Basha: Kur të bëhem kryeministër për pak ditë, do të çlirojmë duart e drejtësisë për t'i vënë prangat të korruptuarve

3 Mars 2021, 13:49Politika TEMA

Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat, Lulzim Basha theksoi se është e shkruar e zeza mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për pastrimin e parave, ku Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim.

“Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsionin në botë.Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Në raport thuhet qartë se investimet në pasuri të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të të ardhurave të paligjshme”.- tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike u zotua se kur të vijë në qeveri do të “të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”.

“Në 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do dal nga vota juaj. Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do ja çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedhë bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, të paligjshmërisë, në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit”, u shprej kreu i PD.

Ai tha se pas 25 prillit, do të bëhet zbatimi i hekurt i ligjit për të gjithë ata që kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfëri dhe shpopullim.

Basha sulmoi edhe bashkinë e Tiranës, e cila sipas tij është parajsa e pastrimit të parave të Ndraghet-ës ndërsa shtoi se pastrimi i parave është në çdo qelizë së shtetit

Kreu demokrat theksoi se ky është shkaku i paralizës së biznesit dhe sipërmarrjes, dhe se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën.

18 komente në “Basha: Kur të bëhem kryeministër për pak ditë, do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”

  1. Reforma ne duart e lulit says:

    Do ta cliroj me bekimin e Berishes dhe Metes si armiqte e betuar te Reformes.

    1. Plenumi i 6 PPSHse says:

      Mire eshte te konsultoheshe me doktor Halimin por ja qe ai nuk eshte as ne liste per deputet. Veshtire do ta kesh.

    2. Luli nuk te pyte njeri Ty se pse aty Jane ilir dhe Saliu to je me Lexie letra says:

      Nje her edhe sikure Te fitone kolicjone I juaje nuk dihet se Kush do jet kryminister se pse ndoshta ilir Meta dhe Sali Berisha do vendosim Dike tjeter ose do ulen vet ne ate karrike se Ty nuk te pyte njeri o Luli Mrs me pysin mua

  2. Demokrati shkodran says:

    Nuk thone kot qe hajduti bertet me shume se kushdo tjeter,” kapeni hajdutin”…
    Prototipi i hajdutit modern …!

  3. Endri says:

    Ne fakt pyetja e verte eshte kur? Ne 2030 po te lane ujqit e SB. Vetem fakti qe ti je kandidati per KM eshte skandal, jo me te behesh o hajdut

  4. kosta says:

    kur te behesh dhe po te lane deri ne 2029

  5. Populli says:

    O i ziu ti cke për të hek pas zgjedhjeve or tej ka loku.

  6. Gjergji says:

    Hahaha. Prandaj do besh Moniken ministre te brendeshme? Bej dhe Liken minister te drejtesise dhe do jesh komplet, loqe.

  7. Agim says:

    Peshku ne det digani ne ziarr sa per duaret e lidhura shqiptaret i njohin mir zagaret si ju.

  8. Lumi says:

    Je personi i gabuar per te bere te moralshmin. Je i perfshire ne afera korruptive, ke lobuar me para ruse, ke vrare njerz te pafajshem dhe nuk ke lene gje pa bere kundra shqiperise. Pra je njeriu ma i korroptuar pas Iilir baxhelles dhe Salih Sheqeres ne shqiperi. SPAK duhet te merret me ty.

  9. MERSIN MUCA says:

    Nen shembullin personal do te beje drejtesi me te korruptuarit.
    Lum ky popull per kete rrace politikanesh me virtyt maskarenjsh qe i ka me shumice.

  10. Lyl "perendimori "i Rusise dhe i UDB-se says:

    O lyl perendimori me syte nga rusia! Do beheshe ndonje here dhe ti kryeminister,por me duket se ke ca llogari per te lare me perpara.Dhe rruga per atje kalon nga SPAKU,do japesh llogari se pari per rrugen e kombit,per lobimin rus,per 21 janarin,per vilat qe i shton nga viti ne vit e te tjera te kesaj natyre apo jane hollesira per ty keto ? Kalo nje here andej pastaj kerko voten e shqiptareve!

  11. Mihali says:

    Këtë nuk mund ta besh se per këtë foli ish deputeti jot Halim Kosova.Me e mira që mund te besh është ti leshosh kariken ketij njeriu super te ndershem.

  12. Pd PS LSI kancer says:

    Do bejm shtet duke vjedhur me shum si rruga e kombit nga 16 $ meter linjari do paguajn $160 she kur te na kerkoi prokuroria to marim report per dhimbje stomaku me jav ,hajdut basha me hajdut Rama krye hajdut likja mashalla per te vjedhur ky vend ka pisa me radh ???????

  13. ben says:

    Kur te beje gjeli veze, zoti Basha do behet K.Minister.
    Ajo qe nuk e sqaroi Basha eshte ne se do shkoje ne burg vete per aferat e pista te tija ne Rrugen e Kombit?
    Po per ata te katert qe u vrane ne mes te Tiranes, kush do shkoje ne burg, Basha apo Berisha?

  14. nje "Lule" ne mese te Ferrave says:

    Ja o Milet “Budalla” na doli Lulja..qe te beje “Drejtesi”..
    Lulezim Basha:Filloje nga Vetja..230.miljon nuk jane Pake..filoje nga Berisha, Dhe Gerdeci i Mediut….keshtu do te te Votojme 100%….
    ore sa te “Ndershem” jane keta POlitikant tane?????????

  15. " Beka me lire se uji". says:

    Ke sh. te drejte o lulezi-me, kur thua qe te gjithe politikanet e korruptuar do te vihen para drejtesise. Po veten ku e fut qe ju shmange drejtesise, me raport mjekesore ( i semure me temperature ?) per 230.000.000,00 euro te rruges se Kombit.
    Kurajo te madhe ke kur shprehesh se do te futesh ne burg te korruptuarit kur te na behesh kryeminister. A ka me te kurruptuar se ty o lulushezi. Ata qe te japin voten duhen menduar se sipas parashikimeve do na e mbushesh Shqiperine me tulipanet e Holandes.
    O lulezime ik e mos e menderos me se je bere i pa besueshem, e per te fituar do marresh nje ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje