Zbardhet marrëveshja me 13 pika e koalicionit paszgjedhor mes PD-LSI: Ja çfarë do arrijmë bashkë

1 Mars 2021, 10:18Politika TEMA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë firmosur marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit.

Po botojme marrëveshjen e arritur mes dy partive më të mëdha opozitare në vend:

Në marrveshjen mes dy forcave politike  janë parashikuar 13 pika.

MARRËVESHJE KOALICIONI MIDIS PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË DHE LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim,

Me angazhimin solemn për të zgjidhur problemet kritike kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato të shëndetit publik, me të cilat përballet vendi dhe që e kanë çuar situatën në Shqipëri në një udhëkryq tepër të rrezikshëm;

Mbështetur dhe në vijim të marrëveshjes së krijimit të Opozitës së Bashkuar, të datës 23/04/2019;

Në përgjigje të ndryshimeve arbitrare, antikushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës së Shqipërisë të datës 30 Korrik, 2020;

Me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të re, ‘nga njerëzit – për njerëzit’, e cila do t’i japë fund polarizimit të tejskajshëm, politik, ekonomik dhe social, që ka vendi, t’i kthejë atyre besimin për ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Europa, duke krijuar mundësi për punësim të mirëpaguar, duke çliruar ekonominë dhe duke i ofruar çdo qytetari, të rinjve dhe grave, sipërmarrësve dhe pensionistëve, mundësi reale për mirëqenie dhe prosperitet.

Vendosin:

Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.

Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme.

Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.

Opozita e Bashkuar do të jetë unanime në angazhimin e tyre në qeverisje për t’i dhënë përgjigje dhe zgjidhje të mënjëhershme për sa më poshtë vijon:

1.Nxjerrjen e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Rikthimi i ekonomisë në funksion të punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke i dhënë fund grabitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, përmes konçesioneve, oligarkëve, korrupsionit me paratë publike, që ka pushtuar çdo nivel të qeverisjes. Ky transformim ekonomik do të realizohet me një program të qartë dhe të diskutuar gjerësisht me qytetarët dhe grupet e interesit.

2.Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe dhënien fund të çdo pengese të krijuar nga qeverisja aktuale për këtë proces jetik për të gjithë shqiptarët si dhe për mobilizimin e të gjithë faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile për realizimin e këtij objektivi.

3.Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, çlirimin e shtetit nga kapja, rikthimin e llogaridhënies, duke i dhënë fund abuzimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve, pandëshkueshmërisë së zyrtarëve publikë dhe fenomeneve shkatërruese si korrupsioni dhe uzurpimi i pushtetit për përfitime dhe interesa vetjake.

4.Ndërtimin e një aksioni qeveritar intensiv për të frenuar shpopullimin masiv.

5.Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar, si rruga kryesore për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

6.Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë, për një arsimim cilësor dhe mundësi të gjera punësimi të saj, për të eleminuar tragjedinë e shpopullimit dhe largimit masiv të të rinjve dhe për integrimin e mëtejshëm në drejtim, në politikëbërje dhe në shoqëri.

7.Për të garantuar mundësi të barabarta për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje, për emancipimin dhe fuqizimin e saj në shoqëri dhe politikëbërje.

8.Për të realizuar një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të çdo lloji dhe pastrimit të parave të pista, si shkaqe penguese kryesore për zhvillimin e vendit dhe sigurinë publike të qytetarëve.

9.Për të zgjidhur në mënyrë prioritare problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmetet. Për një proçes shumë të shpejtë, jokorruptiv e selektiv dhe me garanci juridike për pronën e tyre, që u mundëson qytetarëve të kenë në kohën më të shpejtë të mundshme njësitë e banimit apo të shërbimit.

10.Për t’i dhënë fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, duke zbatuar një plan shëndetësor-social, i cili i jep përgjigje kufizimit të përhapjes, realizimin e testimeve, gjurmimeve dhe trajtimeve mjekësore, rimbursimin e shpenzimeve për pacientët, që trajtohen në banesë, vaksinimin e gjerë të popullatës larg trajtimit diskriminues. Për të realizuar planin e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe mbështetjes së qytetarëve dhe biznesit të prekur nga pandemia.

11.Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit.

12.Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për t’i dhënë fund dëmtimit, tjetërsimit dhe asgjësimit të saj.

13.Për garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare në vendin tonë.

 

 

 

Për Partinë Demokratike  Për Lëvizja Socialiste për Integrim

 

 

LULZIM BASHA                             MONIKA KRYEMADHI

 

Kryetari                                                            Kryetare

8 komente në “Zbardhet marrëveshja me 13 pika e koalicionit paszgjedhor mes PD-LSI: Ja çfarë do arrijmë bashkë”

  1. Trotski says:

    Ka dhe nje pike te pashkruar Nr.14- :Po erdhem ne Pushtet do te vjedhim me galop se kemi mbetur Prapa !
    Po populli ju njeh mire -ne hale do te perfundoni bashke me Sali Kermen dhe Like Hajdutin.

  2. Liku says:

    Tashi qe e paskeni vendos shpetuam, po gjithesesi mbajeni me shkume edhe nja 8 vjet

  3. Zgjedhje hibride says:

    Tani ky kufizimi i perhapjes se pandemise si do te behet me maske apo pa maske se shkencetarja thote pa maske,doktori i Hollandes me maske.

  4. Lond says:

    Boni sa te doni programe nuk ju beson njeri. Per ndertimet e reja te shkaktuar nga termeti ku thoni nuk do te ket ndarje selektive, dhe kush e thot kte e thoni JU, AH MORTJA DHE VET NUK E BESOJN. I bej thirrje njerzeve te ndershem qe nuk duan te votojn mos i besoni prrallave te ketyre super vraseve dhe super hajduteve se kta vetem nje qellim kan; te marin pushtetin dhe te fusin militant me shkoll dhe pashkoll ne drejtimin e vendit. Rregullimi i Shtetit ktyre nuk i intereson fareeeeeee.

    1. Shefqet Cela says:

      PROGRAM “MADHËSHTOR”!
      LUM SI NE!
      Pandemia në pikën e dhjer(t)ë për nga rëndësia;por ja kalon asaj të njëmbëdhjetës kulturë e sport.
      Sa për pronat, durim, janë pika e FUNDIT.
      S’ka problem, të tyret i kanë marrë po ashtu dhe të ZANUNAT.
      Votoni o demokrato- lësëistë se do ngeleni të kënaqur!

  5. DAJA says:

    Po sa mire,ka lezet kur opozita meret vesh ndervete,po opozita eshte mire te beje dhe nje marveshje per vazhdimin e opozites,se me keta fytyra qe drejtojne opoziten,me keta gazetare dhe Anal-ista,,opozita nuk ka ndryshuar kurgja,opozite me Ilir e Monika Meten,te akuzuar nga tutori dhe ati shpirteror i tyre SB,per vrasje,vjedhje,korrupsion,trafiqe te c’do lloji,me gjithe ato pasuri te pa justifikuara dhe te grabitura me pushtet,me mashtrime dhe abuzime nga me te ndryshmet dhe me Lulin KM,i pa hetuar dhe gjykuar per vrasje dhe pervetsime fondesh publike,me aktivitete te dyshimta kunder UCK-se dhe udheheqesve te saj,i bere milioner ne euro,me te ardhura te pa justifikuara,zor se ky popull ju jep vote juve,pamvarsisht se keni hedh ne aktivitet bandat tuaja me para dhe duke mbledh kartat e identitetit,duke organizuar ujkende neper Kosove me grupe,prap se prap ju jeni aq te limituar,sa qe nuk mund te ndryshoni gje,e ardhmeja juaj eshte SPAKU dhe Reci do kemi kohe dhe do ju shohim,kujdes mos beni zhurme se para dhe pas votimeve kemi keta miqte tone te NATO-s dhe ka mundesi se ju theresin ne zbor,prandaj me kujdes se mos ju shkon dhe marveshja kot.Tung

  6. kosta says:

    futeni ne bythe se nuk i hyn ne pune as dreqit ajo marrveshje. Koalicioni i plerave do marre ate qe meriton ne 25 prill per te shpetuar njehere e mire vendi nga babaxhiket . Keta plera duhet te ndershkohen per cdo te keqe qe i kane sjelle ketij populli dhe vendit per 30 vjet.

  7. ledioni says:

    Reformen nw drejtesis’ma zune syte. Keni ndermend ta zhbeni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje