Meta kërcënon sërish amerikanët: Misionin e nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë e çojmë në fund

2 Mars 2021, 11:03Politika TEMA
Meta kërcënon sërish amerikanët: Misionin e nisur më 2

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 1 vjetorin e manifestimit të bërë më 2 mars 2020 për rivendosjen e sovranitetin e popullit ndaj institucioneve.

Nje kercenim i hapur per nderkombetaret dhe ne veçanti amerikanet ky nga Meta, pas deklarates se mbremshme se “do t’i kapte per veshi”!

Meta falenderon qytetarët të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për të dalë në shesh.

Meta shprehet se pranvera kuqezi po vjen, dhe se misioni i nisur vitin e kaluar do të çohet deri në fund.

Postimi i plote i Metes:

Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!
PRANVERA KUQEZI PO VJEN!

2 komente në “Meta kërcënon sërish amerikanët: Misionin e nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë e çojmë në fund”

  1. Kim été says:

    Kemi 600 vjet sovranitet ndërsa spurdhiaku Meta se din plotesisht.

  2. Terroni e ta kujtoni !
    Te rroni per dimer , se ne behar qelbeni !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje