Lulzim Basha e Monika Kryemadhi kanë dhënë një shfaqje trumfatore këtë të hënë, të sigurtë se më 25 prill do të fitojnë zgjedhjet.
Ata nënshkruan edhe një marrëveshje me 13 pika.
Paradoksi i madh i kësaj marrëveshje, është se ata nënshkruan që të garojnë të ndarë më 25 prill.
“Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”, thuhet në marrëveshjen e tyre.
Marrëveshja e tyre pra, s’ka të bëjë me 25 prillin, por me 26 prillin.
Ajo do të kishte sens, nëse bëhej për zgjedhjet e 25 prillit, jo për çfarë do të ndodhë pas 25 prillit.
Se pas 25 prillit, nuk dihet se çfarë ndodh dhe çfarë rezultati arrijnë.
Fjala vjen, pas 25 prillit, LSI mund të joshet nga Rama dhe të bashkëqeverisë me Edi Ramën.
Apo vetë PD, pasi prej kohësh flitet për një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, e cila si finale ka asgjesimin e LSI-së.
Kjo, pasi marrëveshja e sotme nuk është se ka vlerë ligjore, që i detyron PD dhe LSI të bashkëqeverisin pas 25 prillit.
Ajo ka thjesht vlerë morale. Por për moral, e kemi parë se sa duan t’ia dinë partitë tona këto 30 vite.
Pra, e gjitha ajo që pamë sot, ishte thjesht një shou, ndoshta për të bindur militantët e tyre se do të vijnë në qeveri.
Por më 25 prill, s’do të kenë lidhje me njëri-tjetrin dhe do të përdorin të gjitha metodat kush merr më shumë vota.
Të cilat pastaj, s’dihet se për do shkojnë.
(TemA)
Nuk e pame kete radhe Lulin te kendonte humain kombetare mendoj dhe marrveshja patjeter do te jete nje leter higjenike.
Nese rilindja fiton e vetme zgjedhjet ca i duhet LSI apo PD?????
Nese nuk fiton e vetme kuptohet qe ka fituar opozita PD LSI, nese keta fitojne per ca do e bejne kolacionin me ramen????????
Tentative feminore per te genjyer militantet e rilindjes qe edhe po humbi rilindja prape do jete ne qeveri
Duket qarte se Edi Rames i ka hyre frika! Perderisa i sul mediat prane qeverise, duke sulmuar cdo gje qe ben opozita. Mire qe nuk komentojne se cfare bejne ne banje! Perse nuk komentoni qe u shkel ligji zgjedhor me kater kembe nga qeveria, por merreni me pasojat e natyrshme te kesaj shkeljeje. Keni frike se mos ju iken tepsia qe qeveria e ndante me ju?
Kodoshet e Shqiperise.
Taulant, mos doje te thoshe kafshet e Shqiperise?
Me 26 prill rama del nga ripjellja dhe shkonbne ps. Edhe mero qerosit I prehen parate dhe do sharroje per buke per 8 vjet
Zgjedhjet e 25 prillit do jene nje votim plebishitar Anti-Rama se thika e fukarallekut ka vajtur ne palce te popullit qe nuk ka asgje ta trembe me fort se surrati Rames prap neper TV pas 25 prillit.
Po ilirin me shufra floriri,ku e keni se edhe ai hajdut ka bere aleance me te shoqen.
E beni nje treshe
Edi ka frike, eshte normale dhe kjo do e bej te leviz gjithe guret. Po nuk kuptoj PD me ca euforira qe zgjedhjet jane te pa diskutushme fitohen prej tyre. Degjoni me radhe, Paloqen, Bylykbashin apo edhe te tjere. Fluturojne me preshin mbrapa, se kesaj nuk i dihet “bre dru me pre”.
Shikoni me se po prezantohet e reja hahaha….Si nuk ju vjen turp…..Pisa. Petrit Vasili eshte e reja ,apo Grida me Paloken.
Kaq te mbaruar pa nje gje te re ,te mendosh 8 vjet ne opozite?
po po dhe trumpi keshtu deklaroi po iku dhe turpi me i madh ishte sepse nuk i dha as doren
Ohohohoho, sa per te qeshur, endertojne dhe krijojne sinonime sikur gjith bota po sheh monen dhe lulin. Ohohohoho, sa kom qesh, me kujton betimin e presidentit amerikan kjo lloj aktrimi nga te dy, ohohohoho, me kenaqet vertet, jeni te medhenj. Shiko mbrapa mones luan ramen romeon e qerretit, me tutje vasili qe pret koqet e dashit te bien dhe te kapi ndonje. Kesaj i thone te dhiesh ne breke duke qeshur. Ej sa di halle te kesh, mer mendjen e mones ose te lulit me qera nja dy jave, ene rron si mbret. Ohohohoho mona duke lidhur besen,,,