Përpara se të largohej pak dite me pushime në Serbi, D. S 34 vjeçe, i la çelësin e shtëpisë pastrueses që ajo ta rregullonte dhe dezinfektonte. Por kur pastruesja ka hyrë në shtëpi, ka gjetur një rrëmujë aq të dyshimtë dhe me sende përtokë sa menjëherë ka dyshuar se kjo nuk ishte papastërti. Por që dikush tjetër kishte hyrë para saj në shtëpi.
Ndaj dhe i ka shkruar D.S. “Dyshoj që në banesë kanë qenë hajdutët para meje sepse çdo gjë është hedhur për tokë” i shkroi 43 vjeçarja shtetases D.S. e cila menjëherë i është përgjigjur “të lutem shko tek sirtarët dhe kontrollo se mos më kanë vjedhur bizhuteritë prej diamanti”.
Dhe meraku i të zonjës së shtëpisë nuk rezultoi i kotë. Hajduti kishte bastisur gjithçka dhe konkretisht dy byzylykë diamanti me vlerë nga 8 mijë euro, një orë e markës Ademars me vlerë 27 mijë euro, nëntë varëse diamanti me vlerë të përafërt 25 mijë euro, 13 unaza diamanti me vlerë 30 mijë euro dhe një palë vathë me vlerë shtatë mijë euro dhe bizhuteri të tjerë me vlerë 6 mijë të treja.
Hajduti ka vjedhur po ashtu pesë monedha ari, kopsa floriri, byzylykë të katër fëmijëve të çiftit, varëse diamanti të tyre me një arush me vlerë dhjetë mijë euro dhe një unazë e bashkëshortit me vlerë 1 mijë euro”.
Policia tregon se e zonja e shtëpisë veç pastrueses ja kishte lënë çelësin e banesës vetëm një personi jashtë familjes që është shoqja e saj e ngushtë. Sidoqoftë policia e pyet gruan:
Agjenti: A keni dyshime konkrete?
Gruaja: Dyshim konkret nuk kam, por banesa ka kamera sigurie gjithandej. Çelësin ja kam lënë shoqes sime me inicialet D.B
Agjenti: A mund t’na tregoni shenjat dalluese të bizhuterive?
Gruaja: Njëra nga vareset ka një arush. Ora ka një rrip të bardhë.
Agjenti: Si u njoftuat për vjedhjen?
Gruaja: Në orën 12:45 më njoftoi pastruesja e shtëpisë V.K dhe më tha që pa rrëmujë në shtëpi. I thashë shko dhe kontrollo sirtarin. Më pas në banesë vajti babai dhe kontrolloi sirtarin dhe më tha që janë vjedhur të gjitha. Shtëpia ka tre çelësa, një unë,një im shoq dhe një shoqja ime.
Çfarë thotë pastruesja?
Policia ka marrë në pyetje edhe pastrueses me inicialet V.K, gruaja ka shkuar sipas burimeve së bashku me të motrën, të cilës i ka kërkuar që ta ndihmonte për punët e shtëpisë të çiftit të pasur.
“Isha e sëmurë dhe ju luta motrës që të vinte t’më ndihmonte, nisem punët një ditë më parë, e sistemuam disi dhe shkuam dhe ditën e mëpasshme. Por sapo hymë ditën e dytë gjetëm rrëmujë. I thashë motrës që dikush duhet të ketë qenë mbrëmjen e kaluar dhe duhet të kishte fjetur aty”.
Bëhet me dije se të dyja gratë kanë njoftuar në whatsapp të zonjën e shtëpisë për dyshimet e tyre dhe që më pas janë bërë shkak për të konstatuar super vjedhjen.(SI)
te hetojne dhe motren e pastruses
Me gjithe (s) pastruesen?. A jane te siguruara bizhuterite? Nese po, edhe e zonja e shtepise eshte e dyshuar.
Te arrestohet menjehere….. …….
e zonja e shtepise. Bizhuteri mijra euro. Cfare pune ben kjo?
Ai qe vodhi……..lopen nuk ka asnje faj….
Pushime ne serbi dhe me aq para ne shtepi? Kjo tregon Ku shpenzon leket sigurimi sekret serb. Po popull i prishur pasni qen o kurvat e ballkanit…
150 mijë euro vlera e diamantëve dhe policia nuk e pyet se si I bëri edhe nje qudi shqiptare.
Nuk shkruhet Qudi, shkruhet me ç, çudi, çekiç, etj etj etj… analfabet
Nuk është analfabet, por mund të jetë kosovar. E bëjnë pa vetëdije. Si tironsit, që shkruajnë Asmon dhe e lexojnë Osman.
Me shume se vjedhesi, mendoj qe duhet vene nen hetim i vjedhuri.Por mendoj qe eshte krijim fantazie te pafre, thjeshte per ca klikime me shume.
Shkruani tregime tani,dhe i paraqisni si lajm.VK.
ti e ke fjalen per inicialet e pastrueses apo jo ?
Sa interesante. 149 mije euro bizhuteri gruaja me femijet, dhe vetem 1 mije euro burri i shkrete
I ka vjedh vete e zonja e shpise, kjo eshte thjesht per tja hedhur fajin pastrueses, me qellim mos ta pyesi policia…
Fajin e ka vete kjo grua duke e ditur se mundesh gjerat me vlere ti depozitosh ne banke ne nje vend te sigurte mendoj qe edhe Shqiperia e ka kete rregull te bankes apo thjesht fare tek nje njeri i saj ne me nje porosi te vecante keshtu ndodh kurre njeriu eshte i pa ndergjegjesuar per vetveten .
Ca ka dashur me ” pushime” ne servi kjo baxhoja???
Le qe nuk ke ku te besh pushime ne serbi sepse eshte qe vend qe nuk ka as plazhe dhe as male piktoreske por edhe sikur, eshte hera e pare qe degjoj qe nga Shqiperia shkuakan ne serbi per pushime….
Rast shume i cuditshem.
pse thote ajo pushime, nuk eshte e thene te jene te tilla. Vajtja ne serbi eshte me teper pune kurverie se pune pushimesh.
Pushimeve ne kohe pandemie i vjen ere e keqe. Nuk e beson njeri.
Nuk e di per ” kurverine” sepse kjo qenka e pasur dhe e martuar por qe me duket rast teper i cuditshem.
Nuk e di por po ti mbledhësh këto që kanë vjedhur bëjnë disa mijë euro që medoj se me punë nuk dalin por duke “vjedhur “të tjerët jo duke haour shtëpi po duke patur bisnes.Pra në një farë mënyre janë pare të vjedhura nga punë mafioze.Në të tilla raste gjithëmon them:mirë bëjnë që ja vjedhin vetëm mos torturojnë njerëz.Orë 27 mijë euro e ne kemi me një euro ora….Pushime të mbara zonjë
Nuk arrij perse nuk mbahet ne Banke nji shume e tille paresh ?!
Sepse mundet me mbajt ne shtepi nji shume kur do me ble dicka ,
psh nji Makine ose dicka tjeter ,por je aty prezent ,jane nen kontrollin tend ,
jo ne meshire te Hajduteve !
Ndoshta jane para fituar ne rruge te jashteligjeshme sepse cdp njeri sot .ka mundesite ,
me hap nji GiroKonto ne Banke dhe i mban te depozituara atje dhe te Sigurta .
Nuk e di ,por edhe kjo duhet me hy ne Rubriken _Cudira Shqiptaresh ??
Nuk arrij te kuptoj ,
perse nuk mbahet ne Banke nji shume e tille paresh ?!
Sepse mundet me mbajt ne shtepi nji shume kur do me ble dicka ,
psh nji Makine ose dicka tjeter ,por je aty prezent ,jane nen kontrollin tend ,
jo ne meshire te Hajduteve !
Ndoshta jane para fituar ne rruge te jashteligjeshme sepse cdp njeri sot .ka mundesite ,
me hap nji GiroKonto ne Banke dhe i mban te depozituara atje dhe te Sigurta .
Nuk e di ,por edhe kjo duhet me hy ne Rubriken _Cudira Shqiptaresh ??
Cila eshte arsyeja qe i linte celesin dhe shoqes
A thua ka qene shtepia e Likes, se gjithe ate Flori ai Vec do ta kete, Mos u merzisni leket te futura ashtu do jene, se kuptohet nga shoqeria