Kryeministri Edi Rama renditi nga Berati problematikat që është shoqëruar mandati i dytë qeverisës, i shoqëruar me tërmetet e 2019-ës dhe pandeminë e COVID
Gjithashtu Rama u ndal edhe vështirësitë që lidhen me sigurimin e vaksinave, ndërsa tha se 70% e prodhimit të tyre është shpërndarë në 10 shtete.
“Pandemia një sfidë jetësore që do e fitojmë, ku falë bashkimit të madh të njerëzve me vetëdijen që është një sfidë që i përket të gjithëve, nuk i përket vetëm qeverisë, shtetit por çdo qytetari.
Ne kemi arritur ta përballojmë me të gjithë vështirësitë që janë gjendur. Tani do i japim një shtysë finale me vaksinat, që është kthyer në një çështje të mëdha botërore. Të gjitha shtetet kanë nevojë për vaksina, 70% të vaksinave sot janë të shtrira tek 7 shtete.
Ka një sfidë të madhe, por falë këmbënguljes, angazhimit, durimit të madh ia kemi dalë të nisim vaksinimin. Janë plot 149 shtete që kanë pasur vështirë të jashtëzakonshme dhe ende nuk kanë bërë vaksinën e parë.
Brenda muajit mars ne do të përfundojmë vaksinimin e mjekëve dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të domosdoshme, jo vetëm për ta ulur ritmin por ta kthyer këtë sezon pranveror në një vaksinim masiv. Kishim tronditjen e tërmetit, shumë persona mbetën pa çati, por pati dhe probleme në të gjithë vendin.
Duke e bërë këtë mandat të dytë të qeverisjes tonë një mandat karakteri. Një mandat për të dëshmuar forcën e karakterit, për të mos u përkulur përpara këtyre goditjeve dhe të bëhemi më të fortë.
Si po dalim më të fortë në procesin e rindërtimin ku shumë persona po kthehen në shtëpi më të mëdha, të sigurta, ashtu do të dalim më të fortë nga kjo fazë pandemie”, tha Rama.