash qendrime te prera, edhe Gjykatesit kane difektet e tyre . Gjithesesi nje ere e mbare fryn ne Kosove . Me miq te mire behen pune te mira !

  9. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Trut e thara dhe te bastarduara nga shekuj pushtimi denatyrues osman,e kane te pamundur te mendojne dhe sado pak te analizojne,qe fitorja e al-binit,eshte preludi i nje ri Vetvrasje te vetvendosjes,nga kjo specie arkaike, e vjeteruar e perbere i gjithe nga qeliza,osmano-komuniste,qe cfaqet si nje anarkist me bomba parlamenti dhe si ´´hazret kosovar´´,kerkon qe te gjithe duhet ti bjen ne gjunje.
    Ish po ajo qenie,si kryeminister i Kosoves,muaj para,cfaqur dje ne intervisten e tij tek zeri i Amerikes:
    ´´Mrekullirat e medha´´(per te cilat i dhane shqelmin bytheve,nga ata qe e krijuan si shtet Kosoven))qe beri si kryeminister al-bini do ti ngreje ne maja dhe me te larta,duke fshire vepren e deri tashme te kundershtareve te tij,qe e trajtuan shtetin ´´ne menyre te tmershme´´,packa se ata ishin ne unison me poltiken perendimore dhe neshkruan kontrata ne konkretizim te kesaj politike.
    Prandaj dhe bin-aliu yne, eshte i perqendruar ne fiksimin e tij prej psikopati komunist,qe te dermoje gjithe ´´armiqte´´qe ka perballe,per te mbreteruar i vetem dhe i pa shqetesuar .
    Qe don te thote,qe mbreterine al-bin 2,do ta kemi dhe per disa muaj dhe nuk ka shans ta mbushi vitin.
    Por cfare faji ka Kosova dhe kosovaret,qe te kete ne krye te njetin produkt me date skadimi qysh shekuj me pare!

  10. Iso says:

    Nuk e kuptoj perse bejne muuu se paska ndodhur cudia!albinit i duhen edhe pese mandate per te drejtuar qeverine,ps me Ramen ne 2017-en fitoi 74 mandate dhe qe nga 1994-a po te mos i kishte vjedhur votat sali vuku dhe me vone po te mos i kishte blere ilir mona floriri ps vazhdimisht do te kishte fituar mbi 70 debutet.

  11. ppa says:

    Te lumte Kajsiu; i ke munguar analizes politike; jane mbushur ekranet e TV me ca birbo te paturp dhe cakenj te analizes politike.

  12. Qerim Vidohova says:

    Gati si rregull, neve udheheqesit na i ka zgjedhur kurdohere Serbia. Ajo vendosi Ahmet Zogun, po ajo vendosi dhe Enver Hoxhen. Akoma nuk kane dale dokumenta per vendosjen e Ramiz Alise dhe Berishes, por qe kujdesi i saj ka qene maksimal kjo nuk mund te diskutohet. I vetmi qe ka qene kunder frymes dhe qellimeve te Serbise, me nje profil te qarte politik perendimor ishte Rugova. Urtesia e tij i beri gjemen Serbise, ishte ajo urtesi qe vuri ne dukje kontrastin e thelle midis bindjeve te drejtuesve serbe dhe parimeve demokratike perendimore. Serbia kujtonte se Rugova kishte vetem fjale dhe se prej fjaleve te tij Serbise nuk mund ti vinte ndonje e keqe. Ajo nenvleftesoi dhe kurre nuk arriti te kuptoje si duhet thelbin e politikes Rugoviane. Sa per Albinin, Serbia nuk duhet ta kete patur fare te veshtire, Albini eshte i shkolles Hoxhiste, nje menyre te menduar qe ajo e njeh mire. Serbia e di, se fjalet patriotike te individeve si Albini asaj i bejne me shume mire sesa dem, ajo e di se Albini eshte nga ata qe me fjale gjoja kujdeset per shtetin, por kurdohere hall ka pushtetin.

  13. helidon says:

    Ky komentusi me emrin Albini qeka shpellar…. O RRK duhet te jesh real dhe te mos fluturosh me pras se keshtu thane ne Shqiperi kur fitoi demokeacia na e bene Saliun SKENDERBE por nuk po zbret nga kali por vjedh dhe vret me keq se para ardhesi i tije Enver Hoxha…. O shpellar ju qe shani nga motra motrat i keni prostituta….

  14. Shqiptar says:

    Kontekstin KOSOVAR?

    Hajdutèt, paskan fytyrè tjetèr tek ne. Ata vjedhin ndryshe. Vjedhin nè kontekstin e njè republike brekègrisur dhe bananesh, so kjo ku e kanè katandisur kèta qè bashkèpunuan me drejtorèt e LSI, pèr tè mbajtur karriken apo ai qè e dogji nè 97 tèn.
    Shtetshkatèrruesit, autorèt e korrupsionit qè rrjep popullin e tij, paskan surrat dhe kontekst tjetèr tek ne.
    Pika qè su bie more mall skarco.
    Vazhdoni “zbuloni” kontekstet ju. I ngjani atij lepurit qè rrinte si i ngrirè para gojès sè gjarprit. I vetmi ndryshim, èshtè se ju jeni lepuj tè majmè, nga milionat e vjedhura.
    Koha juaj ka marrè fund o hajdutè.
    Nèse SPAK do tè kryente misionin e tij vèrtetè, ju jini njèlloj si Saliu nè bankèn e hajdutève.
    Albini i republikès sonè brekègrisur, do quhej SPAK.
    Nuk do e kisha problem fare, qè nè vènd tè VV dhe Kurtit, tè kishim njè SPAK.
    Por ama, tè ringjallnim shpresèn se nè shtèpinè tonè, nuk na drejtojnè hajdutèt dhe drogaxhinjtè, cinikèt dhe besèprerèt, ata qè zgjedhin hajdutin president dhe qè bèjnè pazare me vrasèsit.
    Luli, çun i mirè.
    Kohè pèr kthim, kohè pèr ti dhènè popullit tè cfilitur njè dritè shprese.
    Boll me palaço qè tallin menderet dhe iu duket vetja bajraktarè vilajetesh.
    Lini shqiptarèt, gjysmèn e kètij populli qè èshtè nè mèrgim, prej jush o hajdutè, tè votojè.
    Tè ishte njè Albin nè Shqipèri sot, rezultati do ishte edhe mè i lartè se ai nè Kosovè. Plehra kleptomane.

  15. Shkupi says:

    Te djallezuarit e duan djallin , sic ndodhi edhe me PDK dhe LDK , ata ofendonin LVV pa moral e asnje kriter , nuk ndegjuan popullin qe i erdhi bumerang nga gjitha te merituarat per krimet e 20 viteve .Nese keni pak tupr keni kohe per te heshtur …

  16. Teuta says:

    KY Albini sikur i fitoi zgjedhjet edhe para disa muajesh,perse nuk u be kaq zhurme athere,por tani po pellasin sikur ky Albini na erdhi nga qielli ? E c’do te beje Albini i cili duket me keq ae Basha Adolishent edhe kur ecen ? Si i tha ajo nusja te kunates ,kur i mburrte te vellane se do bente namin. ” Mos e mburr,mos e levdo, se erdhi darka e do ta shoh ” Edhe ne te preaim pak e te shikojme se c/do te vbeje Albini . PO c’do te beje xhanem !? POr ne jemi aq trushkulur se edhe pse e dim se c’ka bere PD-ja me Saliun e Bashen ne krye, e perseri themi se po na vijne nga qielli . Hajde mendje ,hajde!

  17. Skenderbegasi says:

    Dy prirjoritet kryesore te Albinit:
    1- Ti behet grosha
    2- Ti dobesohet dosa.
    Sa me lart hipen majmuni ne
    peme aq me acik I duket bytha
    Francesko Goja.

  18. Dorian says:

    Ne Tirane, Albin Kurti eshte ne shtepine e vet, sic eshte edhe kosovari Sali Berisha.
    Askush tjeter pervec Albin Kurtit nuk mund ta zevendesoje Sali Berishen ne Shqiperi.

  19. duaje says:

    welcome Kajsiu

  20. Papi says:

    Mbrenda ketij mandati albini mban referendum per bashkim prandaj sulmohet…
    Serbet e tiranes jane ne hall sesi do reagojne ndaj ketij referendumi
    Aty do ndahen atdhetaret nga tradhtaret

  21. american says:

    Si rralle ndonjehere kete radhe qEnkan mbledhur komentues me te njejten shfyrje ndaj Albinit nga te gjithe krahet dhe kjo eshte me se e pritshme ;; Fryma e VV ne Shqiperi rrezikon njelloj si socialistet apo rililindasit e rinj, berishistet , bashistet, metistet ,hajdaristet patozistet, e topallistet me soj e sorollop… Kjo pasi ka tridhjete vjet qe Shqiperia vetem lengon per shkak te administrimit kriminal, per shkak te vjedhjeve e korrupsionit galopant, per shkak te kapjes se shtetit nga bandat me e pa ngjyre , per shkak te vjedhjes , shitblerjes e imponimit te votes se qytetareve te gjendur ne udhekryq pasi asnje pale nuk jep shprese per ti nxjerr nga katrahura ku jetojne… Jane te gjithe te frikesuar dhe te gjithe japin kontributin per te mbytur femijen pa lindur akoma.. A nuk vepruan ne unison te gjithe kur u ngriten studentet????!!!! Pra eshte plotesisht i parashikuar reagimi por shpresa vdes e fundit … Le te shpresojme se nje dite kjo fryme ; Pra fryma e VV te vije edhe ne shqiperi dhe kjo do te jete vertet nje clirim”” po po CLIRIM i vertet nga thonjte e hajduteve e mashtruesve , e bandave dhe e MASKARENJVE… dijeni se populli do te dije tjua jape pergjigjen por pret momentin dhe ai moment nuk eshte larg Shume shpejt do vije Populli shpreson e beson KJO DO NDODHE DHE PIKE !!!!!

  22. Daja says:

    Kete radhe qenkan mbledhur komentues me te njejten shfyrje ndaj Albinit nga te gjithe krahet dhe kjo eshte me se e pritshme ;; Fryma e VV ne Shqiperi rrezikon njelloj si socialistet apo rililindasit e rinj, berishistet , bashistet, metistet ,hajdaristet patozistet, e topallistet me soj e sorollop… Kjo pasi ka tridhjete vjet qe Shqiperia vetem lengon per shkak te administrimit kriminal, per shkak te vjedhjeve e korrupsionit galopant, per shkak te kapjes se shtetit nga bandat me e pa ngjyre , per shkak te vjedhjes , shitblerjes e imponimit te votes se qytetareve te gjendur ne udhekryq pasi asnje pale nuk i nxjerr nga katrahura ku jetojne… Jane te gjithe te frikesuar dhe te gjithe japin kontributin per te mbytur femijen pa lindur akoma.. A nuk vepruan ne unison te gjithe kur u ngriten studentet????!!!! Pra eshte plotesisht i parashikuar reagimi por shpresa vdes e fundit … Le te shpresojme se nje dite kjo fryme ; Pra fryma e VV te vije edhe ne shqiperi dhe kjo do te jete vertet nje clirim po po CLIRIM i vertet nga thonjte e hajduteve e mashtruesve , e bandave dhe e MASKARENJVE… dijeni se populli do te dije tjua jape pergjigjen por pret momentin dhe ai moment nuk eshte larg Shume shpejt do vije Populli shpreson e beson KJO DO NDODHE DHE PIKE !!!!!

  23. Kaisi says:

    Dëngla liberale nga kajsia.
    Të gjithë bëjnë sikur nuk shikojnë faktin që albini fitoi falë kombëtarizmit!
    Albini fitoi se është i vetmi shprehës i idealit kombëtar për shqipërinë e madhe.
    Kjo i shqetëson kajsitë,patat,dhe ymerët!
    Të jesh i qartë dhe i përmbledhur është cilësi që pak gazetarë e lanë.
    Këta akoma kujtojnë se po të bësh paçavure të gjata ,me shqipe të përçudnuar dhe ndonjë citat nga nisja,i lë të gjithë me gojë hapur.

    1. Kaushi says:

      Fort I percdnuar Kaisi:
      1-Denglat jane degla si nga liberalet ashtu edhe nga konservatoret. Albini eshte liberal, se eshte martuar me nje nga Norvegjia.
      2-Albini nuk fitoi se eshte patriot, por se patriotet u kethyen ne hajdute.
      3-Albini nuk ka ide ne se eshte per Shqiperi te Madhe apo per Kosove te madhe. Ai i nderon idete sipas motit.
      4-Kjo nuk i shqeteson idjotet, miopet por vecanerisht eklektiket.
      5-Te lumte ty qe je i qarte ne madheshtine e Albinit dhe i ke thene mendjes “pirdhu”.
      Te cudisin ty mendimet ndryshe, sepse nuk kupton se”kaosi” eshte ligji kryesor i gjithesise. Ti e mendon boten ne rresht me Albinin ne krye. Ti corjentohesh komplet po te shikosh vepren antishqiptare te Albinit. Kjo eshte arsyeja qe ti shikon se cthote ai. Per mua Albini nuk flet por pjerdh. Qelbet era Serbi….

  24. Kaisi says:

    O kaush,është aftësi të shkruash qartë,shkurt dhe kuptueshëm. Pa komplekse. Shqip. Pa eklektikë dhe përzgjedhje!
    1-Është për shqipërinë e madhe. E ka deklaruar. Tjetër gjë se këta “eklektikët” pa atdhe këtej nuk bashkëpunojnë.
    2-cilët hajdutë?? Kruaje pak kokën e mbushur me përralla lubonje dhe shiko ku janë hajdutët.
    3-askush nuk e la ndaluar mendimin ndryshe,por as kritikën ndaj këtij mendimi. Së edhe esat toptani,një mendim ndryshe kishte,,,
    4-Është më e ndershme të dalin hapur kundër interesave kombëtare sesa të bëjnë kritika 2 lekshe dhe demode.
    Nacionalizmi është forca shtytëse që mban gjallë dhe zhvillon kombet.
    Internacionalizmi është recetë e disfatës së sigurt.
    Zgjedhja bëhet mbi këto të dyja.
    Nacionalizmi sot për sot e shpreh vetëm kurti.
    Kaq e thjeshtë është. Kajsi.

  25. Kaushi says:

    I percudnuari Kaisi:
    1-Albini kohet e fundit, i pyetur per Bashkimin Kombetar u shpreh se Kushtetuta e Kosoves, nuk e lejon kete gje. Te bje ne sy qe ai nuk flet edhe per kushtetuten tone…Ai me tej ploteson se po qe se te “tjeret” do propozojne referendumin, ai do respektoje rezultatin…Une nuk di si i kupton ti keto dredha te Kurtit…
    2-Hajdutet jane ata qe bene luften. Albini nuk ka vjedhur, jo se e ka educate familjare apo educate fetare, por ashtu ka udhezimet qe te arrije ate qe arriti… Megjithate eshte e cudicme se si ky njeri pa para mban nje familje te tere ne Norvegji…Ai asnjehere nuk ka fulur si e realizon kete. Gojet e liga thone se Albini merr honorare nga Serbia per sherbimet qe ben…
    Te me falesh po nuk po zgjatem sepse ti nuk ke qejf fjalimet e gjata.
    Te paca sa malet or Albin!
    Kaushi

  26. Koco says:

    Po ky Altin Kurti si duket po i zbath brekët pa parë lumin ? Ky akoma nuk ka larë Bythën e tija, Është i dënuar nga organet e drejtësisë të Kosovës , Kur u rit ky Kungull e kërkon të marë Gardhin , Po çfarë lidhje ka ky Legen të dalë kunder Sh B A e BE e të bëjë të autorizuarin e Shqiptarëve që ky Malukat u dashka të na përfaqësojë ?! e valla ty “Hamza ” kërkon të bëhet e shpallet Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ISkanderbeg !? Shko fry Qurat me Sahli Sërb Berishën nuk pret askush ,asgjë të dobishme prej teje Shqiptarët e Shqipëria .

  27. alphade says:

    Iu drejtohem mjeraneve politikane e anal-iste ! Dallimi midis
    Enverit dhe Saliut qendron ne ate qe: Enveri te denonte dhe
    te pushkatonte me gjyq ndersa Saliu ka vrare pa gjyq dhe e
    dyta : aq sa vrau Enveri pergjate afro nje gjys shekulli, Saliu
    i vrau shqiptaret per nje muaj, Mars 1997 ! Dhe Se fundi, te
    krahasosh Enverin : Burre Shteti me nje funderrine te zgjebo-
    sur, agjent i UDB se Milloshevicit, do te ishte mekati me i madh
    per cdo shqiptar : Deshira me e madhe e Saliut ne subkoshience
    do te ishte te krahasohesh me legjendarin Enver Hoxha ! Do te
    ship te I lumtur kjo monster ne varr po te realizohej kjo enderr !
    Me besoni per kete qe thashe me siper …….!!!!

  28. alphade says:

    Iu drejtohem mjeraneve politikane e anal-iste ! Dallimi midis
    Enverit dhe Saliut qendron ne ate qe: Enveri te denonte dhe
    te pushkatonte me gjyq ndersa Saliu ka vrare pa gjyq dhe e
    dyta : aq sa vrau Enveri pergjate afro nje gjys shekulli, Saliu
    i vrau shqiptaret per nje muaj, Mars 1997 ! Dhe Se fundi, te
    krahasosh Enverin : Burre Shteti me nje funderrine te zgjebo-
    sur, agjent i UDB se Milloshevicit, do te ishte mekati me i madh
    per cdo shqiptar : Deshira me e madhe e Saliut ne subkoshience
    do te ishte te krahasohesh me legjendarin Enver Hoxha ! Do te
    ship te I lumtur kjo monster ne varr po te realizohej kjo enderr !
    Me besoni per kete qe thashe me siper …….!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje