Vlerësimi i Ardian Dvoranit nga ana e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken si një nga personalitetet e luftës kundër korrupsionit ka sjellë reagimin e ish-shefes së ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera.
“Urime!!! Kurajoja e qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është çelësi për progres në luftën kundër korrupsionit. BE-ja do të vazhdojë që të mbështesë Shqipërinë për të forcuar fuqinë e ligjit, të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë baza të begata për zhvillimin ekonomik”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Atrdian Dvorani renditej në mesin e 12 personaliteteve që kanë marrë çmim ndërkombëtar të kampionëve antikorrupsion të dhëna nga Sekretari amerikan i Shtetit.
Duhej DASH qe te shperthejme tifozllikun. Ardian Dvoranit ti jepet nje status ekstra dhe te vendoset ne nje pozicion qe te ndikoje pozitivisht ne ecurine e drejtesise shqiptare.
Te shkulet Meta nga Presidenca.Te zgjidhet Dvorani.DASH e dha qarte sinjalin.Rama ,ashtu sic beri idiotizmin me te madh te historise se tij politike me Meten president,le te ndreqe kete faj duke e shkulur nga presidenca .Ne ate post te zgjedhin Adriano Dvoranin .Keshtu do te kemi edhe ne nje president te ngjashm me ata te botes moderne .