Nga Geri Selenica
Zgjedhjet në Dardani treguan që populli shqiptar është i lodhur nga dhunimi, shkatërrimi, grabitjet, dredhitë dhe paaftësitë politike. Edhe partitë politike të shqiptarëve të Dardanisë në dy dekada qenë të paafta për të ndërtuar një shtet me veprimtari bazike.
Partitë politike në Dardani, ashtu si në pjesën e Shqipërisë së 1913-ës, treguan aftësi fisnore kriminale për të vjedhur dhe grabitur fiset e tjera të pa mbrojtura shqiptare, por jo për t’i bashkuar në një shtet funksional në shërbim të të gjithëve.
Popullit shqiptar i mungon gjenetikisht ndërgjegjja e bashkimit shoqëror (kohezioni social), çka e ka lënë pa shtet ndër shekuj dhe jeton në eter, falë rastësisë gjeopolitike.
Pjesës së shqiptarëve që banojnë në Dardani ju dha mundësia për ta korrigjuar këtë difekt me Lëvizjen Vetvendosja.
Unë si i djathtë e kam përkrahur në parim këtë lëvizje të majtë deri parvjet, duke u nisur nga interesi kombëtar i nevojës së përkohshme dhe jo nga pikpamjet e mia politike.
POR, qëndrimet kinse të guximshme kundër zyrtarëve të atëhershëm të administratës amerikane më lanë një shije të hidhur mosmirënjohje, pabesie, paburrërie dhe paaftësie diplomatike. Bile një dogmatizëm i tipi enverist.
Përsëritja e ditëve të fundit e mospërkrahjes ndaj dokumentave dhe angazhimeve ndërkombëtare të firmosura nga Qeveria e Kosovës, si marrveshja e Uashingtonit dhe vendosja e Ambasades ne Jeruzalem, më le realisht një shije shumë të keqe.
Minimalisht pushtetarët e rinj nuk marrin vesh nga diplomacia dhe gjeopolitika.
Shpresoj që të mos e fusin Dardaninë në një qorrsokak.
Me gjithë dëshirën e sinqertë që kam që Vetëvendosja duhet ta pastrojë Dardaninë nga bandat kriminale të ish-komandantëve dhe të ndërtojë një shtet më të drejtë, kam frikë se moseksperienca në shtetësi dhe sidomos në marrdhëniet ndërkombëtare do ta çojë Dardaninë në një rrugë pa krye.
Kam fakt personal. Duke studjuar dhe punuar për mbi 37 vite mbi mundësinë më të mirë të lidhjes së Shqipërisë me vetvehten dhe me tregjet ndërkombëtare, ne kemi zhvilluar një strategji ndërlidhje kombëtare dhe ndërkombëtare të cilën në 20 vitet e fundit ja kemi paraqitur çdo qeverie shqiptare dhe qeverive aleate.
Natyrisht edhe Vetëvendosjes ja kemi paraqitur vazhdimisht së paku për 10 vite.
Në 10 vite nuk kemi pasur asnjë reagim serioz nga Levizja Vetëvendosja. Albin Kurtin e kam takuar disa herë për këtë element shumë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe nuk kam parë kurrë një dëgjues të vëmendshëm.
Kam parë vetëm një njeri të vetkënaqur që nuk të degjon dhe nuk ka nevojë për leksione pasi di gjithçka. Parvjet bile i kam shkruar edhe një propozim për program ekonomik.
Megjithëse në programin e zgjedhjeve 2019 e vuri hekurudhën Shqipëri-Kosovë, por në versionin “Xhamadani Vija-Vija”, pa një logjikë inxhinierike serioze. Tek Albin Kurti kam parë thjesht një oportunist pushteti dhe jo një shtetar që interesohet seriozisht për çështjet kombëtare.
Ai më kujton fiks Berishën e vitit 2005 dhe Ramën e vitit 2009, që nuk lexonin studime por premtonin që sa të vinin në pushtet do t’i bënin dhe më pas i harruan. Thjesht ju interesonte pushteti dhe jo shteti.
Në mos u gabofsha, por edhe Albin Kurti më duket si ata. Shpresoj që të jetë ndryshe, por nuhatja ma thotë që nga pikpamja makro nuk do të bëjë ndonjë gjë, pasi nuk kupton elementet bazike të makroekonomisë dhe gjeopolitikës.
Natyrisht që populli mund të kënaqet me “Xhamdanin Vija-Vija”, por jo Dardania dhe jo Shqipëria.
Megjithë rezervat, besoj që fitorja e Vetëvendosjes është një hap pozitiv në jetën politike shqiptare. Mbasi marrja e përgjegjësive do t’i bëjë më të përgjegjshëm dhe mbase mësojnë si të nusërojnë pas martesës.
Kultura e shtetformimit don shumë breza dhe shekuj që të krijohet. Por me gjithë padijen besoj që Vetëvendosja e ka qëllimin e mirë dhe i uroj me gjithë zemër sukses!
Ore ju blogista a jeni ne vete ore? Po Kurti eshte nje kastravec dhe Kosova e votoj sepse nuk kishte alternative tjeter sepse ata te vjetrit kane me shume se 20 vjet qe i sherbejne vetes dhe jo popullit. Korrupsioni te hedh nga karrikja dhe te zevendeson me ke te mundet. Por, Kurti nuk eshte i duhuri. Eshte i papjekur dhe jo inteligjent. E vetmja gje qe ka te perbashket me Berishen dhe Meten eshte se te tre kane gra sllave. Berisha ka Lumturien qe eshte serbe, Meta ka Moniken qe eshte gollobordase (mqedonase), dhe Albin Kurti ka gruan ruse. Te gjithe ju sherbejne vendeve te grave te tyre. As mos e permendni Ramen dhe as mos e krahasoni sepse Rama eshte ne nje nivel inteligjence dhe civilizimi teper te larte. Albini nuk i vjen as tek shollet e kepuceve. Albinin e kane rrahur si qen serbet neper burgjet e tyre dhe e kane bere nje underdog. Dhe perfundoj me grua ruse. Ruset dhe sllavet (pershi Serbine) e kane shkaterruar Kosoven per 100 vjet. Ky bie ne dashuri me rusen. Asnjerit nuk i shkon ne mendje cfare i lidh Albinin me kasten sllave te Shqiperise.
Sa per dijeni gruaja e Albin Kurtit eshte Norvegjeze dhe ketu bie nje pjese e komentit tend,ndersa per keta te Shqiperis ke te drejte.
@Ervin
Ti gabon. Gruaja e Kurtit eshte me nenshtesi Norvegjeze, por baban e ka serb. Edhe ti gabon edhe ai me lart gabon. Saliu dhe Kurti i kane grate serbe, pra ata kane edhe femijet serb. Ata kane familje serbe dhe ti e di se cbejne dhenduret e serbit… Iliri eshte pak me ndryshe sepse gollobordasit jane puntore dhe Iliri nuk merret me politike. Ai merret me “llogari”…
Nga na doli kjo Dardani?