Dedektivia private shqiptare: Klientja kërkonte të investigonim të dashurën e burrit, t'i gjenim sa dashnorë kishte. Pandemia shtoi tradhtitë

19 Shkurt 2021, 18:23Lifestyle TEMA

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ka qenë dedektivia Shkënda Lila e cila ka rrëfyer se rastet e tradhtisë që ajo duhet të investigojë janë shtuar në masë pas pandemisë.

Dhe sipas saj më e çuditshmja është se numri i meshkujve që shkojnë në zyrën e saj është dyfishuar pas bllokimit sepse dyshojnë se gratë e tyre po i tradhtojnë dhe shkas janë bërë telefonatat apo mesazhet që marrin.

Gjithashtu dedektivia private ka treguar një rast që e ka habitur. Një kliente mjaft e shkolluar dhe e zgjuar i kërkoi të investigonin për të dashurën e burrit të cilën e njihte shumë mirë dhe të zbulonte nëse ajo po e tradhton burrin e saj dhe në fund t’i jepte fakte se çfarë bën e dashura e tij.

Rudina Magjistari: Më trego një rast ekzemplar le të themi.

Shkënda Lili: Raste ka pafund tek unë 5 vite punë saqë nuk mund t’i mbaj dhe mend. Një rast që unë do përmendja është tani në fund pas Vitit të Ri, kam qeshur dhe e kam marrë me sportivitet në fakt. 

Ka qenë femër, shumë e shkolluar dhe e ditur dhe e dinte shumë mirë kush është dashnorja dhe më ka thënë që nuk dua të ndjek bashkëshortin, por dua të ndjek personin që shkon me burrin tim. E dinte me emër, mbiemër, adresë pune etj. Unë i kam thënë pse duhet ta dish ti se çfarë bën ajo?

E më tha dua ta di se do i them bashkëshortit ja kush është kjo që shkon ti sepse pretendonte se kjo kishte dhe marrëdhënie të tjera.

Nuk ka ardhur për të investiguar burrin, por partneren që ka burri jashtë familjes. Mu duk një rast i çuditshëm në fakt, por unë e mora përsipër sepse këtë punë bëj dhe në finale i pasqyrova të gjithë të vërtetën.

I thashë nuk ka njeri tjetër përveç bashkëshortit tënd. Ajo e dinte, vetëm kishte merakun që donte të debatonte me bashkëshortin dhe t’i thoshte që kjo nuk është vetëm me ty, por ka dhe të tjerë.

Rudina Magjistari: Ky është një moment dëshpërimi besoj.

Shkënda Lili: Klientja ime kishte hallin më shumë tek lekët, kishte hall mos ia hante lekët që punonte gjithë ditën. Aty e kishte të gjithë merakun, nuk e kishte merakun që bashkëshorti kishte një partnere tjetër. Mos më hajë lekët e mia thoshte dhe kjo është e gjitha.

7 komente në “Dedektivia private shqiptare: Klientja kërkonte të investigonim të dashurën e burrit, t’i gjenim sa dashnorë kishte. Pandemia shtoi tradhtitë”

  1. Neroni says:

    Tradhetia eshte mese e zakonshme, dhe me shume pak perjashtime te gjithe martohen per interes (u duhet burre/grua, u duhen leke, u duhet status social etj), shume shume pak cifte kane dashuri. E gjithe bota njerezore eshte e bazuar ne vogelsira, genjim te vetes dhe perpjekje per te mbuluar Diellin me shoshe.

    1. Kur skam ca me ba, kruj bolet ktu says:

      Shqiptaret martohen per interes, GAMAR.
      Ja gjen baba nusen. Prandaj dhe nuk bajne hajer.
      Bota vepron ndryshe aplikon standarte te tjera

  2. Beqari-Beqo says:

    Rudina:une do te vija VETEM per ty….qe te me “Mbaroce Hallee”…..jo te me “Gjeshe Dashnoret” e Gruas,,(Qe sjam i martu)…
    si thua Rudina:He mos ma prishe….per koken tende..qenke edhe Bjonde??Si eshte ajo Fjalia e Famshme:”Bjonde me mire Neser” se Sonte??
    ka edhe te tjera….Na degjo…Leri Burra te Besojne se kane “Gra-Modele dhe te Ndershme”…dhe yppp…ypppp..xhixhi…yp…

  3. Dash Pacja says:

    Pra zonjusha apo zonja Rudine, kjo klientja jote e shume e shkolluar dhe e ditur eshte e ndergjegjshme per tradhetine e burrit te saj por i vetmi problem qe ka eshte nese dashnorja e shfrytezon tek leket se pa dyshim edhe ajo vete ka te pakten nje dashnor te saj.
    Them nje dashnor se grate ne menyren e tyre jane me hakmarese se burrat.

  4. ... says:

    Ca eshte kjo idiote femer qe del e tregon se ke pergjon. Qe nga fjala investigator privat duhet te ruash privatsine e tjetrit apo tjetres. Ti jepi provat personit qe te paguan dhe kaq, nuk ka nevoje te dalesh e te tregosh perralla me mbret. Do te kete rene puna dhe del e ben reklame. Mos u hap shume bythesh se ndonje dite do te hy nje hu qe te mbash mend deri sa te jesh gjalle o investikare

  5. Jeni ne vehte ju mer ?
    Per Rudina Magjistarin kame shume rrespekt dhe me vjen keq ,
    qe i bo rraklam ,ktyre fisev te spiuneve ,tradhetareve te dikurshem qe marrin me qafe njerezit.
    Ku jetohet sot pa nji Dashnore ,mor hajvane ,qe na boni Moralitsten ktu ,
    dhe entuzjasmoheni nga kjo Macoke Ferres qe gjutmon Ciftet e dashurume.
    Ku ka jet pa Dashni ,pa nji Dashnore ,pa ate zjarr qe djeg ajo Fshehtesi
    kur e mer Dashnoren ku ja don qejfi ,asaj qe ta ngre si asnji tjeter ate deshire
    per te jetuar jeten ,
    kur e i afron nji Ticket per ne X -ishull dhe e pret ne Aeroport -ne Destinacion
    dhe e merr ne krah dhe jeta Buzeqesh si asnjiher tjeter . Sigurishte qe dashnores do ti behen edhe Dhurata
    heh ,kjo eshte dashnia mer amon .
    Kush eshte Kavaljer i vertet di ta perkedhel Femren e lepij e ngop qejfin e saj.

    Ajo te afron ate qi ka ,zemren e saj dhe ti do ja besh asaj si duhet ,me te gjitha cfar t’ja doj ,
    natyrishte qi nuk do braktisesh gruan e lesh te vuaj por te siguruar ne cdo drejtim .
    Pra e kuptoni ju se cdo me then jete ?
    Nuk ka jet pa Dashnore o Milet !
    Ku je maj ta marrsha se m’ka humb nr Tel. tat .mos m’ler that se s’duroj dot ma ?

  6. juristi says:

    Ne radhe te pare kjo fembra eshte ne kundershtim me ligjin pasi ka 5 vite sic thote vete qe ben dedegtiven private,Nderkohe qe ligji nuk eshte miratuar e as ka hyre ne fuqi.Kjo sharabjga e nje idiot tjeter malsor qe hiqet dhe si avokat jane thjeshte kokrrat e mashtruseve,kush ta haje ta haje eshte motoja e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje