Premtimi i parë që nuk do të mbajë Albin Kurti

16 Shkurt 2021, 14:27Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Një ndër premtimet e bujshme të Kurtit në prononcimin e tij të parë si fitues, ishte se bisedimet me Serbinë janë pika e gjashtë apo e shtatë e preokupimeve të tij.

Ky deklarim, në një farë mënyre ul edhe frustrimin e shqiptarëve të Kosovës. Të vrarë dhe dhunuar nga Serbia; të poshtëruar pasi gjithë udhëheqja e UÇK është akuzuar për krime lufte dhe ndodhet në burg, kjo është një hakmarrje e vogël por jo produktive. Kosova, ashtu si dikur pas lufte, ku në vend se të dokumentonte krimet dhe dhunimet e serbëve, mendoi se e drejta ishte me të pa pasur nevojë për prova dokumentare por vetëm për gojëdhëna oxhaqesh, edhe sot mendon se e drejta i takon apriori dhe është ajo që dikton kushtet pasi është viktima historike. Mbase mendojnë se janë akoma çështja e parë që shqyrton çdo kryeministër evropian kur hyn në mëngjes në zyrë, pasi gjithë natën ka qenë pa gjumë nga pyetja: Si po e bëjnë gjumin kosovarët dhe si do e kallim nesër Serbinë?

Vetëm se motet kanë ndërruar. Kosova është një shtet ende i panjohur zyrtarisht nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar; është në defensivë diplomatike për shkak të gabimeve të saj dhe ofensivës sistematike të Beogradit; nuk është më e përkëdhelura e perëndimit dhe ndërkohë Serbia nuk është më ajo e Milisheviçit por po rikuperon miqtë e saj historikë në perëndim.

Gjithsesi Kurti mund ta sfidojë Serbinë por problemi është se beteja me të nuk fitohet duke ikur nga bisedimet dypalëshe dhe as me deklarata nga sheshet e Prishtinës, por në zyrat e perëndimit duke fituar zemrën e tij dhe duke e pasur aleat në tryezën e bisedimeve, pasi tashmë perëndimorët kanë një agjendë tjetër për Serbinë. Ata e duan atë sa më shpejt jashtë influencës ruse. Por për këtë iu duhet ta integrojnë sa më shpejt në strukturat euroatlantike.

Vërtet që i kanë vënë si kusht njohjen e Kosovës, por nëse shohin se Kosova është intransigjente, mund të ndodhë që dashamirësia të kthehet në indiferencë dhe pastaj në bezdi.

Ndërkohë Kurti nuk ka luksin t’i bëjë karshillëk perëndimit. Vendi i tij është i varur jo vetëm politikisht nga dashamirësia e tyre por edhe ekonomikisht, pa llogaritur që gjysma e popullsisë së Kosovës janë emigrantë në perëndim.

Pastaj do ishte papjekuri nëse i kundërvihet edhe Izraelit dhe zotimit që ka marrë qeveria Hoti, sinjal që është lënë të nënkuptohet. Izraeli nuk është 8 milionë banorë të mbyllur në shkretëtirat e Negevit dhe lartësitë e Golanit, por diçka më shumë. Këtë e di edhe foshnja në djep.

Dhe e fundit fare, do të ishte e udhës që të tejkalohej abraziviteti që ka me Ramën. Mirë apo keq, Tirana është ende jo vetëm pol politik për Kosovën por edhe dalja e emergjencës në raste krizash ekonomike dhe politike.

Gjithsesi mbase të gjitha këto i duken vogëlsira tani, në momentin e fitores. Por duhet të mendojë sesi do të trajtojë dokumentin që do gjejë mbi tavolinë që i la Hoti, dhe është pikërisht bisedimi me Serbinë. Pasi nëse mbyllet nga të katër anët, shumë pak mundësi ka të çojë vendin e tij drejt objektivave që ka caktuar. Ka më shumë mundësi të shndërrohet në kështjellë n’midis Ballkanit. Pasojat dihen. Por nëse duan të rifreskojnë kujtesën, mund të shohin filmimet tona kur u kërcyem anijeve në ‘90-ën./dritare.net/

30 komente në “Premtimi i parë që nuk do të mbajë Albin Kurti”

  1. Ilirjan says:

    Me shume se premtimi I pare, ka rendesi integrimi I pare. Albini si hap te pare, duhet te afrohet me Ramen, per te menduar me tej te afroje Dardanine me Shqiperine.

    1. Epirioti II says:

      Je shume i sakte Ilirjan. Por Albini eshte nje llogaritur shume cinik ne politike.
      Ai do sillet si Tomi me Xherrin me Ramen sepse mendon qe Rama do largohet perpara tij nga politika dhe me tej do tentoj ai te behet babai i kombit shqiptar.

    2. Mani says:

      Nje gje e ke te sigurte se me Kalinin e kohes Albin Kurti do behet si hajdutate e Tiranes edhe Edi Ramen ne fillim ishte evropjane i gjadhe po sote??? por Kure e gjith qeverija dhe e gjith Shqiprija Jane te zhytur ne korrupsjoni dhe e di qe perndimi nuk e pranoje ne ket gjendje qe eshte sote Shqiprija Qfare Ben Rama ?? Tani thote se jemi Turq dhe duhet te shohim nga Turqija te njeten gje ka per te ber edhe Albin Kurti. Ne nje gje nuk ndryshone politikanet shqiptare per te vjedhur per veti dhe familjet e tyre dhe per te punuare kunder interesave te kombit

      1. Mik says:

        Mani, mos bëj komente, se nuk na pyet njeri neve, por shko mbaroje ate dreq shkolle qe le pergjysem, se eshte per te miren tende.
        Rama ka ardhur dhe do ikë. Edhe Albini do ikë siç erdhi. Por, ti do jesh prape ketu, dhe nje shkolle me e mire te bën pune.

        1. ec aty says:

          Mik kokfik, per here te pare jam dakort me ty ?

  2. Kete ftohtesi qe po kalojme nga koha e keqe says:

    …kete ftohtesi do ta shoqeroi kosoven gjate qeverisjes se albin kurtit. Seshte politikan i zgjuar por amator dhe mrdioker politike.

  3. Shqip says:

    O dritan sa gri shikon more burre. Rudina shkruan me mire se ju.

  4. goliku says:

    Tani je shume i sakte….

    1. Bojkotoni Celulën Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

      Shkurt dhe pa asnjë variacion, Dritan Hila po i numuron dhe po i kujton Albin Kurtit një e nga një të gjitha arsyet, shkaqet dhe sebepet që ua numuruan ish kryeministrave dhe ish presedenteve të Kosovës ata, të jashtmit dhe ne të brëndëshmit, duke i detyruar këta kryeministra dhe presidente të Kosovës të ishin ata që ishin, të silleshin ashtu si u sollën, ta katandisnin Kosovën këtu ku është, as e varur as e pavarur, as e njohur as e panjohur, nga viktimë në kriminele, në një eksperiment kriminal juridik, ku një gjykatë “e Kosovës” që zdërhallet në Hagë me prokurorë e gjykatës të juaj, po akuzon she dënon liderët e çlirimtarëve të Kosovës, për krime lufte kundër agresorëve serbë që vranë e sakatuan, dogjën e përdhunuan dhe spastruan e zbrazën Kosovën nga popullata e saj.
      Pra, të njëjtën gjë po i sugjeroja Dritan Hila kryeministrit Kurti, ende pa u futur në zyrë.
      Dritan Hila nuk ka kuptuar asgjë nga orteku kosovar që zgjodhi Kurtin për kryeministër.
      Kurti nuk u zgjodhi për të luftuar korrupsionin, as për të zhvilluar ekonomine, arsimin a shëndetësinë.
      Ka të tjerë që mund t’i bëjnë më mirë këto teje.
      Kurti u zgjodh që të sanksionojë Shtetin e Pavarur të Kosovës, me pavarësi substanciale dhe me të drejtë për vetvendosje.
      Nëse Kurti nuk vepron ndryshe nga sa është vepruar deritani për këtë mision, ai nuk duhet t’a pranojë detyrën që i besoji Kosova.

  5. kodrasadikit says:

    Ky shkrim me la pershtypje sikur te ishte bere nga nji i huaj qe se njef realitetin e Kosoves ,te Shqipnise e shqiptariese!! Kjo EU e beri Serbine e tani ne duhet te pervishemi punes te kthejme e rikthejme gjene e humbur shkalle -shkalle !! Shkalla e pare ka qene Kosova e dyta Sangjaku e nese guxon Hila le ta thote Qamerrija ….

    1. ca po thua says:

      Kodra pas bregut! Ende nuk ka perfunduar berja e Kosoves, e ti hidhesh nga dega ne dege. Duhet perfunduar berja e plote e Kosoves, pastaj punet e tjera o Sadik kodraliu. Se kush ngutet, permutet …

  6. Dardanet says:

    DUHET QE TA LEME TE QETE KOSOVEN TA ADMINISTROJ VETE SHTETIN E TIJ . AI KA ME SHUME MEND SE TE GJITH JU QE JENI NE TIRANE. MOS NA BEJ TE ZGJUARIN KETU, A THUA SE AI NUK E DIN, QE SERBIA ESHTE NJE NGERC I KEQ PER KOSOVEN.
    JANE DESHIRAT E BE PER DIALOG ME SERBINE
    POR NE FAKT KOSOVA KA MBARUAR PUNE. SECILI TE ADMINISTROJ SHTETIN E TIJ. ,

  7. zara says:

    Problemi është se ata që shkuan për të votuar Albin Kurtin nga Europa, duhet të dinë të kërkojnë se gjuha e përdorur nuk është në favor të kosovarëve. Votuesit që i gëzojnë të mirat e perendimit, mos të votojnë kundër kosovarëve që nuk duan konflikte, atyre që duan të gëzojnë të mirat e Kosovës me punën e tyre dhe jo me të ardhurat e emigrantëve që nuk punojnë në perendim, por jetojnë me taksat e punonjësve në perendim. Urojmë ta kthejë pllakën se kështu ka bërë gjithnjë Kurti.

  8. Korabi says:

    Albini kujton se duke bere te fortin me perendimin(si Enver Hoxha)do i trembi ata,dhe do i thon, aman Albin na fal se gabuam. Po ku e gjetet kete koqe o vellezer prej Kosove?!

  9. qytetar says:

    ……se mos vetem premtimin e Pare [email protected]@
    Marrezi e Madheshtise…….

  10. Taulant dautllari says:

    Tan hilja qe nga miemri kuptohen dhe ato qe shkruan kerkojn lek nga do mbase ju jep dhe serbi perveç grekut pse jo gjith keto shkrime te ndyra ne kuris te shqiptareve keta shesin dhe nenen e tyre per ndonje lek njeres pa vlere

  11. Ndroqi says:

    Albini eshte politikan konfliktual,brenda dhe jasht Kosoves,100% si Enver Hoxha,mire brenda,po duke menduar ti imponohet Shqiperise, ka hyre ne konflikt dhe me kryeministrin e Edi Rama, dhe kush,ky birbo qe do na bente bashkimin kombetar! Tani do e udheheq Kosoven i rrethuar nga”armiqt” e jashtem dhe te brendshem.

    1. ca po thua says:

      Enveri eshte Hero Kombetar, Albini eshte nje liliput!

  12. Pipëtima says:

    Ore shoku, po ç’është ky “abraziviteti”, mor vlla?! Ke edhe fjalë të tjera “abrazive” në shkrimin tënd, por ky “abraziviteti” ma GËRRYU fare tepelekun e kokës. Sa shkrime bëni (jo vetëm ti) aq fjalë “të reja” sajoni. Le po “abraziviteti” nuk është as fjalë e huaj. Ke marrë fjalën abrasive (abrazive) nga italishtja dhe i ke shtuar dhe një “teti” nga prapashtesat e shqipes dhe ke sajuar – dreqosur – një fjalë (i thënçin). Po ke sa të duash fjalë shqipe, mo burrë i dheut! S’ka nevojë të t’i përmand, por përmendu ca ti e hajde në vete, se na e GËRRYVE trurin.

    1. Albi says:

      ne fakt abraziviteti dhe gerryerja jane fjale te ndryshme. Gerryerja do ishte “korroziviteti – corrosiveness”, dhe jo “abraziviteti – abrasiveness”. Nuk eshte shume kollaj te gjesh fjale ekuivalente ne shqip. Une sinqerisht nuk e di, mgjse i pranoj limitet e mia.
      sa per info, fjala abrazive eshte perdorur prej kohesh ne shqiperi, mjaft te kujtojme Uzinen e Instrimentave Abrazive ?

      1. Te flasim shqipen paster says:

        Vec nje snob do te pelqente me shume “abrazivitetitin” nje fjale me shtate rrokje me fjalen shqipe “gervishtesine”.
        A me jep dot nje arsye te vetme “Pse?”
        Dhe vec kesaj a e di ti se vete fjala abrazive eshte nje krijim latin jo i natyrshem (ne anglisht te tilla krijime quhen misnomer)
        We do speak Albanian!
        Na lodhen keta snobet qe na kane mbire si kepurdhat ne keta tridhjete vjet duke pandehur se mbulojne sadopak paditurine dhe fshehin inferioritetin e tyre.

  13. Jam dakort me dardanin says:

    Ta leme kosoven si shtet te eci me albin kurtin, ……me ulurimat kafsherore te altoparlanteve te xhamive dhe etja per te ngritur xhami do ju coi drejte mireqenies dhe pranimit nga bota e zhvilluar……….urime per mendjen qe keni , ….ne ne shqiperi jemi shqiptare por ne pak njolla iskame qe po zveniten si pasoje e pastrimit shpirteror ne respekt te te pareve tane.

  14. Shqiptar says:

    Kèta “profetèt” e rrumpallès si Dritani, janè bèrè si ajo barcaleta qè tregojnè shkodranèt. Dy vetè kishin rènè nè pusetè brènda. Deri nè fyt, nè mut. Njèri nga tè dy, nxorri me mundim dorèn lart dhe e pèrplasi i xhindosur nè sipèrfaqen e masès sè qulltè.
    Ai tjetri, ia priti, ,,,,kadalè mar zemèr se na stèrrpike.
    O Dritan,,,,,dil nga puseta o xhan se iu kanè marrè fekalet, jo vetèm shalèt por edhe trutè.
    Nuk jini pèr kèshilla apo analiza. Jini thjesht KOT.

  15. Iroshi says:

    Sa budallëqe dhe fjalë në erë do të ndeshemi grupimin Kurti dhe zonjën e tij Vjosa këtu do të jemi. U mbur shumë dhe shumë gjëra do i harrojë.

  16. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Dritan Hila éshté AJKA e GAZETARISÉ !! SUPER GAZETAR dhe nga të PAKTËT në SHQIPËRI FATKEQËSISHT !!! RESPEKTE pafund për DRITAN HILËN????????????????

  17. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Dritan Hila éshté AJKA e GAZETARISÉ !! SUPER GAZETAR dhe nga të PAKTËT në SHQIPËRI FATKEQËSISHT !!!RESPEKTE pafund për DRITAN HILËN????????????????

  18. pilo says:

    Pamvaresia e Kosoves, eshte thembra e Akilit e cdo Qeverije qe do vije ne Kosove.
    Eshte detyra kryesore. e Kosoves.

  19. katarakti says:

    Dritani e ka qarë këtë analizë. Kjo është situata e Kosovës sot në botë. Do ishte mirë që Kurti ta lexonte këtë shkrim për të kuptuar rreziqet me të cilat ndeshet Kosova sot. Mësimi i parë për Kurtin duhet të jetë: Forcoje miqësinë sidomos me Amerikën, por edhe me Anglinë dhe Gjermaninë. Vendos kontakte nê nivel të lartë me drejtuesit e këtyre vendeve. Po humbi aleatët e huaj Kosova do të përfundojë në gojë të ujkut. Siç përfundoi Krimeja.

    1. Nik says:

      Po lere o “katashurra” kete muhabet se D. Preshi, D. Leshi jane njesoj! ne vend qe te pershendesin dhe inkurajojne ndryshimet ne Kosove fale asaj qytetarie shembullore, behen cinike dhe shume te liq. Askush nuk duhet te flase ne emrin e “ne te Shqiperise” sejcili perfaqeson veten, na i neveritet me keto mashtrime dhe biseda bajate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje