Gafa e juristëve të LSI, padisin KQZ-në për gjobën e Veliajt, por e depozitojnë në gjykatën e gabuar

23 Shkurt 2021, 16:52Politika TEMA

LSI ka ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që vendosi të anulojë gjobën ndaj Veliajt për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Por nxitimi për të bllokuar punën e kryebashkiakut Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës është shoqëruar me një gafë nga ana e juristëve të çiftit Meta, ndonëse kanë thirrur në ndihmë ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e përjashtuar nga Vettingu për të përgatitur një sërë padish që synojnë pengimin e kryebashkiakut Veliaj i cili drejton fushatën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Edhe pse në vendimin marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktohet qartë se në rast  kontestimi të vendimit, animimi mund të bëhet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë,  “ekspertët” e larguar nga vettingu për korrupsion apo paaftësi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

Si LSI dhe PD deri më tani kanë humbur të gjitha betejat ligjore me kryebashkiakun Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje