Skuadra e PS për 25 prillin: "Reforma në drejtësi" dërgon në listën e sigurt Etlida Gjonajn

3 Mars 2021, 11:39Politika TEMA
Skuadra e PS për 25 prillin: "Reforma në drejtësi"

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur disa nga emrat kryesorë që do të jenë pjesë e listës së PS-së për qarkun e Tiranës.

Një prej tyre është edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila do të kandidojë në njësinë 7 si pjesë e listës së Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky duket edhe si një mesazh i qartë i PS-së si vlerësim për punën e bërë nga Gjonaj lidhur me reformën në drejtësi duke çuar përpara proceset mbi ngritjen e organeve të reja dhe fuqizmin e atyre ekzistuese.

Sakaq, shefi i qeverisë çmoi rolin e Gjonajt në krye të ministrisë së Drejtësisë duke nënvizuar se do ketë një peshë të rëndësishme për të çuar më tej implementimin e plotë të së ashtëquajturës drejtësi e re.

Në kuadër të thirrrjeve të vazhdueshme që zyrtarët ndërkombëtarë bëjnë ndaj partive politike për figura të pastra, Gjonaj duket se ka qenë një përzgjedhje e zgjuar elektorale duke qenë se diplomatët e huaj kanë pasur mesazhe të vazhdueshme pozitive në adresë të saj. 

Gjithashtu, në Tiranë do të rikandojë Klotilda Bushka si dhe prefekti i Tiranës, Toni Gogu.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke folur në takimin e sotëm, tha se ajo që e bën bashkë opozitën është frika ndaj reformën së drejtësi, duke bërë edhe një bilanc të kësaj reforme.

“Reforma në drejtësi, një ide e kthyer një vizon nga PS, është një realitet.

Dëgjuam zërin e qytetarëve për t’iu dhënë një drejtësi të barabartë, një reformë që vetëm PS mund ta ndërtonte dhe ta zbatonte, ka qenë kryefjalë e qeverisjes.

Kjo reformë solli dritë në fund të tunelit, përmes kësaj reforme kemi hedhur themele të forta njëherë e përgjithmonë për pastrimin e gjyqësori.

Ka pasur përpjekje për ta ndaluar, vonuar, për ta kthyer, por pavarësisht kësaj është e pandalshme.

Jaanë një dëshmi e pakontestueshme, një dëshmi që e njohin edhe ndërkombëtarët, e kanë goditur reformën dhe janë këta që janë bashkuar në një kontratë politike interesa, i bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi.

Shumëkush mendon që gjyqtarët dhe prokurorët ishin imun, por ja që këta të korruptuarit po largohen.

340 prokurorë  e gjyqtarë kanë kaluar në vetting, 58% e tyre janë larguar”, tha ndër të tjera Gjonaj.

Nga ana tjetër,  kryeministri Edi Rama tha se kërcenimi më i madh për reformën në drejtësi janë dy partitë opozitare, PD dhe LSI.

 “LSI dhe KÇK, sot janë 3 këmbët e të keqes me dy koka presidentësh, që kërcënon fatin e Reformës në Drejtësi. Bëjnë krime me çekiçin e drejtësisë, në 25 prill vendoset fati”, tha Rama.

Por përveçse për të vendosur fatin e Reformës në Drejtësi, fitorja e PS në 25 prill për kryesocialistin Rama do shërbejë për të dënuar Presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

25 prilli, më shumë se çdo gjë tjetër do të vendoset për fatin e drejtësisë. Kush voton ata që janë përballë nesh, investon direkt kundër Reformës në Drejtësi. 25 prilli është bërë fiks një rrugë dhe katër punë, do t’i hapet rrugë drejtësisë në vend duke larguar kreun e vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht Sali Berishën dhe dërguar Kryemadhin aty ku e ka vendin”, tha Rama.

 

34 komente në “Skuadra e PS për 25 prillin: “Reforma në drejtësi” dërgon në listën e sigurt Etlida Gjonajn”

  1. Elis Hoxha says:

    Bravo Rama per perzgjedhjen dinjitoze. Gjonaj ka punuar me reformen ne drejtesi pavaresisht perbaltjes se ndyresirave qe kane dashur ta bejne pis. Vota per te eshte vote per drejtesine e vertete… urime

    1. Dani says:

      Une mendoj se eshte nje zgjedhje e mire pa varsishte se Ka shume Pune per tu ber se pse tani prokuroret dhe gjygjtare Jane nje bande e pa meshirshme

  2. Komuna Farke says:

    Vertet i befasuar edhe une duke qene se e dime se si fuksionojne gjerat ne politike dhe mendonim se i pari do ishte ai qe leh me shume dhe jo ai qe punon me shume… por gjithsesi duhet pare kontributi i zonjes Gjonaj qe vertet eshte befasues

    1. Haxhi Qamili says:

      Nuk e di se ku jetojne keta z.dhe z.qe komentone kaq entuziast, sikur gjithçka ka marre drejtimin e duhur!
      Nese do te jetonin aty, me siguri qe duhet te kutonin vetem kaq! Se te gjithe ata qe paraqiten sot si „dashamires te popullit“, pavarsisht te kujt krahu jane, jane ata qe e shkaterruan Shqiperine dhe te ardhmen e ati kombi.
      Keta qe komentojne, ose „nuk e dine perse rrahin çekanet“, ose e dine, por diçka fitojne per hesap te tyre.
      Nuk dua te flas per kete z.qe nuk e njoh, por vleresimin mund ta bej lehte! Ajo eshte „dege e pemes se kalbur“!
      Kaq me mjafton, qe te di me pare, se çfare te mire do i shelli popullit!
      Uroj, „qe ti keni mire me shendet, dhe shtergojini fort, se me te mire s‘keni per te gjetur“!
      Si thote populli:“Sipas kokes, kapelja“!

      1. Mesuesi says:

        Haxhi Qamili i vërtetë ka qenë një katunar i qutë, pavarësisht i pashkollë. Ky fallcoja është budall me dy klasë shkollë. Mos u habitni, se si mund të jetë edhe budall edhe me dy klasë shkollë. Mos bëni sikur nuk kuptoni. Po pse nuk mësohet shkrim dhe këndim në dy klasat e para të shkollës fillore? Ai deri aty shkoj, pavarësisht se ligji i arësimit është i detyrueshëm deri 16 vjeç. Ca si ky nuk shkojnë dot aq larg.

  3. Bashkim Ylli says:

    Po ndiqja permes kolazhit te fotografive rrugetimin politik dhe vertet eshte per tu pergezuar. Bravo Etilda dhe Rames qe mundi ta vleresoje ne kohen e duhur. Jane personazhe te cilat i duhen partise socialiste dhe Shqiperise.

  4. Sazan Shehu says:

    Bandes Berisha Mrta po i vjen fundi. Po i vjrn fundi maskarenjve qe e zhvaten Shqiperine. Urime Gjonaj-bravo Rama. Rrugetimi i saj politik mbreslenes per cdo te ri dhe kete e them nga nje pozicioin e nje njeriu qe idealet ende si kam braktisur. Gjonaj uroj te jete ministre e brendshme

  5. tropoja says:

    bravo rames ka vendosur me te pa aften ne krye te te pa afteve,reforma ne drejtesi nje deshtim per dite plot te korruptuar nga gjyqesori zbulohen nga emisione ne tv publike dhe kjo pelivesa del e ben fushate me deshtime prandaj eshte e para ne liste si mjegullnaje e edvin mafise per popullin gjasme kjo ka punuar dhe ka suksese por nuk tallesh dot me popullin ti more xhahil i surrelit nuk e mbulon diellin me shoshë,ministria e drejtesise institucioni me i korruptuar digasteri me më pak arritje pozitive

    1. Tony uk says:

      O Tropoja ik o rrote futi nje tas groshe.

    2. ana says:

      Po Amerika thote qe eshte sukses. Tani te te besoj ty apo Amerikes? Se mos je nje nga prokuroret e apo gjhykatesit qe nuk e kaluan dot klasen pra vetingun! hahahahahahahahahahahahhaha

      1. Ciao says:

        Amerika hyri ne senat me armë,vdiq protestuesja, si me 21 janar. Atëherë quhej vrasje, tani quhet demokraci, te të rroje dhe ty partia,sufllaqet mbaruan, kane ngel bureket.

  6. dardan says:

    Ate qe Albin Kurti pretendon me tam-tame e borije se do ta beje ne Kosove,
    Edi Rama e ben ne Shqiperi me elegance e maturi.

  7. artan says:

    Bravo Rama per perzgjedhjen e Etildes. E meritorn plotesisht Ministre e shkelqyer, e afte dhe punetore. Suksese.

  8. Andi says:

    Ministre punetore, nepunese e denje per popullin qe i sherben, fjalepake, e bukur dhe inteligjente.
    Ju lumte. vazhdoni ne kete rruge se do shperbleheni.

  9. Populli says:

    Suksese. …e meriton Etilda. …bravo. …

  10. Sara says:

    Me Bushka e krushka do t’i merrni zgjedhjet Ju?!
    A pike qe s’ju bie…

    1. Mondi says:

      Jo.Do I marrin me kurva,injorante she delenxhije si ty.

  11. sopiqoti says:

    U R I M E zonja GJONAJ.

  12. Realpolitika says:

    BRAVO, Z.RAMA.
    ETILDA MINISTRE PUNETORE DHE E SUKSESESHME.
    POPULLI DO VLERESOJ BINDSHEM ME VOTE.
    ETILDA I SHENDRIT TIRANES.

  13. Trotski says:

    Respekte Znj.Gjonaj .kemi besim tek Reforma per Drejtesi .vetem per Reformen e keni Hak Voten.te tjerat vijne Pas.Te korruptuarit jane bere bashke po nuk kane Shpetim.Nuk ka Kamardare qe i mban.Do te mbyten ne Reç te Shkodres.Shpresojme qe nga Konfiskimi i pasurive dhe vjedhjeve te kryera prej tyre do te na rriten Rrogat dhe Pensionet.me cfare kam nuhatur Mandati i Trete i Rames eshte i Sigurte. Le te lehin Like Hajduti me Sali Kermen -Karavani Ecen Perpara .

  14. Ideali says:

    Kaq idiota jeni o derezinje?… Po si e para si e treta, si e dhjeta, ajo do te ishte ne listen e sigurte, e mbrojtur nga partia dhe e pa ndeshkuar nga votuesit. Ju i kujtoni njerezit budallenj. Mjafte me mashtrime dhe me hi syve popullit. Turp nuik keni?

  15. duaje says:

    Reagimi i pare i PS per “referendumin” e reformes ne drejtesi. Gjonaj thjesht i ka bere mire punet e saj. Bushka juriste klasi.

  16. Titi says:

    c’beri vendi i pare e c’beri vendi i 24 , keto jane vende te sigurta per PS-ne.

    1. Ideali says:

      Sa klase ke ti Titi qe e nis fjaline me shkronje te vogel?…

  17. Korabi says:

    Nje nga ministret exelent, nje bravo te madhe. Qent le te lehin, megjithe kryeqenin e Abazovicit,Albin Kurti.

  18. Patrioti. says:

    Etlida i meriton votat e fisit tone se ka punuar dhe eshte e bukur kjo eshte femer, jo Mona si bure .
    Respekte Etlida Gjonaj Pac fate je e fituar 100%.
    Posht anti shqipetaret e PD me gjithe lesh e line.

  19. Ideali says:

    Sa klase ke ti Titi qe e nis fjaline me shkronje te vogel?…

  20. taksapaguesi says:

    Kjo eshte sulmuar ne menyre kafsherore nga qelizat kancerogjene te shoqerise ne instagram e facebook. Eshte me e turpshme sesi askush nga keto shoqatat qe mbrojne grate dhe duan vetem para nga shteti nuk ngriten njeher zerin vecanerisht per ministren Gjonaj. Ketu nuk flitet per vullgarizmat e tipit Fevzi arixhiut, por per kercenime direkte ndaj saj dhe familjes se saj. Zgjedhja e duhur, na duhen sa me shume profesioniste.

  21. emigracioni says:

    Zgjedhja e duhur. Me mire Etilda bukuroshja apo Thoma Doshi?! Dolen listat? Po ne listen e Vlores do kete bukuroshe si Etilda apo do shikojme prape kontin e Kanines?

  22. Pilo Lala says:

    Kete cupen e Drejtesise e ka vene ne liste e para Ambasadorja Amerikane, qe ka nje respekt te vecante per te..
    Po tha Amerika, eshte e vulosur, dhe ajo vertet eshte Ministre shume e sakte.

  23. Prec Doda says:

    Me kujtohet intervista e nje gruaje qe ishte ne burg, foli fjalet me te mira per Ministren, per interesimin e saj, per fatin e femijeve gjate burgut te nenave…
    Eshte nje njeri me vizion Europian,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje