“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”! 50-vjeçari i vë ‘gjobë’ të moshuarit. I merr 12 milionë lekë, arrestohet

24 Shkurt 2021, 10:44Kronika TEMA

Një histori jo shumë e zakontë është zbuluar në qytetin e Kukësit. Një 72-vjeçari i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar që e akuzonte për raporte seksuale me të shoqen.

50 vjecari Agron Nika është arrestuar nga seksioni për hetimin e krimeve të rënda, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie i ka marrë 72 vjeçarit Feti Gjici rreth 12 mln lekë të vjetra.

50 vjecari akuzonte Gjicin se kishte pasur raporte seksuale me gruan e tij dhe në këtë mënyrë kishte turpëruar atë dhe fisin e tij dhe në formë shpagimi duhet ta dëmshpërblente duke i dhënë para.

2 komente në ““Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”! 50-vjeçari i vë ‘gjobë’ të moshuarit. I merr 12 milionë lekë, arrestohet”

  1. Taulant says:

    Ku je o Haxhi Isufi?
    ky shkrim me kujton personazhet e tua: “Malesh Paleshi” dhe “Palesh Maleshi”

  2. Yyyp xhixhi says:

    Epo derisa ka dhene lek plakushi dicka ka bere kur ishte me i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje