Rama sjell ndryshimin e Korçës përmes fotove: Dje lëngonte nën pluhurin e harresës, sot hap dyer të reja

20 Shkurt 2021, 22:10Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama sërish ka  sjellë në vëmendje ndryshimet e ndodhura në vend pas ardhjes së PS-së në qeverisje.

Pas depos farmaceutike të QSUT-së, ai ka publikuar disa foto nga Korça. Ai thotë se qyteti ka ndryshuar si nata me ditën, ku dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë.

“S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë.

Me qendrën e re të kodimit e të start up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale”, shkruan Rama.

4 komente në “Rama sjell ndryshimin e Korçës përmes fotove: Dje lëngonte nën pluhurin e harresës, sot hap dyer të reja”

  1. raqi says:

    Korca ne keto vite eshte kthyer ne qytetin me te bukur dhe me te preferuar te gjith Shqipetareve dhe te huajve fale punes se bashkise dhe Edi Rames. Korca eshte kthyer ne lagje te Parisit.
    Sigurisht qe Saliut dhe Lylit nuk i pelqen kjo pune sepse Korcen e kthyen ne germadhe. Se sa e preferuar eshte Korca cdo fundjave shikoni vargun e makinave me turiste.

  2. Bardhyli says:

    Bravo.
    Sot Shqiperia qeveriset nga qytetaria dhe Rama ka merite te vecante ne perzgjedhjen e ekipeve ne qeveri dhe ne rrethet.
    Eshte nje e vertete e pamohueshme qe ate qe ben Rama, e ben per te qene, cdo gje me shije te holle sikur je ne qytete europiane.
    Prandaj jo per politike, por shqiptaret e cdo ngjyre qofshin kane interes qe ta votojne Ramen per mandatin e trete dhe ta bjeri Shqiperine ne ate nivel qe qytetaret kerkojne.
    Ti japesh drejtimin e qeverise ciftit Berisha-Meta i bie qe ta katandisin kete vend edhe njeher ne nje nevojtore.
    Kam qene ne Korce, qe ndruam nje nate me disa miq familjarisht, jemi emocionuar, kaluam momente shume te kendeshme dhe na beri pershtypje cfar hijeshie kish marre Korca. Nuk gjeje hotele aq shume njerez kishin ardhur pothuaj nga gjith rrethet e republikes.
    Opozita me te vertete eshte destruktive dhe po shkon gjithnje drejte degradimit te pakthyeshem sepse nxine, terbohet per gjerat e mira qe behen per popullin, ne nje kohe qe nuk kane bere asgje ne kete drejtim.
    Le lumte o Kryeminister.

  3. Rrugica says:

    Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  4. vaske berberi says:

    Mos haroni edhe kontributin e raqke karakatines qe svlente asgje para pushtetit edhe sot eshte bere i suksesshem,ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje