40 mijë euro për vrasjen e Gjon Menës: Porositës ishte Gjergj Cukali, dha 10 mijë euro paradhënie

25 Shkurt 2021, 17:31Kronika TEMA
40 mijë euro për vrasjen e Gjon Menës: Porositës ishte

Gjergj Cukali

40 mijë uuro ishin premtuar për të vrarë Gjon Menën, në atentatin që iu bë më 9 shkurt me tritol.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ishte Gjergj Cukali që porositi vrasjen.

Mesohet se Cukali u ka dhënë 10 mijë euro vëllezërve Edmond dhe Enver Jakimi si paradhënie për të blerë një makinë Fiat, me të cilën ndoqën Gjon Menën për 2 muaj.

Më pas 30 mijë euro do të jepeshin pas vrasjes së objektivit, por Mena i ka shpëtuar atentatin dhe ngeli i plagosur rëndë.

Edmond dhe Enver Jakimi e vendosën lëndën eksplozive poshtë makinës në 9 Shkurt dhe e shpëthyen në distancë me celular.

Pas atentatit dy vëllezërit ikën në Zall Bastar, ku edhe u arrestuan.

Hetuesin kanë gjetur prova se ishte pikërisht Gjergj Cukali që bëri porosinë për vrasjen dhe se pasi të kishin mbaruar punë do t’u jepte edhe 30 mijë euro të tjera.

Dyshohet se atentati u porosit për shkak të konflikteve të drogës jashtë Shqipërisë.

Gjergj Cukali është një emër i njohur për drejtësinë, i dënuar më parë për vrasje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje