Cunami “Kurti”

16 Shkurt 2021, 15:43Blog TEMA

Nga Sokol Balla

Gjithkush mund të priste që Albin Kurti të fitonte, por e para jo me Vjosa Osmanin anash dhe as me këtë rezultat të thellë. Zgjedhjet e së dielës në Kosovë treguan se shumica e mediave, sondazheve dhe analistëve, nuk mundën të parashikojnë cunamin e Vetëvendosjes, e cila, ende pa u numëruar votat e emigrantëve, të cilat shkojnë kryesisht për të, ka siguruar thuajse 49 për qind të votave të kosovarëve.

Pra, gjysma e Kosovës ka votuar një parti të vetme, ose më saktë dy emra, njëri prej të cilëve askush nuk besonte se do të katandiste ishpartinë e saj, LDK, në partinë e tretë në vend brenda më pak se 18 muajsh.

Albini

Albin Kurti paraqiti dhe planin e tij, dhe dialogu me Serbinë, aq i kërkuar nga perëndimorët dhe amerikanët, dilte i gjashti në kërkesat e kosovarëve. Albini tha se tani do të ndiqte këtë mesazh, duke e vënë fokusin tek ekonomia dhe te drejtësia, e jo te Serbia apo bashkimi me Shqipërinë.

Diçka e fortë po ndodh në shoqërinë e Kosovës, diçka që ndoshta as Kurti nuk e kupton mirë, megjithëse me gjase ishte ai qe shkrepi krismën e pare.

Në 14 shkurt lindi dashuria e fortë mes tij dhe rinisë së Kosovës, një dashuri e fortë, por që sigurisht rrezikon edhe divorc po aq të fortë, nëse Kurti do shmanget nga premtimet dhe betimet, por kjo i përket kohës dhe Albinit ta zgjidhë, në rrugën e re, te panjohur dhe të vështirë ku futi Kosovën.

Rama-Basha

Ndërkohë, lajmi bëri bujë dhe në Tiranën e zhytur në partitizmin e vet të sëmurë dhe të korruptuar, që pret të futet pas 70 ditësh në një palë zgjedhje, ku emigrantët, ndryshe nga Kosova, nuk do të votojnë, ku rezultati, ndryshe nga Kosova, nuk do të dale brenda natës, ku ndryshe nga Kosova, për më tepër, nuk ka asnjë shpresë që sistemi të hapet dhe njerëzit me votën e tyre të lirë, të zbulojnë Mesinë e tyre, të vërtetë apo të rremë, pak rendësi ka, por të jete zgjedhja e tyre e lirë.

Sot, shqiptarëve u duhet sërish të zgjedhin mes së tashmes problematike të Edi Ramës dhe alternatives se tij, opozitës, qe nuk shkëputet dot akoma nga hijet e së shkuarës së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ky i fundit, bile, në sfide me nervat dhe stresin, është kthyer sot në flamurtar të ndryshimit, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe shumica sot bën pyetjen e vetme: po ne, a mund të kemi një Albin dhe një Vetëvendosje?

27 komente në “Cunami “Kurti””

  1. Www says:

    Ky loqja, që kur ka fillu, veç shatra ka pas shkrujt. Tani që ka vu pare, msoi dhe patra dhe shkru shatra-patra.???⛱️??????

  2. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Pranvera arabe po afron….. allah uakbar.

  3. Shkodrani says:

    Kosova ka votuar ëndrrën e cila nuk mund të bëhet realitet. Ashtu sikurse edhe në Shqipëri, Kosova nuk ka klasë politike serioze dhe të përgjegjshme. Albini flet seriozisht, por nuk mund të sillet seriozisht. As në Kosovë, as në Shqipëri nuk duhen individë të rinj, por frymë e re e shumë individëve, që kuptojnë dhe sillen në mënyrë të përgjegjshme. Albini është një flluskë sapuni që shpejt do të shpërthejë si tulipanët e Hollandës…sepse ëndrrat e tij nuk përputhen me realitetin ku kosovarët kanë nevojë të zgjohen. Nuk i ka krahët e lirë, për të fluturuar dhe një gjë të tillë nuk ia lehtëson as Vjosa, që i pëlqen të lundrojë në ujra të pasigurtë.

    1. Ilirjan says:

      Sa gabim, sa shtrember e shohin ne Shqiperi realitetin e Dardanise! Sokoli shkruan se ne Shqiperi nuk munden te parashikojne ortekun Albin. Ketu komentohet kot e me kot. Perse?! Perse kjo PAAFTESI per te pare qarte, per te kuptuar shqiptaret e tjere te Dardanise? Flitet shume me pasion, dhe aspak me mendje te kthjellet. Shume mendjemadhesi fodullek, dhe aspak mendjecelesí e Dashamiresi ndaj Dardanise. Kur do te behemi njerez? Kur te behemi me te thjeshte, me njerezore me njeri-tjetrin.

  4. xhemal says:

    ju vipat me demek te gazetarise jeni bere budallenjt e seres pare qe po cuditeni si fitoi albini..po ne shqiperi ps ka fituar gjithmone qe nga 92 sac fiton albini per here te pare..kurti ka per te bere nje vrime ne uje ..nje donkishot kosovar i kohes tanishme..qe enderron te beje ushtri me pushke druri e te mund sulmin e karkalecave ne bujqesi…kalimi ne ekstaze nuk ndihmon asnje ..pyetja pse skemi nje albin ne shqiperi?? shqipetaret jane 100 vjet para kosoves ne cdo drejtim
    .vetem ne studiot e vipave jemi te prapambetur

    1. Futja kot says:

      O xhemal katunari!!! !!!!!!!
      100 vjet jemi para Kosoves, ke te drejte, po jemi per:
      -Droge
      -Degjenerim
      -Kriminalitet
      -Skifterllik
      -Hajdutllik
      -E shume gjona tjera te zeza.
      Po njujorkezeve te Shqipnise keto i duken gjona per tu lavderu.
      Te fala kush te pyesi!

      1. Revizori says:

        Ej, o ti zotnia Futja Kot.
        Ne e kishim fjalën per Shqiperinë, Jo për familjen tënde.

        1. Alessio says:

          Nga ato qe lexova tek ”futja kot”mu duk komplet vizonomia e nenes tendo Revizor !

  5. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    BRAVO Sokol !!?????????????????⚖⚖⚖⚖⚖???????????????????⚖⚖⚖

  6. Le ta shohim edhe Albin se Ka munsi edhe ky te kthehet Kunder perendimi si hajdute e Tiranes says:

    Problem sote ne Shqiprie Jane shume te mdha e si do Mose korrupsjoni Eshte nume 1dhe nuk e Len shqiprine te zhvidhohet as te marre fryme… Por sote per shkaket te korrupsjoni kemi edhe nje tjeter problem po aqe te madhe sa korrupsjoni shkuare e Rames drejt Turqise dhe vendeve Jo demokratike dhe Kjo do te thote vdekje klinike e shqipries evropjane.. Politikanet tone Jane te korruptume dhe te lidhur me krimin dhe e kane shume te veshtire ti pranone ne evrope prandaj para nje vit ilir Meta Sali berisha e Lulzim Basha ju thoni Amerikanve shkoni ne North kore se ketu vendosim ne Tani edhe Rama del e sulmone per dite Evropne dhe Ameriken dhe thote se jemi Turq dhe ne duhet te shohim nga Turqija dhe lindja edhe Rama e Ben per interesat e tija presonale si ilir Saliu e Luli e Jo per interesat e Shqipries prandaj let ta shohim edhe Albin se Ka munsi edhe ky te kthehet kundra perndimin nje lloje si hajdute e Tiranes dhe Kosava mos te shkone askundi nje lloje si Shqiprija

  7. Tomson says:

    Sa shkrim idiot. Fiks i nje truri te pazhvilluar

  8. make albania great again says:

    Që të kesh alb in duhet të kesh nacionalizëm.
    Për momentin ky mungon.
    Kur ti vësh ti sokol djalit tënd emër shqiptar, atëherë ka ardhur koha e albinit

  9. valon says:

    Keshtu u tha dhe heren tjeter kur fitoi por nga CUNAM doli LA NAM, prandaj avash, avash se dihet qe eshte i trash….

  10. Analisti says:

    PO PSE PO I JEPKE KAQ RENDESI ALBINIT,NE KOSOVE PJESMARRJA NE ZGJEDHJE ISHTE ME PAK SE 50%,DMTH ALBINI NE RASTIN ME TE MIRE PERFAQSON 25% TE ZGJEDHESVE NE KOSOVE,PER ALIN NE TIRANE,ME ALBIN SE EDI RAMA KA,MBI 7-te HERE ESHTE PERBALLUR DREJT PERDREJT ME OPOZITEN DHE KA FITUAR,ESHTE I VETMI KRYETAR PARTIE,QE NUK ESHTE I EMRUAR SI KETA TE TJERET,ESHTE KRYETARI PS-se,QE E SHPETOI KETE PARTI NGA UZURPIMI I ILIR METES,OBJEKTIV I VENE NGA TUTORI I TIJ ,SALI BERISHA,QE E REKURTOI NGA GAZIDEDE,PAS REVOLTES SE POLICANIT,ME DETYRE QE TE PERCAJE PS-en,TE SYNOJE KREUN DHE TE ALTERNONIN QEVERISJEN ME BERISHEN,SIMBAS SKENARIT TE MILLOSHEVICIT,QE PER FAT TE MIRE SOCIALISTET U TREGUAN TE VENDOSUR PER MBROJTJEN E KESAJ PARTIE DHE ZGJEDHJA E RAMES,MEGJITHE MANOVRAT E METES,JA DOGJEN LETRAT KETIJ TE FUNDIT,TE GJITHA AFRIMET DHE KUALICIONET E METES, KISHIN TE VETMIN QELLIM,MARRJEN E PS-se.PRANDAJ SOT PER SOT,NE GJITHE HAPSIREN MBARE SHQIPETARE,EDI RAMA ESHTE POLITIKANI DHE SHQIPTARI ME I MADH I PAS 90-tes,ESHTE NJERI I PUNES DHE I MENDJES,PRANDAJ DEKLAROJNE KETA ZVARRANIKET,SE PERBALLJA ME TE ESHTE E VESHTIRE PER TA,ME KETE OPOZITE DHE KETA ANAL-ISTA,RAMA ESHTE GJITHMONE I FITUAR

  11. sali leshi sali says:

    dhe më zgjedhiet e para ju pushta shkruanit se kosova e dha rezultatin e zgjedhieve brënda 24 orësh por vazhdoi numurimi i votave bashkë me ato të emigrantëve tre muaj mos doni të thoni dhe për të ashtuquajturin tuaj çunami

  12. Shqiptar says:

    Prit Sokol, prit edhe nja 1 vit. Pèr momentin, na duhet nè Shqipèri tè zgjedhim midis gèrrdallave tè krimit dhe mashtruesve tè pabesè, atyre qè u duket vetja bajraktarè tè kètij vèndi, si shumè syresh para tyre.
    Kopjimi i Albinit nuk na bèn punè, neve nè Shqipèri sepse ne e kemi tè vèshtirè tè gjejmè edhe njè politikan tè vetèm sot, ku nofka HAJDUT èshtè epitet ofendues.
    Ndaj, mbase na vjen ai i vèrteti. Krahinè e jona èshtè ajo, shqiptar si ne èshtè Kurti, mbase edhe mè i mirè se disa prej nesh.
    Kur bashkohemi, shkojmè edhe nè europian ne shqiptarèt. Le tè mos brohorisim dhe derdhim lot gèzimi, vetèm pèr Lorik Canèn, Taulant Xhakèn apo Ertrit Berishèn.
    Nèse e kemi sjellè veten buzè humnere, na duhet ti kthejmè sytè nga shtèpia e vèllait. Ai, nuk na kthen shpinèn dot sepse edhe ne nuk ia kemi bèrè atè gjè.

  13. al bin kurt says:

    Cudira qe ndodhin vetem ne hapsiren mbareshqiptare. Nje politikan qe nuk plotesoi kushtet per t’u bere deputet, pret te behet kryeminister:

  14. Iso says:

    “cunami” kurti!!! Perse ja fusni kot?ai nuk ka fituar as gjysmen e vendeve ne parlament,ps me Edi Ramen ne 2017-en fitoi 74 debutet,besoj dhe duhet qe me 25 Prill te fitoje 74+

  15. Nik says:

    çudine apo habine ti leshko nuk e shikon tek drejtesia e korruptuar qe ka lene Thaçi, Veseli dhe Isa Skuthi, kopili i Titos. Ajo qe beri Gjykata Kushtetuse e Kosoves, sherbetoret e tyre ne Koisionin e Zgjedhjeve, ZAP-i halldupi dhe Gjykata e Apelit eshte nje turp i madh! Ju lumte qytetareve te Kosoves dhe veçanerisht diaspores kaq te pergjegjshme dhe atdhedashur te Kosoves qe i hodhen ato vendime skandaloze ne koshin e plehrave bashke me ato mendimet e tua te keqia! Do te ishte nje fat i madh per Shqiperine ne se e ardhmja sjell politikane te rinj si Albini, Vjosa dhe bashkepuntoret e tyre.

  16. xhemal says:

    qytetar* futja kot* trego emrin o i uruar pse fshihesh pas shkurreve te rrjeteve …e them prape se shqiperia eshte 100 vjet perpara per 1000 arsye …duhen volume librash per ti shkruajtur..ato qe numeron ti i ka tere bota se jeta keshtu eshte nuk mund te jete e persosur ,mesoje cdo gje ne kete bote eshte relative.njerezit ne shqiperi jane me te shkolluar ( nuk eshte faji i kosovareve per kete se kane jetuar nen shtypjen serbe) ,kane shtetin e konsoliduar ,istitucionet. jane te integruar ne istitucionet e organiznat boterore pastaj nga ana gjeografike jemi vend i mrekullushem me mal,fushe ,lumenj,liqene,dete e plote re tjera qe si ka kosova kjo nuk do te thote se ne kosove ska pasuri e bukuri,ne shqiperi toleranca jo vetem fetare por per cdo gje eshte nje virtyt..shqipetaret e shqiperise jane me patriot se kosovaret…keto jane ndryshimet..ndersa ato qe na bashkon me kosovaret eshte shume me e madhe se ajo qe na ndan..gjuha ,flamuri,shpirti i paqes i bashkimit solidaritetit,progresit..por albini eshte nje nacioalist e duhet ta mesosh se nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve.te uroj cdo te mire

  17. Ρrushi ! says:

    Ore Balla , po cfarë ndryshim kerkon ti ne Shqiperi? Kurti gjeti nje fushë politike të zbrazet. Pa president, dhe disa figura kryesore që tashme janë pas burgjeve te Hages, me nje kryetar te LDK-se që terheq bastunin zvarë dhe qe gjeti rastin me ne fund të jape doreheqje duke ju hapur krahun te rinjve. Kurti_Vjosa do te jete zhgënjimi i madh ashtu si shqiptaret me Saiun e pare. Këtu do jemi.

  18. mond says:

    I nderuar z Sokol ! Nuk e kuptoj pse ju analistet flisni si ne filma apo si ne ender. Kur do zbrisni me kembe ne toke? Pse fisni sikur ngryseni ne Suedi dhe gdhiheni ne Shqiperi?
    Flitet rendom per pagat tuaja, sidomos ajo pjesa juaj qw drejton emisjone tw cilat i kini ekskluzive dhe transmetohen cdo dite ne pikun e shikimit. A i kini te deklaruara te gjitha te ardhurat? Nqs po , a justifikohet pasuria dhe jetesa juaj? Nuk flas personalisht per ju por per te gjithe ne pergjithesi.
    Nqs ju( te gjithe) jeni kaq korekt me shtetin dhe kaq prane shtetit dhe pushtetit gjithashtu pse nuk e çoni deri ne fund korektesine tuaj duke u angazhuar ne politike ne menyre qw te ndikoni sado pak me idetë , korektesine, pervojen dhe asetet tuaja per te miren e vendit?
    Te japesh mend nga zyrat tuaja luksoze, te ironizosh e te krahasosh ( dhe me ke? me Albinin…) eshte profesioni dhe arma juaj ne kete betwje te madhe, por sa e lehte eshte te drejtosh nje vend ku te gjithe vetem kerkojne por per te dhene as ju shkon mendja, ku te gjithe i duan sherbimet si nw Suedi por kontributet i duan dhe me te uleta se sa i kane akualisht, ku te gjithe thone vetem….nuk behet, nuk behet…. Por ne fakt asnjeri nuk do realisht qw vendi te behet.Perse??? Qe vendi te behet eshte fare e thjeshtw: nuk hedhim plera vend pa vend; deklarojme cdo te ardhur; zbatojme me korrektwsi ligjet ( ne ndertime, prona,drejtesi,qarkullim,tatime,dogana etj) dhe lista mund te zgjatwt pa fund dhe si rjedhim puna ne shtet( dmth te rrish gjysmen e dites ne kafene duke siguruar ryshfetin e radhes) do te duket nje pune e rendomte nga ajo e kllapave,dhe po ashtu edhe zgjedhjet nuk do ngarkoheshin kaq shumw por di ishte mundesia e radhes per idealistet te nxirrnin ne pah vlerat.
    Por ne fakt nqs ndodhin keto gjera perse do duheni ju analistat pastaj????

  19. REALE says:

    O Sokol, me duket se keni shteruar nga mendja. Kurre mos paçim Albin tjeter ne Shqiperi, se booll e kemi Saliun dhe Ilirin. Rri dhe do ja shikosh tymin Albin Kurtit .

  20. votuesi says:

    A e kuptuat tani se Tirana eshte provice e Kosoves ?

  21. sizifi kosovar says:

    Ashtu sic e ka thene dhe Noli i Madh,ne jemi nje turme e paftyre,qe brenda nates,ndryshojme diametralisht,karakteret dhe qendrimet.
    Nje i tille eshte dhe kjo qenie qe ka shkaravitur ketu me siper.
    Kujtoj zgjedhjet ne Kosove,para ketyre te sotmeve,kur turma e medias e species arnautase si balla,minxhozi etj, fluturuan keq me presh ne byth,duke brohoritur:
    Te marrim shembull nga Kosova,qe deklaroi fituesin brenda nates!
    Por mbas kesaj kaluan muaj te tera,mbasi u shpall ´´fituesi´´,qdhe te cilit mbas disa muajve i fluturoi karrigia,me ate lloj ´´politike´´ qe beri.
    Dhe ja tani po kjo turme pa forme dhe pa ngjyre e medias,perseri te njetin avaz:
    Te marrim shembull nga Kosova!
    Nuk besojme qe ta kene trurin te pakten sa te pules,qe te harrojne qe gjithe ato zgjedhje qe jane bere atje,asnje qeveri nuk e ka cuar mandatin deri ne fund!!!
    Ketej nga ne,megjithse kemi jo pak ngjajshmeri me ata andej,te pakten shume rralle ka ndodhur kjo.
    Qe don te thote,qe ai vend eshte larg te te qenurit shtet i vertete,pasi aty nuk ka nje koncept sadopak te qarte si funksionon ai.
    Dhe me naiv mendon qe fenomeni al-bin,nuk mund te ndryshoje formimin e tij brenda disa muajve dhe te funksionoje si nje politikan kontemporan,por thjesht tani nga al-bin kemi nje bin-ali.
    Kosova ka treguar gjate gjithe kohes,qe ka funksionuar si nje vilajet oriental,nga mentaliteti i gjere dhe i thelle qe cfaqet atje,prandaj dhe kjo zgjedhje i perfaqeson me se miri ata.
    Keni degjuar ndonjehere per ndonje katolik te zgjedhur deputet apo ne ndonje post te rendesishem andej?
    Personalitetit historik dhe humanisti i madh kosovar Anton Ceta,nuk i eshte bere qofte asnje bust i vetem!!!
    Dhe Perendimit(vecanerisht Amerika qe e krijoi si shtet me kufijt e saj) si sizifi i duhet perseri te ngreje guret mundimshem te fillimit te ndertimit te nje shteti europian,qe ja rrezojne pa rreshtur,shpresojme qe ta vazhdoje kete pune cfilitese,per humanizem apo dhe per real dhe gjeopolitike.

    1. E èma e Zeqos says:

      Mos more. Ti qènke shumè filozof. Tek ne, nuk ndodhka shpesh qè qeveritè tè prishen para mbarimit tè mandatit?
      Jo mo ç,ne? Ne e djegim jorganin pèr njè plesht, e bèjmè veten gazi i botès si nè 97 tèn dhe ushtarèt e botès duhet tè vijnè tè shpètojnè nga vetvetja.
      Pse? Sepse nuk shkoqemi nga pushteti ne.
      Ik ore teveqel.

  22. Futja kot says:

    Xhemal,vetem te mira te uroj edhe une(sinqerisht).
    Argumentat e tua nuk bindin, sidomos ai i patriotizmit.
    -Kur ti, une dhe te gjithe ne te Shqipnise ti vendosim emra shpiptar femijeve, -kur ne dhe femijet tane te flasin shqip, se flasin italisht, anglisht, greqisht,etj., do jemi tek a-b-c e patriotizmit. Te thuash jam patriot se bej shqiponjen me dy duar, ky eshte budallik. Shiko: ART-SPORT-MUZIKE -BIZNES sa 100 vjecarjemi para.Por me fal: atehere ata jane shqiptar, jo prej Kosove. DARDANIA. E shikojme boten ne kendveshtrime te ndryshme prandaj eshte e kote.
    Dite te mbare vlla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje