Grida Duma: Kundërshtari ka mjete të poshtra, të pista, të këqija, por beteja duhet bërë. S'pres revolucion as të qajmë qumështin e derdhur

22 Shkurt 2021, 15:45Politika TEMA

Në një kohë kur tonet e politikës sa vinë e ngrihen dhe dita e zgjedhjeve parlamentare po afrohet, Grida Duma deklaron në A2 se Partia Demokratike është zgjidhja e shqiptarëve.

Sipas saj, PD ofron teknikisht dhe konkretisht zgjidhjen për të dalë nga situata ku vendi ndodhet.

“Mendoj që tani jemi në një trajektore që çfarë do zgjidhim. Ne jemi zgjidhja. Ne jemi e ardhmja. Ne jemi oferta. Ne kemi ofertë. Ne jemi ndryshimi dhe shpresa.

Njerëzit deri sot kanë qenë të mpirë dhe s’kanë pasur se ku të shikojnë për të gjetur zgjidhje, ne do të ofrojmë teknikisht dhe konkretisht shpresën që duhet ngritur tani.”

Teksa risjell në vëmendje zgjedhjet bashkiake të vitit 2015 në Durrës kundër Vangjush Dakos, Duma thotë se janë pak a shumë të njëjtët personazhe që synojnë të ndërhyjnë edhe në këto zgjedhje, por kësaj here PD ka ngritur grupet e veta dhe ka strategjinë e saj.

“Unë kam kandiduar në 2015-n në Durrës. Përfitoj nga rasti t’ju them që nuk ka pasur asnjë moment timin që pas rezultatit, i cili ishte rezultat krimi, të kem dalë dhe të kem thënë shiko se krimi etj., etj…, se kur hyn në një betejë e di ti dhe kundërshtari që ka mjete të poshtra, të pista, të këqija.

Nuk ishim naiv ne, por beteja duhet bërë. Nuk vlen të them që a ju thashë që ishte ky rezultat i krimit. Kjo nuk duhet të ndodhë. Pra nuk ka nevojë sot të qajmë qumështin e derdhur.

Por di të them që janë të njëjtët personazhe deri diku pak a shumë, që përfshihen edhe në Durrës edhe në Kavajë. Janë të njëjtët personazhe që nuk kanë lidhje me PD.

Dy gjëra mendojnë që do dalin të blejnë votat se kanë bërë para nga korrupsioni dhe do kenë të fortët që do i rrotullojnë aty. Në të dyja rastet jemi të përgatitur.

Njerëzit nuk i pranojnë më këto. Nuk durojnë më askënd që e kuptojnë që është përgjegjës i varfërisë së tyre.

Shqipëria sot është e varfër. Nuk pres që njerëzit të dalin të bëjnë revolucion me asnjë mjet.

Për të mbrojtur votën ne kemi ngritur grupet dhe kemi ndërtuar strategjinë tonë se si do t’i përgjigjemi plotësisht.

Është një gjë që të mendosh që do blesh me para pakënaqësinë popullore, je thellësisht i dëshpëruar dhe nuk vlen më”, shtoi Duma.

8 komente në “Grida Duma: Kundërshtari ka mjete të poshtra, të pista, të këqija, por beteja duhet bërë. S’pres revolucion as të qajmë qumështin e derdhur”

  1. Kapterri says:

    Sa qumësht ke derdh ti moj bukuroshe dreqi e di

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Do vesh kostumin e lekures dhe do te lidh koke e kembe ne kolovarse. Pastaj me takat e gjata do filloj te te shtyj dhe do nxjerr kamzhikun te tregoj kush eshte bosi yt dhe do te fshikulloj me te si kafshe.. Ohh, po flet per zgjedhje.. Me fal..

  3. John says:

    Nje idiote egersire.

  4. Shabani says:

    O kapter e bere fare bukuroshe pfffff nje kak mace kembe big esht avash kjo yll e rene nga shpella….

  5. Gopi says:

    Me duc, me duc perpara Grida! Ne vend te gishtave V perpjete, tani ngri kembet dhe drejt per fitore te reja!
    Perpara per fitore!

  6. Xeni says:

    Budallaqe,mjafton te jesh me Berishen dheike thene te tera antishwiptare,injorante ,e pa bese,e pa shprese

  7. Arbert says:

    Problemi juaj eshte se jeni te paafte, nuk keni nje program, jeni te njejtat fytyra ketu e 30 vjet. Po me ke do qeverisni ju? Me Ndoken, Noken, Idrizin.. Etj ju jeni nje opozite qe duket sikur ju ka vene Rama perpara per tju tallur, jeni ekipi me I dobet e PA karakter qe prisni rrotacion dmth falje te pushtetit. Prape do jeni ne opozite, kurajo, mezi pres te shikoji fytyra tuaja pas 25 prillit…

  8. Nga qe e mban shume kosin ne goje says:

    ..behet dhe derdhet qumesht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje