RAPORTI i Parlamentit Europian që nxjerr blof dhe gënjeshtar Ilir Metën

22 Shkurt 2021, 10:29Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e sotme duke sulmuar gazetën “TemA”.

Ai ka shtrembëruar ndër të tjera një raport të Komitetit të Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme lidhur me publikimin e Fake News dhe Dezinformimin në Ballkanin Perëndimor në kohë pandemie.

Sipas raportit që nisej kryesisht nga analiza e të dhënave nga Facebook, tregohet se në rrethin e mediave të nivelit më të lartë ka raste që shpërndajnë dezinformim.

Edhe pse presidenti nxiton në tentivën e zakonshme që të manipulojë, mbase dikush duhet t’ja lexojë në anglisht për të kuptuar se ajo që hap faqen e Shqipërisë në këtë raport është prodhimi i fakenews nga Syri.net, apo siç dihet ndryshe media pranë xhepit të tij, që i ka zyrat pikërisht në pallatin e Monika Kryemadhit.

Shembull për këtë është marrë rasti i publikimit të lajmit të rremë se 1 300 kontenierëve me mbetje toksike po vijnë fshehurazi në Shqipëri i cili alarmoi mbarë opinionin publik ku i përfshirë ishte këshilltari i tij personal Ilir Kulla.

“Këto raporte publikoheshin kryesisht nga Syri.net, një burim kryesor i lajmeve në internet i lidhur me Partinë Demokratike, e cila pretendonte se qeveria e Ramës kishte lejuar importin e 1.300 tonë mbetjesh toksike që u zhdukën nga Italia në fillim të vitit 2018”, thuhet mes të tjerash në raport. 

Pikërisht këtë lajm ku është i implikuar drejtpërdrejt këshilltari i Metës, raporti i PE e merr si shembull për të ilustruar atë ç’ka ndodh me fake news në Shqipëri.

Sa i përket nxjerres në pah të këtij manipulimi mediatik, ekspertët e Parlamentit Europian që kanë hartuar raportin marrin si referencë pikërisht një shkrim të publikuar nga gazeta “TemA”, e cila çmontoi gjithë skenarin për “grusht shteti” nga Meta dhe Berisha, duke përdorur një fake news.

Ndonjë nga këshilltarët me shumicë, lutemi që t’ja lexojë presidentit raportin e Brukselit, ku gazeta “TemA” veç të tjerash cilësohet si media me reputacion të lartë, ndryshe nga sa pretendon Ilir Meta, i cili e ka humbur me kohë qetësinë dhe dashurinë, edhe për shkak të gazetës TemA.

Për këtë po, mund të na fajësojë dhe akuzojë, por jo të shtrembërojë raporte ndërkombëtare.

 (TemA)

11 komente në “RAPORTI i Parlamentit Europian që nxjerr blof dhe gënjeshtar Ilir Metën”

  1. Rudi says:

    Mjafton ajo pjesa ku thote, “edhe me reputacion te larte, me investigime te pavarura, JOQ Albania” per te kuptu ca pacavure eshte ky raport ?
    Le ta kene bo edhe shkenctaret e planetit, per te fshi by…n eshte.

    1. trendafili Permetit says:

      O moj delja, delja Rude, as me fal nje qengj te bute, sa te mençur keta fuksat Ilir Metes. Punojne pa page si ne kohen e komunizmit popullor

    2. ben says:

      Rudi-nje gje nuk e marr dot vesh nga juve te krahut PD-LSI. Kur ka raporte te PE-se, qe kritikojne qeverine, atehere juve nuk i quani “pacavure”, por provat e paraqitura i merrni si te mireqena duke kerkuar qe populli tju bashkohet juve ne protesta, ne te kunderten u leshoheni PE-se dhe raport-shkruesve duke i share me liber shtepie.
      Ndajeni mendjen mik i dashur; jane pacavure keto raporte apo jo? Ne se jane, a mundet qe te pergenjeshtroni ato qe ke ni thene me pare per raporte te ardhura nga i njejti burim? Po e bete kete, atehere jeni protesisht te besueshem dhe duhet te kerkoni falje qe i keni perdorur kunder qeverise, ne te kunderten, … veri emrin vetes, pasi nuk dua qe tu ofendoj.

  2. Dik says:

    Coni njerzit e ta djekun kete familje shkerdhate,hajdut,kriminela e te shemtuare sic kane vepruar dikur me shtrigat qe soji i tyre te mos mbijne ma,ky kujton ne avullin e rakise se ter nota sjellet rreth tij e halese qe ka grua

  3. Henk says:

    Don Like bajga duhet të shkojë prapa hekurave, të gjitha të tjerat janë fjalë boshe…

  4. Koti says:

    Në burgun e burrave ta çojnë Monën.

  5. Kim été says:

    Belgjika e Parlamentit të BE-së më ka përtipur 85 000 euros që prej 23 tetorit 2019.

  6. am says:

    Miu shkon germon per vota ne vrime te halese.

  7. popull del prej pyllit says:

    Ketij hajdutit, i duket vetja si SKENDERBEU. qe luftoje me shpate ne dore , e çliroje vendin, po ky e ka vendin ne burg; bashke me at qenen se vodhen thesarin , se e ajo bane jete luksi ;

  8. sopiqoti says:

    O z. MERO,mos ja vini RE ato qe mllacit zoti ILIR,aq din e aq ben.Nuk i ka lezet te parit te vendit te meret me brockollitje.E po,edhe ndodh qe ne vend te meret me gjerat e medha te vendit meret me ato qe “llomotiten lart e poshte.”

  9. Kelmendi says:

    Tre fytyra te urryera, i pari nga e majta ne te djathte, njeriu qe beri patericen e krimit, i dyti (ne mes) sekser per trafikim gjithçka te paligjeshme si pashaporta dhe transaksione vlerash monetare, i treti, njeriu qe e la shqiperine tridhjet vjet ne tranzicion, ku vrasjet me me buje ndaj kundershtareve te tij edhe sot, disa nuk kane nje varr. I pari, te denohet si person me rrezikshmeri dhe skizofreni te larte, qe ç’do dite paraqet rrezik shoqeror, i dyti, te shpallet si mashtruesi me i madh i koherave qe shiti sahatin e madh te tiranes tit cojli, rezident me zyre ne presidencen e shqiperise ?, i treti, berisha, gjith ata njerez qe kane humbur te dashurit e tyre nga dora dhe urdhrat e ketij, te mbyllet ne kopshtin zoologjik si kanibali i kohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje