Gjekmarkaj: Përzgjedhja e Ramës për të vaksinuar personalitete në moshë të thyer është kriminale, ky do t'i blejë me vaksina dhe ata do ja kthejnë me vota

17 Shkurt 2021, 14:32Blog TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj 

Sot ma bëri Zoti nafake të rri në shtëpi dhe po ai me shtyu të ndez televizorin ku në çdo stacion doli ai që nuk mungon kurrë! Deri tani në këtë dekik që po hedh këto mejtime mbi kartë vetëm ai e qet kryet kudo! Një ditë e plotë propagande.

U shfaq në Farkë që në sabah me shpiat e termetit si Jani Ferra me Rexhep Dacin (dy personazhe te një filmi socrealist) dhe pastaj duke hedhur ujë mbi zjarrminë që ka shkaktuar denoncimi i familjarve të viktimave tę Kovidit në spitalet tona!

Teksa Ai fliste ministrushja Ogerta Manastriliu tundte kokën e saj te mbështjellë me një maske lozonjare, ku mërzisë së Kryeministrit i shtohej melankolia e saj si vaj ulliri në sallatë!

Gjoci e Mrici janë një dyshe që shfaqet shpesh në perrallat e Ultesires perendimore në veri tę vendit ! Sot Gjoci llafosej, Mrici e shikonte nga poshte lart me admirim duke tundur kaptinen plot mend e derte shkaktuar nga virusi. Tani që e ka marrë ferra uraten në menxhaimin e koronavirusit e beson edhe qeveria.

Spitalet janë plot , shtepiat plot, vaksina ska ose ka aq sa pas çdo vaksine të gjeje kohe vete Edi Rama dhe të dalë teksa shpohet tek tuk ndonjë. Njerez vdesin perditë me shumicë. Por keto janë gjëra të njohura.

Vemendjen e cila goditet here pas here nga thagmat e njeriu që do mandatin e trete per 1 mije shtepi qe po behen dhe per te bere zap smunllekun qe ka zaptuar sokaqet dhe sidomos per ta shnderruar mjeksine në nur paradizi, megjithëse na e pat premtuar që në 2013 e perserit në 2017 dhe prape kesaj here!

Por vakia sot qe një tjeter në kufijtë e se pabesueshmes!

Do vaksinojme tha ca të moshuar po jo pleq të zakonshem, madje as veteranet por personalitetet në mosh të thyer!

Pa u marrë shumë me subjektivitetin e standartit për të qënë personalitet apo jo tek e drejta per jeten të gjitha qęniet njerzore janë njesoj!

Një perzgjedhje e tillë është kriminale, është e neveritshme, është e perbuzshme dhe e denueshme! Vetem një delirant i zgjidhur nga të gjithë zinxhiret e arsyes i jep të drejten vetes të percaktojë kush janë personalitetet e kush jo, kjo garë makabre mes të moshuarve! Se kishim degjuar askund kete postulat as besonim ta degjonin.

Në Europe standartet dhe rregullat vlejne per të gjithë. Kryeministri italian as që e beri vaksinen per vete dhe jo vetem kaq po as atij e as homologeve të tij nuk jua lejon etika humane të vëne kritere kaq makabre e diferencuese ne vaksinimin e popullates!

Sa Personalitete ka Shqiperia? çfare kriteresh dhe formularesh plotesohen per të qëne e ndjere tę tille? Mos do na qesin disa emra per të na mbyllur gojen me sentimentalizem? Sa veta ndihen personalitete ….kur vaksinat jane vetem ca qese ?

Kur të vaksinohen personalitetet të tjeret do jenë më të qere se kho është aspirata e tyre? Kush do jete komisioni vlerësues i personaliteteve, Akademia e Gjinushit apo ndonjë tjeter kotec ideologjik?

Keto dhe shume pyetje te tjera lindin në mesin e një dite propagandistike ku habia kalon çdo fantazi dhe fantazia perfundon tek perbuzja e refuzimi. Edi Rama rrezoi strategjinë e prezantuar nga Ministria e Shendetesise dhe Komiteti teknik ku mjeket ishin te paret e keshtu me rradhë! Sot me “ personalitetet” e ti deshmoi se deshiron te bleje vota me vaksina dhe influence publike nepermjet emrash te caktuar.

Bielinski thote “nga të gjitha pasionet njerzore, pas egoizmit, pasioni më i madh e më i eger është ambicja për pushtet.Mund të themi me siguri se asnjë pasion nuk i ka kushtuar njerëzinit kaq vuajtje dhe gjak sa ambicja pë pushtet “ !

Ai qerrata Bielinsk ne dhe Prijesin tonë legjendar paskesh patur parasysh. Ky të blen jeten me vaksina dhe ata ja kthejne me vota. Në dukje një pantonimë e peshtirë në thelb e denjë për tragjedite greke

16 komente në “Gjekmarkaj: Përzgjedhja e Ramës për të vaksinuar personalitete në moshë të thyer është kriminale, ky do t’i blejë me vaksina dhe ata do ja kthejnë me vota”

  1. ida says:

    O njerez behuni pak njerez!

    1. Tahipi says:

      Profesori pa vepra, ha ha ha i bje me dore te Fevzua aty eshte profesor paçka se vepra s’ka. Lango fare

  2. k says:

    Do i sekuestrojnë pronat e vjedhura padronit ,prandaj u çmend “petagogu”(kristalit).

  3. Futi nji paçe,se trut paçe i ke. says:

    Shko loqe,futi nji pace,shkerdhat muti.Jeni msu vetem te dizinformoni,por kres do ju bi prap Rama.Do kafshoni ate gjuhe te piste qe fjalet i nxirrni,si me dal prej bythes.Ty dhe te tj si puna jote osht per tju qi robt malokt e mutit,qe e degjenerut ate ven.Krekoseni kur dilni ne TV sikur keni kap qillin me dor,e jeni me te zgjutet.Robt do tju qite Enveri Po te ishte gjalle,e gjith ju zgjebsa do gjejshit vrim me u fut.

  4. zef mici says:

    Zahmet e ke o gjekmuti po edi rama do te ju qije te pakten 8 vjet
    pastaj perseri nje socialit i kalibrit rama do tu qije perseri
    keshtj qe mos merziti
    deri sa fara e juaj e pist te zhduket nga vendi

  5. Haka Tekizoti says:

    Nëse Rama i blen, po ju ç’bëni iu hëngërt mortja, vetëm hani? Mbetet vetëm me thikë, lugë e pirun në dorë. Pse nuk i thoni Likes të vejë t’i blejë i dyti me ca dekorata. Pensionistët aq duan. E kini të sigurtë blerjen sepse pensionistët vetëm blerësin e fundit mbajnë mend.

  6. petrit says:

    gjeke, ashtu po bejne dhe ketu. vaksinohen moshat mbi 65 vjec ne fillim, pasatj ne te tjeret.
    hesht kur nuk din gje ose … kur nuk do te dish .

  7. ic says:

    Zoti Gjekmarkaj, Edi Rama ka plot probleme qe t’i vihen ne dukje por per vaksinimin e moshes se trete ja ke fut kot, ke shkruajtur me tifozllek.
    ne te gjitha fushatat e vaksinimit fillohet nga shtresat me te rezikuara. Ju e dini kete por me shkrimin tuaj tregoni se dhe ju jeni pjese e llumit qe ka kapur Shqiperine. Me kete tregoni se dhe ju qe pretendoni te vini ne pushtet nuk ndryshoni nga llumi i helmatisur. Problemi me i madh i Shqiperise sot eshte shfaqja e kastes tuaj te gjithologeve, nje shtrese e neveritshme ekspetesh et analistesh qe shfaqen çdo nate neper media e japin mend per çdo gje. Kjo diktature mediatike qe ky grup njerezish ka krijuar, ka shkatuar demin me te pariparueshem ne gjendjen psikollogjike-sociale te shqiptareve. Ju lutem mos dilni me neper media. Nese e doni Shqiperine jepni alternativa zhvillimi, konkuroni me ide dhe eshte populli qe do zgjedhe. Beni pak pushim ju lutem…..

  8. Roberto says:

    Agron Gjekmarkagjoni po rreshket nga trute c’do dite. Po behet kamikazi i PD. Besoj se ju kujtohet qe ka ca kohe qe Eni Vasili e fton ne studion e OPEN per ti marre nje mendim nje te marri.Une lexova vetem titullin per te kuptuar gjendjen e rende mendore te Gjonmakagjonit Demokrat te kohrave moderne i cili e quan krim vaksinimin e te moshuarve sepse me kete veprim sipas idiotologut Gjekmarkagjoni te gjithe personat qe do vaksinohen do votojne per PS????Tani po e kuptoj une pse demokratet dhe opozitaret nuk duan te vaksinohen me vaksinat e Rames sepse kane frike se kur te votojne i bie qe te votojne PS se PS ju ka bere magji me ane te vaksinave.( jane vaksina per popullin dhe nuk i ka prodhuar Rama por “mendje-holli” Gjekmarkaj e ka zbuluar kete.) Nje loqe si Agroni veshtire ta kuptoje qe edhe kur flet ne fytyre i lexohet qarte inferioriteti provincial te cilin e vertetoi perfundimisht me menyren e te ngrenit ne studion e Arian Canit nje tjeter muti mediatik.

  9. lavdosh says:

    E peshtire propaganda Gobelsiane e ketyre “fashisteve” te rinj qe flasin ne emrin e medias dhe lirive.
    Sa per dijeni ne cdo vend te botes kane bere te njejten gjera:
    – moshave te thyer dhe vecanti ata qe jetojne ne shtepi te moshuarish kane prioritet
    – Drejtuesit e vendit dhe personalitet bejne vaksinen ne publik per te cuar mesazhin qe vaksina eshte e sigurte dhe per te dhene shprese
    – Nje grup i konsideruar “sherbyesit” jane ne prioritet dhe ketu hyjne disa poste qeveritare per arsye qe kuptohen
    Ketu tek ne, ruumpallistat, kriminelet, kritizeret profesioniste dhe ata qe nga hici gdhihen analiste nuk duan shprese pro vetem zi. E peshtire qe cdo gje shahet ne kete vend

  10. Jurgeni says:

    O zot si ka mundesi qe te jete kaq djallezore mendja e nje njeriu. Ky eshte kulmi.
    Po pse e acaroni akoma kete popull, po ku e di ti o profesori i karit qe Rama e bene per kete. Po pse ore bythqir profesor cdo gje me lek e matni ju. Imagjinoje ju pa pushtet dhe mendjen tek leket pale me pastaj te vini ne pushtet fara juaj e ci beni ketij vendi.

  11. Pranvera says:

    Z MARKAGJON NJI GJE ESHTE E VERTET SE SA ME SHUM AFROEN ZGJEDHJET AQ ME SHUM PO E LE ARSYETIMI !!!!.QETSIN DO TA GJEJ NE 25 PRILL????.

  12. Victor says:

    po pse e intervistoni kete pacavure akoma, nuk e shihni cfare fytyre e stresuar qe eshte , ky eshte profesori i shkolles se pd
    fuck him

  13. Qerim Vidohova says:

    Persa i takon deshires se shfrenuar per pushtet, shihni ndonje ndryshim midis zotit Rama dhe zotit Berisha, i nderuari Profesor?

  14. Macukulli says:

    O Agron. Po pse merzitesh o trim. Nder ” personalitetet ” qe do te vaksinohen do te jete edhe idhulli yt i pakondicionuar, krimineli Sali berisha. Duhej te kishe duartrokitur ne vend qe te besh hartime nga fshati.

  15. Sotiri says:

    Ballist ne kohe moderne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje