Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara janë 4 personat e akuzuar dhe të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më datë 1 Shkurt në Fier.
Policia thotë se për këtë vrasje janë përdorur të paktën 2 automjete. Njëra prej tyre, një Range Rover, u gjet i djegur pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Kurse është sekuestruar edhe një automjet i dytë tip Audi që është përdorur nga autorët për t’u larguar pas vrasjes.
Elmir Tufa 29 vjeç, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus, ka folur nga arratia duke mohuar përfshirjen në këtë atentat. I pyetur nga gazetari Koka nëse e njeh Albert Zajën, ai thotë se ka miqësi me të.
Sa i përket makinës Audi, Elmir Tufa shprehet se një makinë të tillë e kishte marrë Albert Zaja 2-3 muaj para vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Në këtë automjet 29-vjeçari shprehet se ka hipur, por mohon që të ketë patur dijeni për organizimin e ndonjë atentati.
Çfarë ju lidh ju me Albert Zajën dhe në ç’rrethana e njihni Albert Zajën 37 vjeç?
Albert Zajën e njoh se jemi në një fshat. Flasim, rrimë, kemi ngrënë bukë, kemi pirë kafe. Thjesht vetëm shok që e njoh në fshat.
E dini sot ku ndodhet Albert Zaja?
Jo nuk kam dijeni fare!
E dini çfarë e lidh Albert Zajën me vrasjen e Shkëlzen Kastratit?
Fare! Se çfarë ka bërë unë nuk kam lidhje fare me këtë ngjarje, nuk jam në dijeni për asgjë.
Albert Zaja kishte blerë së fundmi një Audi. Prej sa kohësh e kishte blerë këtë Audi?
Nuk e di. Vetëm unë kam qëndruar me të.
A keni hipur ju në këtë automjet, i cili sipas policisë rezulton të jetë përdorur ditën e ngjarjes?
Në këtë automjet unë kam hipur më përpara, që e takonim.
Sa ditë para ngjarjes keni hipur në makinë?
2-3 ditë para ngjarjes që kam hipur në atë makinë.
Po për çfarë arsye?
Më erdhi se s’kishim makinë, e linim në lavazh, më merrte me shokë të tjerë shkonim pinim kafe së bashku, hanim bukë.
Po ju kishte folur Albert Zaja për ndonjë plan, ndonjë organizim për vrasjen e ndonjë personi?
Jo, jo fare, s’më ka foluir fare.
Po kjo makinë ku është blerë, në dijeninë tënde? Kujt ia ka marrë?
Nuk e di fare?
Me targa shqiptare? Me targa të huaja? Me çfarë targa ishte ky automjet?
Me targa shqiptare e ka pasur automjetin.
Në emrin e vetë e kishte kaluar?
Nuk e di!
Nuk ishe interesuar?
S’më interesonin fare, thjesht e takonim. Me këto gjëra s’kam lidhje fare.
Kur ka ardhur në fshat? Kur e keni parë për herë të parë Audin?
Audin e kam parë për herë të parë 2 muaj, 3 muaj më përpara.
Elson Xheçukën, një person tjetër që mendohet të jetë pjesë, e njihni?
Jo fare!
Silvio Cara ose Roland Cara, e njihni?
Jo, jo fare!
Nuk i ke takuar asnjëherë?
Asnjëherë.
Pyetje leshi.Pse do tregojë ai se si ka ndodhur more gazetarë?
Skani vrime ku te futen
Te jete per Spatak Torollakun te gjithe jane te pafajshem. Ka marre goditje ne tru qe kur u vra Elton Cico dhe ishte ne tavoline me Rrajen vrases me pagese dhe oficerin e inkriminuar Trimi. Si duket ka filluar paguhet nga krimi per keto intervista. Taku Torollaku perse nuk ben nje emision per vrasjen ku u gjende deshmitar??? Dikush me tha qe vrasesi tjeter Jani Aliaj mori pjese i pashqetesuar nga policia ne varrimin e kusherires ne memaliaj. Si te ka shpetuar kjo gje ty more gazetar investigativ??? Mos me bej me emisione per tu dhene alibi krimineleve por bej gazetarin po munde.