SHIFRAT: Një shqiptar duhen të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë

24 Shkurt 2021, 12:53Ekonomia TEMA

Elon Musk është njeriu më i pasur i globit sot, i cili shpeshherë edhe e “lëshon” vendin e parë, në favor të rivalit të tij, Jeff Bezos. Të dy janë ndër njerëzit më të suksesshëm të globit sot, por padiskutim që për Elon Musk mund të shkruhen manuale të tëra se si të jesh i suksesshëm.

Në një vit, përgjatë 2020-ës, për më tepër viti i pandemisë, Elon Musk rriti me 128.9 miliardë dollarë pasurinë e tij, çka përkthehet në 353 milionë dollarë në ditë, ose 245 mijë dollarë në minutë, edhe në gjumë. Në punë efektike, sipas “modelit” Musk, fitimet e tij në minutë llogariten në 344 mijë dollarë.

A e dini sa kohë ju duhen juve për të fituar aq sa Musk fiton në një minutë? Plot 40 vite! “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e fitimit të Elon Musk përgjatë vitit të kaluar, duke i kryqëzuar ato me pagën mesatare të një shqiptari, bruto, si dhe me ato të të gjitha shteteve të tjera europiane. Një shqiptar mesatar fiton rreth 511 dollarë në muaj, sipas të dhënave zyrtare të pagës mesatare bruto në vend për vitin 2020.

Kjo përkthehet në 0.0116 dollarë në minutë, jo në orë pune, por të shtrira në çdo sekondë të jetës tuaj. Sipas “modelit” Musk, një shqiptar mesatar fiton rreth 0.0164 dollarë në minutë. Më poshtë do të shpjegojmë edhe çfarë është modeli Musk.

Por ndërkohë që një shqiptari mesatar i duhen plot 40 vite për të fituar atë që Musk arrin të fitojë në një minutë, sa i duhet europianëve të tjerë? “Scan Intelligence Unit” ka përpiluar një listë me renditjen e vendeve të ndryshme të kontinentit të vjetër.

Në rajon, shqiptarët janë të parët, për numrin e viteve që duhet të punojnë për të arritur standardin Musk të një minuti. Në Europë ndërkohë, më pak vite i duhen një zviceriani mesatar, “vetëm” 2.8 vite. Një serbi mesatar i duhen 24 vite, një italiani, 6.9 vite, dhe një gjermani, 4.2 vite punë.

Çfarë është “modeli” Musk i punës?

Pra, 40 vite punë, për të fituar atë që Musk e fiton në një minutë, në rast se nuk keni një model suksesi. Por, Musk e ka, dhe duket se nuk është aspak e “thjshtë” të arrish nivelin e tij. Sipas vetë Elon Musk, njeriut më të pasur të botës, çelësi i suksesit të tij, por edhe i çdokujt duhet të jetë ai i punës 120 orë në javë.

Por cfarë do të thotë të punosh 120 orë në javë? Të bësh vetëm një ditë pushim në javë, ndosha të Dielën, të punosh 20 orë në ditë, dhe të flesh vetëm 4 orë. “Vetëm aq gjumë më duhet”-thotë Musk. Në rast se do të punonit kaq shumë, një minutë e Elon Musk do të vlente sa 34 vite punë e juaja.

Të paktën në letra! Në rast se suksesi i Musk me 120 orarëshin në javë do të reflektohej edhe te ju, atëherë këto vite mund të ishin edhe më pak.

11 komente në “SHIFRAT: Një shqiptar duhen të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë”

  1. Cimi says:

    Ou,futja pordhes tani.Cfare llogaritje.

  2. asd says:

    Lereni krahasimet me Elon Musk, por bejini me politikanet dhe njerezit e administrates se larte qeveritare, bejini me ata qe qarkullojne parane publike. Mos shkoni kaq larg.

  3. Gerti says:

    Ju pjerdhca analizat! Ju pjerdhca gazetarine!
    Cfare vlere praktike kane keto analiza? Cili eshte konkluzioni i artikullit? Duhet te ndjehemi keq se fitojme me pak se Musk?
    Duhet te punojme 120 ore ne jave? Te gjithe shqiptaret duhet te shkojne ne amerike e te ndertojne raketa per te shkuar ne Mars?

    I humba kot 2 munita per tju lexuar e tre minuta per te komentuar. Sa Lek beri Musk ne keto 5 minuta qe une i humba kot ketu?

  4. Rrumpalla says:

    Hou, çfarë llogarie! Po edhe një amerikani i duhen 10 vjet, për ti bërë ato 344.000 mijë. Kurse një qeveritar Shqiptar i bën me një firmosje në ditë.

  5. american16al says:

    Kush qenka ky “matematikan” qe krahasoka te ardhurat e Elon Musk me te nje punetori te thjesht shqipetare, ku eshte qellimi i ketij krahasimi idiotesk.
    Merruni me hajdutllikun real te zyrtareve shqipetare dhe jo me idiotizma te tilla..!!!

    1. Troll i Endri Fuges says:

      Zyrtareve shqiptare u hengsh ate qe nuk thuhet. Me gjigandin ne krye, vetem dite te mira na presin. Rrofte lideri global.

  6. Erdogan says:

    Pse kot “mburren” Sulejmanet,Hamzate,Qemalet per Ameriken qe u “mundua” shume te sjelle skllever me zingjire nga Afrika “Demon Kratike” qe parakalojne Organizata “Paqesore” dhe jo Raciste si Ku Klus Klani per shekuj me rradhe dhe vjet me Afroamerikane te armatosur neper rruget e Amerikes?
    Do thote dikush qe lere “historine apo te shkuaren” per Ameriken,Turqit,Cifutet se Serbet dhe Greket jane pushtues per “Ne Pellazget” e Allahut dhe nuk na duhet se cfare kane bere te tjeret!
    Te krahasosh Greqine me pushtuesit Sllave kur deri ne fund te shekullit te 19te bile edhe ne fillim te 20te kur kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe 1200 Turke kete e bejne vetem Geniceret turq.
    Lum si ne,e lum si ty
    “Shqiperi” qe ske pleqeri.
    Sa do i behej qejfi Vorio Epirotit Jeorgios Kastriotis do te thonim sot,kur i kendojme Sulltanit Erdogan!
    Erdogan nuk ben me Nena!
    Per “inat” te Grekut qe na ka “hale ne sy” dhe per popullin “vella” Strategjik turk.
    Bravo “trimat” e Xha Jahos.

  7. rrushi says:

    mos u hani me Musk por merruni me like floririn dhe zenin e salehut se janë miliarderet me te medhenj te europes, ok mos shkoni shumē larg por rrini ne lagjen tuj

    1. Jimmy Trendelina says:

      Me Zenin s´keni pune. Eshte ortak me Olsi Ramen. Sa per Liken, kapeni hidheni ne det. Nuk eshte me presidenti me i mire i te gjitha koherave.

  8. Alb says:

    Me rroga shteti ja kalon ketij plus dhe te shtun te djel e ke pushim.

  9. Selam Labi says:

    Nuk ka sesi serbi ti beje parate qe fiton Musk per 1 min per 24 vite dhe nje Shqiptar per 40 vite.

    Rroga mesatare ne Serbi dhe Shqiperi dallime te vogla ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje