Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Kastriot Sulka ka pranuar keqmenaxhimin gjatë qeverisjes së PD me grupet e personave në nevojë e sidomos me personat me aftësi të kufizuara.
Teksa paraqiti sintezën e programit për mirqënie sociale, Sulka bëri me dije se personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008 (gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ) pasi nuk u është bërë indeksimi i pagesave.
“Për grupe të caktuar të paaftësisë nuk është bërë indeksimi i pagesës që nga viti 2008, pra e thënë thjeshtë u është futur dora në xhep sepse çmimet ndërkohë janë rritur”– shprehej zyrtari i PD, Kastriot Sulka.
Për këtë dështim të PD gjatë qeverisjes së saj, ka reaguar dhe zv-ministri i Shëndetësisë Alber Nikolla i cili në një postim në facebook shkruan:
Z.Kastriot Sulka paraqiti sintezën e programit për mirqënie sociale ku shkruan se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008 pasi nuk u është bërë indeksimi i pagesave.
Ky është një lajm që duhet përgëzuar pasi është i pari zyrtar i PD që shkruan hapur për keqmenaxhimin e qeverisjes demokratike me grupet e personave në nevojë e sidomos me personat me aftësi të kufizuara.
(TemA)
Cfare pozicioni keni patur ne qeverite Berisha nga 2005 dhe ne vazhdim ju zoti Sulka?
Duhet te vishe nga fundi botes qe te thuash Lulezim Basha ka nje plan. 2005-2021 kemi pare planet e Lulezim Bashes si minister i jashtem tradhetar; firmosi dhenie territori grekut, e anulloi gjykata kushtetuese; si minister transporti vodhi direkt ne rrugen Durres Kukes ( une nuk i theme rruga e kombit se kombi nuk i ka kufijte Durres-Kukes); si minister i brendshem vrau qytetaret ne bulevard; vodhi me Ristanin Bashkine e Tiranes dhe pastaj beri kurban dashin ne hyrje te saj(!), pastaj ja futi gjumit vete dhe la kunatin te administroje Tiranen. POPULLI KA KUJTESE.
Ky eshte lajm qe duhet pergezuar?!?! Kush eshte pergjegjes per vjedhjen e miljona lekeve per kete ?!?! Pergezim te vjedhesh nga te verberit dhe njerzit me karroca?!?! Ju skeni shpirt.. E vrau thone keta: Por e vrau ne menyre dinjitoze.. Hajde permbledhje hajde.. Pa autor krimi, pa dhenie lekesh mbrapsh dhe hajt pergezime.. Albanistani I PD-se me Leshelin qe duan te qeverrisin perseri..
Kastriot shum mire qe ju riktheheni ne ket keaq manaxhim qe eshte vetem nje pik uji ne ate kazanin math galopant te vjedhjeve dhe te korrupsionit qe qeveria ejuaj e stimuloi me aq deshire dhe pasion ne te gjitha fushat e administrimit ne vecanti grabitjeve masive qe ju bet me pronat,me ligjin akoma ne fuqi 751 ju dhane pronareve te rinj ,ku shum prej tyre keto prona i japin me qira dhe vet jtojne ne emigracion.prandaj populli duhet te mendohet kur te japi voten qe ju bashke me militantet te fshiheni pergjithmone si nje fantazem shkaterrimtare nga ai vend me ate popull dashamires.