“Nëse Rama largohet sot Veliaj do të ishte sipas meje njeriu që do ta pasonte”. Kështu u shpreh sot analisti i njohur Mustafa Nano teksa u pyet për angazhimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në fushatën elektorale të Partisë Socialste.
Nano tha se Veliaj ka rënë në sy për një numër veprash në Tiranë dhe se është evidentuar si figura e dytë e PS.
Por, analisti vijoi më tej duke thë se “mendoj se Rama aty mund të jetë edhe më gjatë se mendohet”. Sipas tij nëse kryeministri Rama fiton një mandate të tretë do të vijojë të qëndrojë në PS për një kohë të gjatë.
Nano, më në fund opozita e zyrtarizoi koalicionin për zgjedhjet e 25 Prillit, madje në momentet e fundit ndryshoi dhe emrin nga “Shqipëria Fiton” në “Aleanca për Ndryshim”. Çfarë shihni ju si risi në këtë koalicion?
Nuk shoh ndonjë risi, shoh që përpjekja për të bërë bashkë koalicionin është finalizuar, nuk ka mbetur jashte asnjë faktor i rëndësishëm nga opozita. Nuk e di nëse kjo do të mjaftojë për të fituar.
Përfshirja e Bamir Topit në listat e Partisë Demokratike mendoni se do të ndikojë në rezultatin e Tiranës?
Unë u bëra kureshtar sepse duket edhe si situatë komike. Jam përpjekur të flas me njerëz që mund të kishin më shumë informacion se sa unë dhe i gjeta të gjithë të kapur në befasi. U shokova edhe nga koalicioni me PD dhe kjo është arsyeja që më befasoi. Fakti që Topi pas kolaicionit bën deklaratë dhe jep dorëheqjen e parevokueshme, nuk e kuptoj. Duhet të presim sqarim nga vetë ai.
Nga ana tjetër si e shihni kampin e majtë me përgatitjet për zgjedhjet dhe koalicionin që mund të krijohet?
Mund të thuhet se koalicioni është i vogël dhe është provë se është mirë brenda PS, ata që e udhëheqin janë të bindur se është i vetëmjaftueshëm. Duhet të presim zgjedhjet që nëse bindja e tyre është e bazuar apo jo. Është një situatë e lexueshme, por duhet që lista e tyre të jetë me kredenciale të mira. Por këtë herë PS nuk konkurron me njerëzit me potencial në lista, por me atë që ka bërë në këto tetë vite.
Kryebashkiaku Veliaj është angazhuar publikisht në fushatën e Partisë Socialiste për Tiranën? E shihni këtë si një provë gjenerale për zotin Veliaj në raport me karrierën e tij brenda Partisë Socialiste?
Nëse Rama largohej sot Veliaj do të ishte sipas meje njeriu që do ta pasonte. U bënë vite që ka drejtuar Tiranën dhe ka rënë në sy për një numër veprash. Ai është evidentuar si figura e dytë e PS. Por mendoj se Rama aty mund të jetë edhe më gjatë se mendohet. Nëse fiton mandatin e tretë do jetë aty për një kohë të gjatë. Nuk shoh rrezikun e ndonjë diktature, vetëm që ai do jetë gjatë aty.
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve foli sot për një mundësi të kufizuar të votimit të emigrantëve. Ju shihni një mungesë vullneti apo pamundësi për ta realizuar teknikisht si proces?
Të them të drejtën kërkesën për të përfshirë emigrantët e shoh si të kotë. Ne duhet të mësojmë të numërojmë votat e njerëzve që janë këtu dhe të realizojmë procesin brenda për brenda. Do isha i kënaqur me situatën që emigrantët të mos e kishin këtë të drejtë hë për hë dhe më vonë të ishte e natyrshme.
Normal mos fshtar skrapari nuk indo votat e emigrnateve ti kokegrisut se ata u hedhin ne ere ty dhe ata qe te paguajen ty mor plehre! Fshatar ngele por edhe p emigrantet me 25 do shkoni per leah ai kasta e vhwter e Kosoves se njesoj jeni me ata te veremosir e te sterlodhur! Pa emigrnatet ju di u kishin shqyer per lecka shqiotaret se me leket e tyre. Fryhet valvula sociale ku ben qef ti mor loqe! Ske faj jo faiin e kane emigrnatet qe sjellin leke aty dhe nuk i lene shqiotaret tu rasin preshin ne byth me kee se tritan shehut dikur!
O Katnaro, po shkruaje mire shqipen qe te kuptojme edhe ne se ç’do te thuash. Se edhe me tete klase shkolle ne katund, disa jane bere mesues e police. Bej me shume ushtrime ne gjuhen shqipe dhe meso se si shkruhet nje pergjigje.
Ajo qe thote eshte me e rendesishme sesa bezdija qe te krijon ty. Ky katundari tjeter eshte per t’u PESHTYRE ne… Surrat, ky muc nano. Si more… more pis, guxon e thua se duhet apo sduhet te votojne emigrantet?! Ky mentalitet prej neandertali, qe i jep te drejte vetes te ndaloje te drejten per te qene shqiptar, pjeses me te sakrifikuar te shqiptareve… Duhet te ZHDUKET. Pthuuuu… Kete e ke nga nje emigrant, qe do te votoje… Per Edi Ramen sa per dijenine tende o gomar nano.
Une jam emigrant,po nuk e shoh te drejte qe te percaktojme ne se kush do qeverisi Shqierine.
Nuk te intereson e ardhmja o… Konica?!Ne emigrantet vetem duhet te paguajme ne Shqiperi e per Shqiperine ?! Je si Golja, te filmi “Perralle nga e kaluara”.
Per mendimin tim emigrantet qe kane te drejten e votimit ne vendet ku jetojne,nuk duhet te votojne ne Shqiperi,pse duhet t’ua leme mbi koke dike qe ata qe jetojne aty nuk e duan se e njohin me mire.Emigranten te shkojne sa me shpesh ne Shqiperi dhe parate qe do shpenzonin ne nje vend tjeter ti shpenzojne atje.
Duhet qe ne te ardhmen te kemi edhe nje deputet per shqiptaret e diaspores, nese biem dakord. Siç e kane shume vende.
Muc muci ky kryeqelbesire e medias vizive.
Velo fiku figur e dyt e PS haha.ta shohim pas 25 prillit kur te dale ne opozite sa pun do beje.
Si tha mos votojn emigrantet .O pis burr
ste pelqen vota e emigranteve eeee se ikni per lesh ju shushunjat e kryeqytetit.
Pushteti te korrupton!
Kjo aksiome se si funksionon shoqeria njerzore,nuk ka te beje vetem me korrupsionin material,por mbi te gjitha mbi shperdorimin e funksionit drejtues te karriges ku je ulur:
Nje mbivlersim jo real per veten dhe nje nenvleresim i pa merituar per ata qe ke perreth.
Vec kesaj simptome ,qe eshte ne proporcion me vitet ne pushtet,nje simptome e shtuar eshte dhe dashurija e semure e lindur per pushtet qe sic po del,duket qe Rama e ka ne gen.
Ne fillimet e demokracise,Rama feksi si nje demokrat intelektual 24 karat,qe nuk bente asnje lloj kompromisi me komunistet dhe autokratet.
Mirpo ne vite, ne rrugen drejt karriges se lart, u cfaq si nje diplomat dhe politikan ,krejt ne armiqesi,me ate qe predikonte vet ne fillim te viteve 90 dhe ca me vone.Deri aty sa ahere kritikonte dhe vet tos-liberalin.perse nuk lejonte fraksione ne parti.
Kurse tani ka vite qe ne politike dhe pushtet e ps-es,ndihet vetem nje ze,kurse te tjeret reth tij,ndihen komod me ison,qe pafundesisht i mbajne,
Vec kesaj ne politiken e jashtme,kulmon qendrimi i ketij ish ´´demokrati´´ te nje servili vulgar,qe i ben temena pa fund,nje diktatori mesjetar aziatik,qe mbyt zerin intelektual dhe persekuton dhe burgos ne menyre masive median demokratike,ne vendin e tij,pa le me ti kercasin per mbrothesine e vendit tone,vec interesit qe ta rikthaje si dikur ne Arnautistan mbas qerres se vet.
Dhe vec te gjitha ketyre tek Rama verehet dhe nje lodhje fizike dhe psiqike evidente,qe lidhet dhe me ate qe braktis karrigen e vet dhe ben kryetarin e komunes,kryeinfermierin etj.
Komunisto-´´socialisteve´´vazhdimesia e pushtetit u garantohet pafundesisht,nga nje karikature e shemtuar ´´opozite´´orientale komuniste katundare,te paftyre,te eger dhe injorante.
E verteta eshte se te dy palet ndihen mire ne pozicionet e tyre,ay qe e peson nga ky lloj sundimi narcist i nje njeriu eshte vec mileti dhe historia e ketij vendi.
Dhe per hire te kesaj duhet bere nje ndrrim individesh brenda kesaj partie, ne karrigen e kryeminstrit.
Dhe ai qe dallon nga gjithe te tjeret brenda grigjes se tyre,si nga vizioni,pragmatizmi,trimeria dhe mosha,eshte kryebashkiaku aktual i kryeqytetit.Mirpo ne anen tjeter eshte ajo qe kryevezirit tone i ka dale vetja nga duart.
Prandaj prit gomar(popull)te mbije bare,
Pse jo,dhe kete e meritoni,deri sa vazhdoni te mbani siper sali,meta,mona etj.
Eee Muci! I shkove nje furce Rames.Mire,mire i fituar fo te dalesh.