Artan Hoxha: Sot iku shansi i fundit për zbardhjen e vrasjes së katër policëve në 2009-ën e implikimin e kupolës së policisë me krimin e organizuar

25 Shkurt 2021, 17:01Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha shkruan se me ekzekutimin e Behar Sofias mëngjesin e sotëm, është humbur mundësia për zbardhjen e vrasjes së katër efektivëve të policisë në datën 7 gusht 2009 në Durrës, në një operacion për kapjen e Dritan Dajtit.

Ai ka publikuar foton e një mjeti tip ‘Mercedes-Benz’, për të cilin shkruan se nuk u ndalua kurrë pas masakrës së 7 gushtit dhe nuk u pa më kurrë.

Sipas Hoxhës, viktima Behar Sofia mund të ndihmonte në zbardhjen me detaje e prova implikimin e përfshirjes së kupolës së Policisë së Shtetit me krimin e organizuar e narkotrafikun ndërkombëtar.

“Thjeshte nje episod nga arkiva…Me në fund Benzi me targa TR 1638 S, doli nga erresira…

Por per fat te keq, humbem mundesine e fundit për te zbardhur te verteten e ekzekutimit te 4 Dëshmorëve të Atdheut, Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari, pjestare te skuadres operacionale te Policise se Shtetit.

Deshmitari kyç i masakres se 7 gushtit 2009, njeriu qe mund te zbardhte me detaje dhe prova, deri ku kreret e kupoles se Policise se Shtetit ishin implikuar me krimin e organizuar dhe narkotrafikun nderkombetar, nuk jeton me…

Atentati i sotem, me gjakftohtesi kirurgjikale, në zonen me te mbrojtur te kryeqytetit, me shume sesa ekzekutimi i nje personazhi mjaft të rendesishem të botes se krimit gjate 30 viteve të postkomunizmit, eshte nje mesazh i qarte se askush dhe në asnje cep të Tiranes, nga Rolling Hills deri te Kodra e Diellit, nuk eshte i paprekshem….

Po huazoj batuten e atyre të “Rruges se Elbasanit”…

“Kush e ka rradhen”…

Në foto 1)-Benzi qe nuk u ndalua kurre nga policia dhe u zhduk pa gjurme pas masakres se 7 gushtit 2009 në Durres.

Në foto 2)-Skena e plote e masakres se 7 gushtit 2009 në nje foto të vetme.

Në të djathte Tuaregu i zi  me deren e pasagjerit hapur, objektiv i operacionit top sekret, pas tij dy veturat Ford të skuadres operacionale.

Në toke trupat e Deshmoreve të Atdheut, qe nuk kane marre kurre drejtesi për ate qe ndodhi. Në të majte, Benzi me targa TR 1638 S, i viktimes se atentatit te sotem qe po dorezonte nje thes te rende me euro…

Per me teper sot në oren 19:00, drejtperdrejt në ABC NEWS.” – shkruan Hoxha në Facebook.

Skena e krimit të vrasjes së 4 policëve në 7 gusht 2009

Makina ‘Mercedes-Benz’ që sipas Hoxhës s’u ndalua nga policia pas masakrës e më pas u zhduk nga qarkullimi

7 komente në “Artan Hoxha: Sot iku shansi i fundit për zbardhjen e vrasjes së katër policëve në 2009-ën e implikimin e kupolës së policisë me krimin e organizuar”

  1. Taulant says:

    Kapni Kuliçin, futjani komet ne rryp te dyfegut, dhe i nxjer vet ai emrat e shefave te policise qe ishin te kapur nga krimi.
    Eshte fare e thjeshte po te doni.

  2. veapi says:

    Deri sa ka qene kaq i rendesishem perse prokuroria e linte te lire….??

  3. Gazetari says:

    Nuk ka gazetar ne bote qe ne vend qe te qartesoje hedh me shume tym. Ky investiGaztori kete ben prej vitesh. Tym dhe vetem tym. Sot ben të njejten gje. Rrace e poshter sekseri krimi

  4. Luan Bishpalla says:

    Po po Tani! Trego dhe ti rolin tend ne ate mesele.

  5. Santa Quaranta says:

    Se kush nga kupola e policise eshte perfshire ne trafikun e heroines, e tregon badigardi i Berishes nga burgu, kur ka hy mik me zhblloku ca euro ne Stamboll tek nje trafikant i atjeshem i cili ka liruar vetem gjysmat…..

  6. Viktor says:

    O Tano, kujdes se edhe ti nuk je i paprekshem. Mos bej prokurorin, se ka qe paguhen per ate pune. Nese s’di te besh gazetarin me prova, futju ndonje sporti tjeter se nuk i dihet armet me qetësues mund te marrin drejtim tjeter. Keshille po te jap, pra mos e kruaj shum me keto scoop-et e tua banale.

  7. rexha 10 says:

    ATEHERE NUKE NA NGELET GJE TJETER ,VECSE TI LUTEMI ,QEVERISE ,QE I SHPALLI ME TE DREJTE DESHMORET E KOMBIT.
    PO NUKE NA SHPJEGUAT ,SE PERSE U DEGLASUA ,APO FALIMENTOI OPERACIONI KUNER KRIMIT TE ORGANIZUAR????KUSHE ISHTE INFORMATORI QE JEPTE INFORMACIONET MBI PLANIN E POLICISE PER KAPJEN E KRIMINELAVE ?QE SAPO ARRITEN NE DURRES RANE NEN ZGJARRIN E ARMEVE TE KRIMINELAVE.KUSHE ISHTE MINISTER I MBRENDESHEM SAJMIR TAHIRI ,APO KULICET E BERISHES.
    MJAFTONE PAKE VULLNET E DESHIRA NGA ANA E DREJTESISE DHE C’DO GJE SISTEMOHET.NE TE KUNDERTEN DO TE KENI LUFTE MIDISE BANDAVE ME KOLLARE ,KU MUNDE TE MARRIN EDHE JETE TE PAFAJSHEME.PJELLA E GJITHE KRIMEVE NE ATE VENDE E KANE PASUR CERDHEN TEKE SHQUPI.
    ATJE MUNDE TE GJESHE NJE DOSJE ME EMRAT E NJERZEVE TE VRARE ,POR TE ZHDUKUR PA MOTIVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje