Nga Frrok Çupi
Pse po hahen mes tyre këta që duan ta gjejnë nëse ‘e bëri më mirë Kosova!, e pse nuk e bëmë ne ashtu si ata?’ Çudi e madhe, sot e kësaj dite realitetet ndahen mes krahasimeve. Në qeverisjen e kaluar, 2020, Kurti mundi të jetë në qeverisje vetëm 4 muaj, (3 shkurt- 3 qershor); po si u kthye tani prapë?. Kjo është gjëja.
Ndërsa hija e gjësë është diku tjetër:
Politikanin e Kosovës, para se të mbërrinte në Prishtinë, e kemi pasur këtu disa herë, herë pas here. ‘Këtu’ do të thotë në Tiranë e në rrethina. Po flas se e kishim këtu si fantazmë, si model, si përsëritje, jo si person- sigurisht. Modeli na vlen. Djallëzia e modelit ‘shko e eja’ është se duket sikur je duke ecur; dhe në fakt je duke ecur, por së prapthi në kohë.
‘Albini’ u pa këtej rrotull, si sot në Prishtinë kur deklaron se ’14 shkurti ishte një referendum’. Ne këtu po na gjëmojnë daullet e veshëve me ‘referendumin’ e 25 prillit, datë kur këtu do të jenë zgjedhjet. Në fakt janë ‘zgjedhje’, por këta e quajnë ‘referendum’ se u duket fjalë më e ngatërruar. Referendum u quajtën edhe zgjedhjet e viti 1992, por fitorja e fitimtarit PD, u zhyt në humbje për katër muaj. Edhe Albini, vitin e kaluar humbi në 4 muaj. Njësoj, si atje si këtu, njerëzit i konsiderojnë si speca që mund të mbushen me fjalë të mëdha.
Njësoj si në Prishtinë, edhe këtu ka shndritur fitorja e fitimtarit, shndrit si dielli. Aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani, në mesnatën me borë pardje, deklaroi se kjo ishte shënuar si ‘natë e bardhë’, dhe nesër ‘dielli lind më i fuqishëm’. Katër dekada në komunizëm janë dëgjuar këtu po këta zëra të boshatisur se ‘dielli lind më i madh’ kur del udhëheqësi në tribunë. Në parullën bosh, njësoj mbështillet dogma, mashtrimi, pabesia ndaj popullit. Çdo vit e përvit…, sa më shumë ‘diell’ në dogmën e partisë- derisa një ditë u shtrua uria.
Në realitet dhe në hije, modeli ‘Kurti’ është i sinqertë: ‘Ju fituat, popull i dashur, tani festoni’- u tha në mes të Prishtinës. Edhe në këtë vend të shkretuar nga diktatura dhe nga post- komunizmi, fitoret e Partisë kanë qenë, pa ndarë, fitore të popullit. ‘Fitoren që kërkuat ua sollëm, o njerëz, ja ku e keni, merreni, është juaja!’ Duartrokitje dhe brohoritje!. Ja kështu u bë edhe në Prishtinë. (Por u tha parulla e sinqertë, aq më keq- e sinqertë). Nuk ka marrëdhënie më mizore se kjo mes liderit dhe popullit. Nesër në mëngjes, ti mik i dashur ke diellin’, ne e bëmë betejën tonë!.
Pushteti i vdekur në Shqipëri, po kthehet si tabu në Kosovë. Siç është mohimi që kthehet në totem të fisit e nderohet si kafsha e tmerrshme. Gjithë Lëvizja që ka fituar pushtetin në Kosovë po merret me ‘kafshën e tmerrshme’ që sapo u vra dhe që është ‘Lëvizja për Çlirimin e Kosovës’. Udhëheqësit e Çlirimit dhe të Republikës janë ‘varrosur ‘në Hagë, por këta në Kosovë i kanë kthyer në totem për të fituar pushtetin. Sulmi ka nisur me mohimin e gjithçkaje që është bërë deri sot. Edhe në vendin tonë ‘jeta e re’ nisi dhe lulëzoi kur erdhi Partia Komuniste e pastaj Demokracia. Një jetë të tërë komunizmi e krahasoi kohën me vitin e perënduar 1939 të mbretit Zog; edhe Demokracia dogji të gjitha veprat industriale të ‘Punës’. Në Kosovë, liderët e rinj zor se dalin nga gropa ku po vrasin totemin ‘Thaçi & Co’. Këta vetëm mohojnë me ‘nuk’: ‘Nuk jemi të korruptuar, nuk kemi qenë, nuk do të jemi’. Po pohimi?… Në mëngjes, drekë e darkë, qytetarët e Kosovës do të ulen në sofër me totemin e mohimit.
‘Njeriu aktiv’ i Kosovës ishte ndërtuar më parë në Tiranë, para Tiranës në Pekin, para Pekinit në Ulan Bator… Gjithçka është e parë një herë tjetër. Parulla e lëshuar nga Kurti në mesnatën e fitores, se do ‘të kërkojmë njeriun aktiv’, është më e frikshme se nata pa hënë. Me dy fjalë të lëshuara ashtu kot po trembin superfuqitë aleate. ‘Njeriu aktiv’ është njeriu i ri që ka qenë një herë, është qëndrestari që dogji disa herë qytetin tonë, është kamikazi dhe aktivisti islamik- kësaj i trembet bota.
A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.
Hijet lëvizin ngado.
Shume sakte Frrok Cupi.pavaresisht nuk kam ndonje simpati per ty ,per te kaluaren tende! Por ky eshte vetem mendimi im personal! Mund te jem edhe i gabuar! Por kohet e fundit me pelqen shkrimet tende! Kane te verteten brenda,humor,sarkazme,njohes i Sales dhe si vellezrve te tu! Eshte model i Sulltaneve te Anadollit,qe vrisnin gjysemvellezerit qe kishte nga babai,nga mama te tjera! Tito ishte mjaft i zgjuar per ta lene Kosoven injorante!
FRROK laj gojen kur flet per Rexhep Mitrovicen e Xhafer Deven patriot te medhenj anti sllavo-komunist te shquar.
E pranoj kritiken ndaj ketyre patrioteve prej plehrave te tille si Gramoz Ruci e miu i Divjakes Erion Brace por jo prej jush.
Boll percave Shqiperin mos je paguar nga fondi i min.jashtme Greke 50 miljon euro per te percar edhe Shqiptaret e trojeve.
Nuk na the Frrok,,po kèta shqiptarèt e Kosovès, pse nuk i mbanin vallè mend “arritjet” e çlirimtarève si Thaçi por kèrkuan njè çlirim prej tyre?
Lère Frrok, mos e humb vetveten nè njè debat tè tillè.
Krahason dardha me portokalle, komunizmin e pasluftès me zgjedhjet e 2021.
Nuk qèndron.
Sovrani ka zgjedhur Frrok.
Frrokèt, le tè ruajnè qetèsinè.
Legen burre
Faleminderit i mencuri Frrok, nje kenaqesi e madhe te ngjitesh ne lartesite mendimit tend
Edhe nje here perkulem me nderim ndaj penes se ndritur te Frrok Cupit! Albini dhe albinistet kane marrur shume vrap per te permbysur luften e UCK-se dhe gjithcka pozitive te kosoves,me pretendimin per te mohuar periudhen gjithcka nen demagogjine se keta te ardhurit rishtaz ne pushtet NUK jane si “Ata”,nuk jane te korruptuar e nuk……e nuk… dhe se do i bejne vezet e kuqe perpara se te vije pashka etj etj.Tamam sic beri uzurpuesi i te pares parti politike opozitare ne vitin 1991 me pardesy te bardhe,i mbijetuari i vetem i themeluesve te asaj partie ne ate parti,qe me urrejtje te shfrenuar e plan te qarte largoi,akuzoi,shantazhoi e asgjesoi te gjithe te tjeret.Te shohim se si do te vazhdoje nxenesi e akeati i tij kosovar,anarkisti i cfrenuar antisistem me xhepat e mbushur me shashka e gaz lotesjelles ,qe e ktheu me se nje here parlamentin e kosoves ne cirk!Heren e pare si krieminister ndenji 4 muaj,tani te shohim se sa do te qenndroje tani qe e mori te gjithe tepsine,sepse thesi i nastradinit me genjeshtra perpara zgjedhjeve u zbraz dhe ata qe e besuar ishin jo pak por 50 % e kosovareve,por deri kur? Sepse sic thote populli “genjeshtra i ka kembet e shkurtera”!
O Frrok, lene at muhabet se prej shume kohesh nuk te merr njeri seriozisht. Nese ke ndonje ” duartrokitje ” apo honorar prej shkrimeve qe ben, kete e ke nga njerzit qe duan te mbajne ane, pra, nga ata qe quhen militante apo sufllaqe.
Te flasim hakun, je nje analist i zoti, por karakteri i jot dinak dhe mungesa e theksume e principeve, te ban te pa-afte me ba analize me qellim te mire.
Frrok, je figure e djegur.
Paragrafi i fundit z.Frrok eshte dritherues,real, besoj te mos perseritet.
Te gjithe kunder Albinit? Sa shpejte na bren ankthi te godasim!? Lerini Albinit kohen e tij te sukseseve dhe gabimeve. Per momentin njerezit i besuan. Tani ai ka topin ne kembe. Sa per “diellin e premtuar”, ne shqiptaret kemi me shume klloune, prestigjiatore dhe borifryres se ne Kosove.
Fjala e Albin Kurtit eshte si do luftoje kundra…….. te gjitheve…
Por kur u pyet a do luftosh kunder Serbise, aty nuk ja mbajti, dhe tha qe nuk e kam ne plan.
Me njehere erdhen dy telegrame nga Amerika dhe Europa, vazhdo bisedimet me Serbine.
Ketu ngel ne klase Albini, se sapo i permend Serbine, futet mbas shkurreve nga frika.
Te luftosh kunder Serbise, eshte te ulesh ne tavoline, dhe ti thuash Serbise te keqijat, dhe planin e se ardhmes.
Te verteten per Kosoven, ja ka thene Edi Rama Vucicit ne mes te Beogradit. Dhe u tund gjithe Beogradi, Vucicit i iku fytyra..
Nje shkrim, fund e krye antikombetar. Shembujt e ketushem nuk jane aspak te natyrshem. Kesisoji, veprojne vetem antikombetaret e sojit te Frrokut, mesazherë te armiqve te shqiptareve!
Shifet komunisti Frrok, Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva kane qene intelektualet me te medhenje te asaj kohe. Ata nuk deshen qe Shqipetaret ta perqafojne komunizmin sepse e dinin cka e pret popullin. Komunistat si Frrok Kaka e ka friken e Albinit, mos u friko sepse i duhet ehe ca kohe Albinit deri sa te behet Kryeminister i gjithe Shqipetareve. Albini este e vetmja shprese Kombetare Shqipetare ne Bote. Frrok Kaka, per moshen qe ke me mire kishte me qene qe ti japesh nje keshille Albinit, ta sygjerosh, e ta afrosh sesa te ndjellesh terr e zi, nuk e ke moshen, te te vije turp. Ke shume mangesi te kohes, prej floket o Frrok Kaka!
NJERZIT E PENES, SI FRROK CUPI ME SHOKE, TASHME KANE SHKRUAR SHUME, PER POLITIKANET TANE DHE POTHUAJSE I KANE SHTERUAR FJALET PER ATO. SHYQYR QE DOLI NJE ALBIN KURT, E HAJT TA QENDISIM ATIJ ZANATIN KU E KA. NDRYSHE PA KRITIKUR, TIPA SI FRROKU JETA I BEHET MONOTONE.
ALBININ E VOTOJ POPULLI, DUKE E PARE SI ALTERNATIVEN E VETME , MBAS 13 VITEVE PANVARSI, KU ESHTE PROBLEMI???!
JU BEN PERSHTYPJE POPULLI I KOSOVES, QE ESHTE I AFTE, PER TE ZGJEDHUR QEVERI TE RE.
ASKUSH NUK DUHET TE FLASI PARA KOHES.
Frroku&Co nuk kane cfare te bejn e u hedh nga nje kocke Athina e Beogradi vetem per te percar Shqiptaret.
Respekt per Rexhep Mitrovice e Xhafer Deven patriot te vertete Shqiptar qe luftuan me gjithe shpirt monstren Sllavo-Komuniste qe shkaterroj kombin Shqiptar
Ham Ham Frrok…HJam..Rama Bam e Frroku Ham.
Zagar gjahu je o Frrok asgje tjeter.
Si gjithmone zoti Cupi je pere e arte, ata qe nuk te kuptojne dihet jane shpellare aq te trashe sa krahasojne Arjon Bracen me kriminelin Xhaver Deva etj….. Fjalet e Nolit per kosovaret nuk po i permend por koha i ka vertetuar por shellaret nuk gdhenden duhet matrapik ti caje…
Albini eshte frikacak, e verejtet ne fushat, nuk ja mbante bytha qe te vinte ne tv opozitare,vetem te Dukagjini i oligarkut, e kunderta Edi Rama, me shume shkon te mediat kundershtare, si Fejziu dhe deri te Qimi i Saliut te Pekes. E njejta gje dhe me Serbine, nuk ja mban te ballafaqohet me kundershtarin, qofte ky dhe armiku shekullor si Serbia,kurse Edi Rama ja tha balleperballe ne Beograd, Kosova eshte e pavarur,kurse Trepcen ti nuk mund ta bjeshe ne Beograd.
Albini eshte frikacak, e verejtet ne fushat, nuk ja mbante bytha qe te vinte ne tv opozitare,vetem te Dukagjini i oligarkut, e kunderta Edi Rama, me shume shkon te mediat kundershtare, si Fejziu dhe deri te Qimi i Saliut te Pekes. E njejta gje dhe me Serbine, nuk ja mban te ballafaqohet me kundershtarin, qofte ky dhe armiku shekullor si Serbia,kurse Edi Rama ja tha balleperballe ne Beograd, Kosova eshte e pavarur,kurse Trepcen ti nuk mund ta bjesh ne Beograd.
Si gjithmon shumë konkret gazetari talentura Frok Çupi.me analizat e tij.
Ikë o Albin Kurti dolloverexhi ti ishe partizani më i vendosur i VV për tu bashkuar me shqipërin,,tani thua ,s na lejon kushteta dhe dëckla e vëckla ,troq je mostër.
Po të ishe burr kosove e patëriot i trojeve shqiptare duhej të deklaroshë -Se nuk më ndalon as plumbi për tu bashkuar me shqiprinë amë .
Bashkimi me shqipërinë është A-JA e programit i V .V.
Prandaj unë e dija me kohë se je kurvë.Dhe rrjedhimisht :
Kurr kosova nuk do shohë hajr me ty.,një kalama-jo nga vitet ,se ato i ke mbi supe ,por nga imazhi keq dhe interesat tua ,për të mbush xhepat si politikanët tjer andej e këtej kufirit.
Frroku i mykur ne qelezat e llogaritjes se kalimit te pushteteve,kurre nuk mund te qaset ne botkuptimin dhe ndjenjat e atyre qe kerkojne dhe arrijne ndryshime.,dmth quhet buke e mykme…
Shikoj disa komentues qe thone se Xhaferr Deva ishte intelektual,po ishte,por ishte kriminel,ka vrare 104 burra, gra, dhe femij ne mes te Tiranes.Edhe Sali Berisha ishte intelektual, po tani eshte kriminel, se ka vrare me mijera shqiptar vetem per te mbajtur pushtetin,dhe krimin e fundit e beri ne 21 Janar 2011,ku vrau 4 njerez me duar ne xhepa.
Koha e Rame-Frok-Rucit ka mbaruar.Nje mendesi e re po vjen ne politiken shqiptare.Papagallet e se shkuares nuk mund ta ndalin.
Mjaft volle vrer o vemje e politikes se vjeter me xhakete te kthyer .
Albin Kurti dhe shoket e tij jane e ardhmja jo vetem e Kosoves, por edhe e Shqiperise.
Ju ka hyre frika se kjo vale do perhapet edhe ne Shqiperi.
Kohes suaj po i vjen fundi.
E reja, perparimtarja, nuk ndalet.
Mekatet tuaja, ku edhe ti ke pjesen tende per lenien e vendit ne kete tranzicion te stergjatur, do te paguhen nje dite.
Shkrimi eshte i mire.Komentuesit e ndryshem nuk merren me shkrimin po me gazetarin,nqs Frroku do te kishte dale me paeudonim ,te gjithe do te flisnin ndryshe.Kjo eshte provuar disa here ne gazeta.
Kurti eshte gjithe pathos ,i etur per pushtet,perdor shume mire karten e korrupsionit por i paafte te mbijetoje ne kete shoqeri hajdutesh dhe banditesh.Gjithsesi Kurti fitoi dhe fitimtari nuk gjykohet por analizohet,
Kurti eshte anarkist -kapitalist,tip rremuje dhe pa asnje eksperience ne ekonomi ose dipllomaci por ka mbylle syte dhe vetem bertet,
Ishalla ka kohe te degjoje dhe te shohi me te vjetrit.Praktika vlen te pakten sa teoria.
Kurse per Mitrovicen dhe Deven,dihet qe ata jane direkt pjesmarres ne masakren e 4 shkurtit 1944,ku u pushkatuan ne Tirane rreth 40 njerez te pafajshem.
Oreksi thote qe ishin kunder serbeve por qe vrane vellezerit e tyre per hakmarrje te nipit te Deves qe ja vrane komunistet,
Xhaferr Deva eshte bash daja i Rugoves por Rugova eshte simboli i shtetit Kosovar dhe keshtu litari nuk mbaron kurre..
Bravo Frrok,i lexoj me qejf shkrimet tuaja,tani ti kthehemi ketij demagogu revolucionar,Albinit, ky o Frrok me populizmin extrem arriti te fitoj,por duke qene konfliktual veshtir e ka.Albini I ka shpallur lufte kryemimistrit me te suksesshem te Shqiperise keto 30 vjet,Edi Rames, kujton se me mystaqe mutin Bole Abazin do ta rrezoj.
Albini eshte Saliu i Kosoves,mashtrues klasi,shume shpejt ka per ti dal kallaj ketij rrugaci rrugesh.
Nderime z.Froku. Ke bere vertete nje poezi, ku zberthen qenien shqiptatre. Prandaj dhe jemi katandisur ketu ku jemi: Qenefi i Evropes!
Shiko i dashur Frok si te jane versulur shumica e komentuesve, sepse u shave “Liderin e Madh”.
Jam dakort me gjithcka qe thua. E keqja jone si Shqiptare eshte se ne kemi kujtesen e peshkut. Ne mbajme mend vetem 2 sekonda sa mban ment dhe cironka dhe mbas 2 sekondash ne fillojme jeten nga e para. Ne themi vetem “mirmengjes” dhe nuk dime se ekziston edhe “mirmbrema”. Keta jemi ne. Njerez pa kontiunitet! Jja dhe shume komentues ketu kane haruar vepren e Kurtit kunder Kosoves. Ata kane haruar qe Kosova u be sepse clirimtaret nuk vepruan sic donte Kurti ne Rramuje e me gjate…Cdo gje eshte harruar z. Frok dhe Dita e Re filloi me “mirmengjes” nga e para. Lideri i madh me pamje spiuni eshte Lideri me simpatik ne bote! Ne harruam cdo gje dhe po e fillojme nga e para diten tone te dhimbjeve dhe vuajtjeve. Diten e pare qe Serbi do leshoje piken e pare te helmit ne gjakun tone, eshte pikerisht dita e pare e “Liderit te Madh”. Pikerisht kete dite Serbet deklaruan se Albini nuk do te bisedoje. Qeshin nen mustak ata se e dine qe ato qe thote Albini jane pjese e “lojes” e serbe, qe kur ai hengri corben e tyre te helmuar. Eshte e kote te flasesh per historine e Albinit… Ne fillojme nga e para duke thene “mirmengjez”. Jemi te lumtur se kemi haruar gjithcka! jemi te gezuar pa mase per “Liderin tone te Madh” . Per ne zoti Frok nuk ka rendesi vepra para Dites se Re. Nuk ka rendesi fare se kush eshte Kurti. Rendesi ka qe ai eshte “Lideri yne i Madh” dhe ne themi “Mirmengjes”….Ne e fillojme nga e para qenien tone si “Qenefi i Evropes”. Ne nuk duam lirine dhe miqte qe na duan. Jo, ne duam “Liderin e Madh”. Me kote beret Amerika dhe Evropa per bisedime. “Lideri i Madh” shkerdhen Ameriken dhe Evropen te marre se bashku. Ne as qe mendojme se “miqesia” me Ameriken qe lideri I Madh e quan vrimen e fundit te kavallit, eshte A dhe B e jetes sone. Jo, ne dime me mire. Te na e rruaje ky Lider i Madh!
meqe phrroku ma dha sufllaqen te kafshuar
nuk po e mburr sot duke i thene “je pene e arte”
meqe phrroku ma dha sufllaqen te kafshuar
nuk po e mburr sot duke i thene “je pene e arte”