Covid-19: Një “ri-ndarje letrash” në arsimin e lartë?

2 Mars 2021, 16:05Bota TEMA

Alessia Lefévre, Drejtore studimesh në Shkollën e Studimeve të Larta në Shëndet Publik EHESEP, “Le Monde”

Menaxhuar si një krizë sanitare, pandemia e Covid-19 trondit,thuajse, të gjitha aspektet e jetës dhe të organizimit të shoqërisë, përfshirë dhe arsimin e lartë. Një nga masat e para për të ndaluar përhapjen e një epidemie të konisderuar shumë ngjitëse ishte mbyllja, në Itali së pari, pastaj në shumë vende kudo në botë.

Edhe në vendet të cilat nuk zbatuan masa të mbylljes, të detyruara në nivel federal apo nacional, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Rusi, shumica e universiteteve u detyruan të mbyllin kampuset e tyre ndaj publikut dhe të pezullojnë mësimdhënien e drejtpërdrejtë, përgjatë shumë javëve.

UNESCO ndoqi, nga dita në ditë, situatën e krijuar dhe tregoi që kjo mbyllje e hapësirave të pritjes së studentëve ishte një nga masat më të para e më të përhapura të parandalimit të infeksionit. Në 12 Prill 2020, numëroheshin 195 vende që mbyllën ndaj publikut tërësinë e institucioneve të tyre të këtij lloji.

Kështu, pavarësisht nga dallimet mes vendeve të ndryshme, të gjitha institucionet e arsimit të lartë u përballën, papritmas, me pamundësinë për të siguruar një nga misionet më të rëndësishëm, sipas mënyrës më të herëshme dhe më tradicionale: vendosjen përballë pedagogun me studentin. Në Francë, si në shumë vende të tjera, pushtetet publike i kërkuan institucioneve të sigurojnë një “vijimësi pedagogjike”, sipas terminologjisë së Ministrit të Arsimit të Lartë, në komunikimin përkatës.

U kërkohej atyre, në fakt, krejt e kundërta, sepse ideja ishte t’ju kërkohej vijueshmëria e misionit të tyre nëpërmjet një këputjeje pedagogjike. Fjala ishte për realizuar, menjëherë dhe radikalisht, kalimin nga një mësimdhënie e “drejtpërdrejtë” në mësimdhënin “në distancë”. Pasiguria e përgjithshme aktuale – sanitare, ekonomike dhe sociale – mposht skemat e veprimeve dhe reperët për të gjithë aktorët e shoqërisë: pedagogë, studentë, adminstratorë dhe drejtues.

Nëse disa institucione – si Universiteti Kembrixhit në Angli apo State University i Kalifornisë si universiteti më i madh publik në Shtete e Bashkuara – morën vendime drastike duke shpallur një mësimdhënie tërësisht në distance, deri në verën e 2021, këto përbëjnë vetëm një minoritet; sot 67% e universiteteve amerikane aplikojnë mësimdhënie të drjtpërdrejtë, 16% hezitojnë shumë, ndërsa ndërsa 17% vijonë atë “on line” ose hibride.

Orientime të reja

Mësimdhënia në distancë, në të vërtetë, nuk është gjë e re në vetvete. Që prej viteve 1960, madje edhe që më parë, tendenca për këtë platformë dhe modalitete përkatëse të formimit, u adaptuan dhe u servirën për persona të cilët, për arsye gjeografike, profesionale apo familjare, e kanë të

pamundur të frekuentojnë mësimin në klasë; sistemi “Open University” është një shembull konkret mjaft i përhapur.

Është, pra, një kalim i menjëhershëm dhe i shtërngueshëm në një mësimdhënie tërësisht në distancë që gjeneron strese disorientimi, sidomos tek të rinjët. Këto konsiderata theksohen nga një ndjenjë paparashikueshmërie e përgjithëshme, e lidhur me të ardhmen e recesioneve ekonomike botërore dhe të tkurrjes së tregjeve të punës, të njoftuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mund të kujtohet që flukset migratore për arsye studimesh universitare, janë rritur shumë në botë që nga vitet 1990, duke kaluar nga 2.1 milionë studentë në 2001, në 4.6 milionë në 2015. Në më pak se tridhjetë vjet, mobiliteti i lidhur kryesisht me plotësimet e një oferte të pamjaftueshme ose të pakënaqëshme në vendet e origjinës, i ka lënë vendin një mobiliteti mjaft më heterogjen dhe të përgjithësuar, me një rritje të madhe në mobilitetin ndër-rajonal.

Paralelisht me vlerësimin në rritje të eksperiencës ndërkombëtare, mosangazhimi progresiv dhe i përgjithshëm i shteteve në financimet e universitetit, ka sjellë një transformim të thellë të modelit ekonomik të tij. Logjikat e tregut dhe konkurrencës midis institucioneve janë shfaqur për të tërhequr talentet dhe elitat në shkallë botërore. Që prej viteve 1990, kompetiviteti ndërkombëtar në arsimin e lartë është bërë zemra e strategjive të zhvillimeve ekonomike të, thuajse, gjithë vendeve. “Renditjet globale” të shfaqura më 2003 lidhen ngushtë me këto ndryshime dhe i përforcojën ato.

Mjaft nisma të disa vendeve dhe institucioneve për të kaluar konkurrentët e tyre në rekrutime, kanë filluar, ndërkohë, të pësojnë frenime të reja ndaj lëvizshmërisë: atentatet terroriste në vendet e Veriut, eventet klimatike ekstreme, tensionet në kufij, ndikimet në politikat migratore. Pavarësisht nga paralajmërimet dhe parashkimet e OMS i cili, tashmë, më 2019 pati klasifikuar pandeminë gripale midis tre kërcënimet kryesore të shëndetit botëror, një perceptimi i ri i riskut sanitar nga studentët hyri në jetën dhe preokupimet e zgjedhjet e tyre.

Kandidatët dhe familjet e tyre, tashmë, krahasojnë reputaconin e vendeve lidhur me asistencën urgjente dhe të shëndetit, cilësinë dhe çmimin e tyre. Shfaqja e kritereve të reja mund të ndryshojë ekuilibrat e panoramës botërore të arsimit të lartë.

I dominuar, historikisht, nga hegjemonia e vendeve perëndimore të anglofone (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Zelanda e Re përthithin më shumë se 50% të mobiliteteve ndërkombëtare), tregu i studimeve të larta është, sot, i organizuar rreth modelit të universitetit kërkimor, ilustrimi më emblematikë i të cilës eshte “Ivy League” amerikane.

Megjithatë, situata nuk është e qëndrueshme. Treguesi zhvendoset, progresivisht, drejt vendeve të Azisë të cilët për shkak të zhvillimit të tyre ekonomik dhe peshës së tyre gjeopolitike, tërheqin gjithmonë e më shumë studentë të huaj, ndërkohë që, më parë (sidomos Kina dhe Koreja e Jugut) kanë vuajtuar nga flukse migratore dalëse të studentëve.

Nga koha kur erdhi në fuqi Donald Tramp dhe kur filloi zbatimi i masave restriktive lidhur me shtetasit e disa vendeve, Shtetet e Bashkuara regjistrojnë një orientim të ngadaltë por konstant të

kandidaturave nga Kina, India, Lindja e Mesme, tre zona që ushqejnë sot një pjesë të madhe të këtyre universiteteve. Të rinjtë e këtyre vendeve kthejnë vëmendjen, sot, më shumë drejt Kanadasë dhe, sidomos, drejt ofertës rajonale që po forcohet e po fiton prestigj e vizibilitet, pikërisht në Azi dhe në vendet e Gjirit Persik.

Shpallja e kohëve të fundit e një Programi të Formimit Praktik Fakultativ (OPT) që u lejon të rinjve të diplomuar të punojnë legalisht në Shetet e Bashkuara në vitet pas studimeve të tyre të larta, do të amplifikojë këtë dukuri.

Rikthim i pedagogjisë

Kriza e Covid-19 thekson më shumë tendencat e vrojtuara tashmë. Ajo largon disa prej pengesave që kanë ndaluar, deri më sot, universitetet e vendeve në nëvojë për të konkurruar universitetet e mëdha të botës anglo-amerikane. “Nervi” i kësaj lëvizje është, kryesisht, trupa e profesoratit e cila, për arsye të ndryshme të llojit ekonomik, statutor, politik – apo thjeshtë të stilit të jetës – nuk mund të mos pranojë kushtet e punës dhe kërkimit shkencor që ofrojnë vende si institucionet e perëndimit amerikan.

Eksperimentimi pedagogjik që u praktikua gjatë mbylljes, në kushte ekstreme por, sidoqoftë, me sukses, mund të jetë prelud i një rikthimi në pedagogji në qendrat e formimit. Kriza tregoi që cilësia e mësimdhënies dhe kënaqësia e studentëve varen, në një shkallë të lartë, nga konceptimi i leksionit dhe strukturimi i tij, ndofta më tepër se sa nga lista e botimeve shkencore të mësimdhënësit.

Nuk është e rastit që një aftësi e quajtuar “inxhinieri pedagogjike” është shfaqur kohët e fundit, për tu bërë, brenda disa javësh, një aftësi kyçe në jetën e universiteteve. Aq sa, në universitete të mëdha, si Harvardi, po rritet numri i formimeve në inxhinierinë dhe skicimin pedagogjik.

Siç kanë deklaruar mjaft presidentë universitetesh dhe ekspertë të botës arabe dhe të Azisë jugore, kjo krizë ri-ndan letrat. Ajo mund të inicijojë institucione të ndodhur në periferi të aglomerateve të mëdha për të bashkuar burimet me partënerë të huaj, gjë që rrit vizibilitetin e tyre dhe kompetitivitetin e formimeve.

Institucionet e ndodhur në kontekste të paqëndrueshme, si Palestina apo disa vende të kontinentit afrikan dhe amerikano-jugor, mund, për shkak të zhvillimit të një mësimdhënie në distancë cilësore, të formojnë kandidatë larg kampuseve universitare.

Përgjigja ndaj kësaj tendence dhe ndaj këtyre riekulibrimeve, do të variojë sipas natyrës së lëvizjeve të lidhura me arsimin e lartë. Në vende si Shtetet e Bashkuara, Anglia dhe Australia që e kanë kthyer mësimdhënien e tyre universitare në një industri me peshë në rritjen ekonomike kombëtare, do të shpalosen të gjitha mënyrat për të rifituar studentët, nëpërmjet teknikave marketing të përshtatëshme dhe një politikë bursash dhe ndihmë sociale.

Do të duhet, gjithashtu, përgatitur ndaj riskut të largimeve masive të kandidatëve të pranuar, ndaj një kërkese të rimbursimit të shenzimeve studentëve të pakënaqur dhe të një mospëlqimi të cilësisë të leksioneve. Disa prej universiteteve më prestigjioze (të tilla si Shkolla Londineze e

Ekonomisë – London School of Economics) varen gjërësisht nga pagesat e skolariteteve të studentëve të huaj.

Në të tjera vende, si Kina, loja sillet rreth kapacitetit për tu mbështetur në kanalet e mobiliteteve ndërkombëtare të kohës së krizës për të inkurajuar talentet në strukturat e kërkimit dhe për të ndjekur, kështu, ambicjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet inovacionit shkencor.

Përktheu dhe përshtati: M.Spiro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje