VIDEO/ Fillon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç në Durrës, Rama: Ja kur do nisim vaksinimin e mësuesve

2 Mars 2021, 11:22Politika TEMA

Ka vijuar në Durrës procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80-vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.

Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino është shprehur se në qendrën e vaksinimit në Durrës kanë ardhur më shumë burrat se gratë, e këtu kreu i qeverisë nuk e ka kursyer batutën, duke thënë se “burrat janë më të trembur”

Bino: Vetëm burrat kanë ardhur
Rama: Pse
Bino: Se di, burrat vijnë kryesisht para grave
Rama: Janë më frikacak prandaj
Bino: Mesa duket po
Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë
Bino: Prisja të gjeja më shumë gra
Qytetari: Kam ardhur vullnetarisht
Rama: Këtu kanë ardhur të gjithë vullnetarisht, keni ardhur para grave. Se ne burrat jemi më të trembur

Në fund, Rama ka bërë me dije në mes të muajit do të nisë vaksinimi i mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca. Procesi do të bëhet në shkolla ka sqaruar, Manastirliu.

1 komente në “VIDEO/ Fillon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç në Durrës, Rama: Ja kur do nisim vaksinimin e mësuesve”

  1. Duhet te ndertohet shteti per ti dhene forme kombit. ( arbereshi Francesco Crispi , ish kryeministri i pare italian ) says:

    Dhe vetem Rama mund ta realizoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje