Precedenti rumun i modelit “Meta”: Ja çfarë ndodhi me kryetarin e Parlamentit që sulmoi SHBA

3 Mars 2021, 17:27Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri me rastin e reformës në drejtësi në Shqipëri në një farë mënyre është praktikuar edhe në disa vende të Ballkanit.

Madje edhe në atë vende që janë bërë anëtare të Bashkimit Europian. Por ndryshe nga Shqipëria, ku të gjithë gjyqtarët e prokurorët janë future në sitë me të famshmin vetting, në këto vende është ngritur e mbështetur nga SHBA dhe BE një homologe e SPAK, pra një prokurori e posaçme për të hetuar zyrtarët e lartë.

E siç dihet në Kroaci me rastin Sanader, në Maqedoni me Gruevskin, apo në Rumani me një numër të madh prokurorësh, prokuroritë speciale kanë qenë një rezultante.

Ndryshe në Kroaci, kur Sanaderin e bëri hasha partia e vet HDZ, në Maqedoni dhe në Rumani, reziztenca ndaj hetimeve të niveleve të larta të politikës ka qenë shumë e fortë dhe në disa raste me pasoja të rënda edhe në publik.

Në Maqedoni, siç dihet, afrimi i hetimit nga prokuroria Speciale për Nikolla Gruevskin çoi në një përplasje të dhunshme në Parlament çka masakruan fizikisht më pak kryeministrin e sotëm Zoran Zaev, e më shumë, kreun e opozitës shqiptare Zijadin Selën.

Gruevski sot është i dënuar për korrupsion dhe ndodhet në azil politik në Hungari, vend ku u largua duke përdorur Shqipërinë si rrugë kalimi.

Në Rumani, rezistenca ka qenë mjaft e gjatë dhe e ashpër, Kryeprokurorja Speciale e atij vendi, Laura Codruta Kovesi, u arrit të shkarkohej pasi kishte çuar para gjyqit një numër të madh zyrtarësh shumë të lartë të vendit.

Rezistenca ju bë Kovesi-t nga ana e një politikani që konsiderohej si më i fuqishmi dhe më i pasuri i vendit.

Bëhet fjalë për Liviu Dragnea, i cili  ishte deri para dy vjetësh njeriu më i fuqishëm i Rumanisë.

Aq i fuqishëm, sa edhe pse u shpall “Non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ai sulmoi SHBA-në se ka një komplot ndaj tij, dhe sulmoi George Sorros e “mekanizmat” e tij se ja kanë më të futur.

Sot Dragnea është i dënuar me burgim për tre vjet e gjysëm për korrupsion elektoral.

Rruga dhe mënyra e deklamimit politik të Liviu Dragnea ishte mjaft e njohur për situatën tonë këtu. Ai, edhe pse drejtonte një parti të majtë siç është Partia Socialdemokrate u bë një mbështetës i fortë i Donald Trump-it dhe nisi të sulmonte Sorosin dhe atë që e konsideronte “mafia ndërkombëtare”-një shprehje mjaft e njohur dhe këtu tek ne.

Aq i egër ishte aktiviteti i tij, sa arriti të shkarkonte edhe Kryeprokuroren Special kudnër korrupsinit, ngaqë kishte mazhorancën në Parlament, drejtonte partinë më të madhe në pushtet dhe mbante postin e Kryetarit të legjislativit.

Ai arriti madje të kontraktonte si lobist edhe avokatin e Presidentit Trumo, Rudy Guliani, çka shkaktoi edhe polemika të forta.

Megjithatë në vitin 2019, sapo Dragnea është larguar nga posti i kreut të Parlamentit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e futi në “listën e Zëzë” të Departamentit të Shtetit si “person non grata: si pasojë e “dyshimeve të forta për korrupsion”. Më pas njeriu më i fuqishëm i Rumanisë, përfundoi i dënuar me burg me një dënim prej 3 vjet e gjysëm çka ja ndaloi përgjithmonë pjesëmarrjen në jetën publike.

Kundërshtarja e tij më e egër, Laura Codruta Kovesi, pra Kryeprokurorija e “SPAK-ut të Rumanisë” u promovua duke u emëruar si Kryeprokurore e Bashkimit Europian, nga 31 tetori 2019 pikërisht pak muaj pasi superpolitikani i vendit të saj u dënua për korrupsion.

Pozita e rëndë që çoi Dragnea partinë e tij solli edhe disfatën e rëndë në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe europiane. Partia më e rëndësishme e vendit që është trashëgimtarja e Frontit Kombëtar që rrëzoi Çausheskun, pikërisht prej betejës së Liviu Dragnea kundër Prokurorisë Speciale e kundër SHBA-së e BE-së, e çoi këtë parti në humbjen e pushtetit.

Ndërkaq, PSD ka pasur disa shizma ku ish-figura të saj janë larguar e kanë formuar parti të tjera, si rasti i ish-kryeministrit dhe kryetarit të partisë, Victor Ponta, një kundërshtar i ashpër i Dragnea. Ponta, edhe pse u akuzua për korrupsion nga Prokuroria Speciale, ai pranoi procesin ndaj tij dhe në fund u shpall i pafajshëm për akuzat për të cilat akuzohej.

11 komente në “Precedenti rumun i modelit “Meta”: Ja çfarë ndodhi me kryetarin e Parlamentit që sulmoi SHBA”

  1. Sara says:

    Do Zoti ndodh edhe ketu njesoj

  2. Aljen says:

    I bukur ky shkrim …po ja u thone edhe si do tju ndodhe…..Si duket ka mbetur vetem data per to caktuar.

    1. Ilirjan says:

      Nuk eshte nje… shkrim I bukur por nje tregim besnik i nje realiteti shume te ngjashashem me tonin. Perse nuk mesojne edhe keta tanet, politikanet e njerezit e drejtesise, analistet etj nga ky realitet? Ku e kane… “Inteligjencen”? A e kuptoni sa deficente jane?

  3. Zylo says:

    Epo kane b..e ne shtete te tjera megjithe sulmet qe iu vine nga pushteti politiko-ekonomik drejtesia vazhdon.Ndersa ketu Skenderbeu i ri(junior) Ilir Meta nuk e leshon pushtetin dhe lufton kunder atyre qe e vune ne ate vend.Megjithe nofken Like floriri asgje nuk kemi pare,pasi ketu njerzit kane frike strese te ardhur nga keta batakcinje politikane qe bejne cdo lloj marreveshje vetem ata mos te cenohen

  4. Zylo says:

    Epo kane b..e ne shtete te tjera megjithe sulmet qe iu vine nga pushteti politiko-ekonomik drejtesia vazhdon.Ndersa ketu Skenderbeu i ri(junior) Ilir Meta nuk e leshon pushtetin dhe lufton kunder atyre qe e vune ne ate vend.Megjithe nofken Like floriri asgje nuk kemi pare,pasi ketu njerzit kane frike strese te ardhur nga keta batakcinje politikane qe bejne cdo lloj marreveshje vetem ata mos te cenohen dhe nje zot e di sa munyte vazhdoje

  5. Angjelini says:

    Jemi popull pa integritet zoti Pata. Nuk si te kuptohet ndryshe heshtja e jone ndaj hajdutve dhe banditve te tipit Meta, Monia, Berisha, Mediu, Basha e keshtu me radhe. Dhe ma e neveritshmja, keta bandit dhe vrases te tipit Meta-Berisha flasin ne emrin tone. Jemi popull kot.

  6. Olsi says:

    Angjelini i ke thene te gjitha fajin e kemi ne si popull qe i eme te bejne cte duan, duhej me kohe te kycnim deren e parlamentit dhe ti digjnim te gjithe te gjalle. Por ne jemi vetem per tu vrare me njeri tjetrin per budalleqe.

  7. Konjak says:

    C’do te thot : Integritet ?? ; C’lidhje ka integriteti , me ligjin . Veprimtarin jasht ligjit e ndeshkon drejtesia–ligji — jo populli . Mund te thuash : Ka dhe njrez koti , jo jemi popull koti , nuk mund te akuzosh e ofendosh , nje popull te tere ! .

  8. Cipini says:

    Besoj do vije ajo dite kur ata qe dihet te pakten, se ka dhe me shume qe nuk ka prova akoma, do gjenden ne vrimen nga kane dale. Dhe ju siguroj do jete feste popullore me fishekzjarre. Ky popull mezi po pret.

  9. Bojkot 25 prillin says:

    Nuk I Ben presidenti jon kto lloi gjerash jan te montuara vidjot ????oburra lsin ta coim per skrap???

  10. analisti says:

    O Ylli me tru PATE, spaskesh kuptuar asgje nga menyra sesi funksionon bota e parase dhe e korrupsionit. Ta shpjegoj une me 3 raste studimore (case-studies) dhe 1 konkluzion:
    – Rasti # 1: Amerikanet nuk denojne te korruptuarit ne vendet e tjera, por vetem ata te korruptuar qe parate e korrupsionit nuk i pastrojne ne Amerike, por ne vende te tjera. Krahaso qendrimin amerikan ndaj 3 te korruptuarve shqiptare: Tom Doshi dhe Vangjush Dako perkundrejt Ardian Dvoranit. Ndersa Ardian Dvorani me raport zyrtar te ILDKPKI-se akuzohet per fshehje te pasurise (fshehje te 100 milione lekeve te fituara me korrupsion), dhe jo vetem kaloi vetingun, kur gjyqtaret e tjere per shkelje me te vogla shkarkohen, por edhe deklarohet nga DASH si “kampion i antikurrupsionit”, per Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, DASH nxjerr fermane se jane te korruptuar. Arsyeja e ketij qendrimi diametraliasht te kundert te amerikaneve per te njejten situate korrupsioni eshte vetem fakti se Ardian Dvorani parate e korrupsionit ose i ka pastruar ne SHBA ,ose ka paguar pjesen ambasadorit amerikan ne Tirane dhe prandaj shpallet edhe “kampion i antikorrupsionit”, kurse Tom Doshi i ka pastruar parate ne Australi (ku ka edhe shtetesine) dhe jo ne Amerike dhe mesa duket dhe Vangjush Dako i ka pastruar ne ndonje vend (Zvicer, Karaibe), dhe jo ne Amerike dhe prandaj shpallen te korruptuar.
    – Rasti # 2: Qendrimi gjerman ndaj 2 te korruptuarve ne Shqiperi gjyqtarit Gjin Gjoni dhe ish-Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llalla. Ndersa nga njera ane, gjermanet shtojne kushtet per Shqiperine qe te hapen negociatatat anetaresimit ne BE, dhe kushti kryesor eshte lufta kunder korrupsionit, nga ana tjeter ata nuk japin asnje informacion autoriteteteve shqiptare per pasurite qe keta te 2 kane ne Gjermnai dhe as nuk mund te ekstradohen nese denohen per korrupsuion ne Shqiperi. Pra, nese je i korruptuar ne Shqiperi dhe parate i pastron ne Gjermani per gjermanet je ne rregull.
    – Rasti #3: Ilit Meta, u akuzua se vodhi me leter dhe laps ne dore (kujtojme videon Meta-Prifti), dhe jovetem qe nuk u denua, por edhe u promovua, u be qytetari i pare i Shqiperise dmth President i i Republikes. Arsyet e keti qendrimi te amerikaneve dihen gjene e vjedhur Meta e ka pastruar ne SHBA/ Angli/ Gjermnai pra eshte “partner biznesi ne korrupsion” me ta dhe per aq kohe sa respekton kushtet e ketij partneritetit me ta, harroje ti dhe kushdo se ka SPAK apo gjykate qe e denon.
    Konkluzioni: per perendimoret (Amerikane, Gjermane, Angleze etj), nuk ka rendesi nese nje politikan i korruptuar ne Shqiperi si Meta dhe te tjeret (Rama, Basha dhe Brisha) vjedhin popullin, rendesi per ata ka se ku pastrohet gjeja e vjedhur, nese pastrohet tek ata, politikani promovohet dhe eshte OK, nese nuk i pastron tek ata, denohesh si i korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje