Kryemadhi pa maskë: Shpresojmë se revolta e qytetarëve ndaj qeverisë do na japë fitoren

5 Mars 2021, 09:47Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi që zhvilloi me banorë të njësisë 1 në Tiranë ngriti shqetësimin e shpopullimit.

Sipas Kryemadhi ky është një fenomen shqetësues për vendin, ndaj është një nga prioritetet e LSI-së. Ajo u shpreh se do të punojnë për t’i krijuar mundësi të rinjve në Shqipëri.

Kryemadhi u shpreh gjithashtu, se njerëzit janë të  revoltuar për shkak se paguajnë shumë taksa dhe ndjejnë peshën e dhunës ekonomike.

“Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive trë votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa. Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata.

Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja.

Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.

Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria, shumë prej tyre që marrin diplomat për inxhinieri largohen nga vendi, për arsye se edhe kemi një rrudhje të shkollave të inxhinierisë.

Madje, me duhet t’ju them që kam takuar disa inxhinierë nga Librazhdi, të cilët punonin inxhinierë në puset e naftës, ndërkohë që në vendin tonë ata mund të kishin mundësi që të ishin jo vetëm njerëzit më të paguar, por të ishin edhe njerëzit më pranë familjeve të tyre, pranë fëmijëve të tyre.

Ndaj ne duhet të krijojmë hapësira pa fund për profesionistët tanë, të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistët e ardhshëm në mënyrë që të mos kemi këtë varfëri që po i vjen Shqipërisë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

3 komente në “Kryemadhi pa maskë: Shpresojmë se revolta e qytetarëve ndaj qeverisë do na japë fitoren”

  1. Kozmo says:

    JU INATIN QE KENI PER HUMBJEN QE PO JU AFROHET CDO DITE, DONI TA SHPERTHENI NE REVOLTE QYTETAR. POR UTHULLA E FORTE THYEN VETEM SHTAMEN E SAJ.

    1. Zosi says:

      Ate prit ti, revolten se vota nuk ju jep kush. Po degjoje mir ca po te them o buçja e leshelies, se po u ngrit populi, nuk do ngrihet me rezu Ramen, po me jua fut preshin ne byth ty, likes, saliqenit e pinjolleve te tij, qofshin politik apo te familjes. Keshtu qe mos e kruj shum e mos na vej ne seder, se u ngritem e ua qimë bucet ku ti keni. Ne do ta dish se si shijon prasi ne byth, pyet Tritan shehun, se e di mir ai.

  2. Ekonomisti nga Librazhdi says:

    Ka takuar “inxhiniere nga Librazhdi (?! ) qe punonin si inxhiniere ne puset e naftes….(?!)…… duket qe ka filluar prodhimi i naftes ne Librazhd ?! Fushate “pa kembe dhe pa koke”….Nuk vlen me teper koment.Ekonomisti nga Librazhdi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje