"Pas vdekjes së Enver Hoxhës, u propozua që Tiranës t’i vihej emri i diktatorit. Ramiz Alia e shmangu me stil"

19 Shkurt 2021, 10:13Sociale TEMA

Jonila Godole, nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, e ftuar në “Dita jonë” në A2, deklaroi se do të publikojë dokumente arkivore, foto dhe propozime absurde.

Ajo solli në vëmendje një propozim absurd që Tirana të mbante emrin Enver Hoxha pas vdekjes së tij, por që u shmang nga Ramiz Alia me stil.

“Pas vdekjes së Enver Hoxhës kishte ide që Tirana të kishte emrin Enver hoxha, të cilin e shmangu Ramiz Alia me stil, duke thënë që nëse do t’ia vendosnim Tiranës, do të mërziteshin edhe qytetet e tjera.

Aty ka dokumente, foto dhe propozime absurde, kronologji dhe teoritë e konspiracionit. Ka pasur shumë teori, edhe Nexhmija në librin e saj thotë që statuja mund të jetë bërë gati për t’u hedhur nga vetë regjimi.

Ka shaka dhe batuta të ndryshme se ç’thuhej në Shqipëri për të. Në Shkodër talleshin me Enver Hoxhën”, tha Godole.

Në 30-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit, Godole bëri sërish thirrje për transparencë, që qytetarët të njihen dhe të kenë akses të plotë në të shkuarën:

“Në 30-vjetorin e rrëzimit simbolik të diktaturës, do të doja një akses të plotë të qytetarëve edhe te sigurimi, për të kuptuar historinë dhe të shkuarën.

Transparencë të plotë, kjo vazhdon të jetë thirrja ime e përhershme. Ne duhet të dimë me kë kemi të bëjmë këtu. Vetëm kështu do jemi të sigurt”.

4 komente në ““Pas vdekjes së Enver Hoxhës, u propozua që Tiranës t’i vihej emri i diktatorit. Ramiz Alia e shmangu me stil””

  1. Martin says:

    Ishte koha e histerizmit te banoreve te Pashallekut te Kuq,
    qe vazhdon me thurje kengesh per Pashallaret Blu dhe Mavi…

  2. Olimpia says:

    Per hir te vertete R Alia nuk futi ne KQ asnje nga femijet e E Hoxhes dhe Nexhmijen nuk.e futi ne Byrone Politike. Po te kishte patur pak guxim askush nuk mund ta pengonte per reforma rrenjesore liberale.

  3. laramani says:

    Sa debila jeni.
    Paska gjetur Gobolja nje propozim te nje idioti dhe na serviren si dokumenta autentike e pordhi kali.

  4. dardan says:

    Kjo eshte e vertete por me e bukura eshte se Sali kriminelit i vune emerin SKENDERBE….
    E meriton se pjelle e komunizmit dhe e bllokut eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje