Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo ka marrë propozim nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për të këndiduar si deputete e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime, sipas të cilave, mësohet se Bozo e ka pranuar ftesën e kryeministrit për t’u përfshirë në listat zgjedhore të Partisë Socialiste.
Konfirmimi vjen nga vetë Bozo.
“Ftesa ishte e papritur për mua, ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, kështu që dje patëm një takim me zotin kryeministër, unë hezitova për disa arsye, që lidhet me moshën, pavarësisht se truri punon akoma në rregull.
Jam e qartë në gjërat që kërkoj, nuk e prisja si propozim, duke parë konsideratën që kanë njerëzit për mua, vendosa që ta pranoj.
Nuk jam anëtare e asnjë partie, për mua leku nuk është kryesori në jetë, duam që t’iu shërbehet njerëzve.
Jo nuk kemi folur se ku do të kandidoj, unë mendova se takimi ishte për pjesën e rindërtimit, kur atje doli dhe ky propozim, nuk e pyeta fare se ku do të kandidoj.
Atje mu mbush mendja që të pranoja për këtë propozim”, shprehet ajo.
Si e pritët këtë propozim të kryeministrit për të qenë pjesë e listës?
E para, propozimi më befasoi të them të drejtën se nuk jam mësuar, as kam qenë ndonjëherë, as më ka shkuar në mendje që të jem pjesëtare në këto lloj forumesh. E dyta, jam person i pavarur nuk jam anëtare e asnjë partie politike. Dhe propozimi në fakt mua më befasoi, por njëkohësisht më dha një kënaqësi në kuptimin që më vlerësoi, jo vetëm opinioni i gjerë kudo, njerëz të njohur e të panjohur aq sa kam pasur mundësi të jap kontributin tim për të lehtësuar dhimbjet edhe stresin që kaluan njerëzit nga tërmeti. Por që paskan konsideratë edhe instancat e larta, instancat që drejtojnë vendin. Kështu që duke u nisur nga dëshira e shumë njerëzve që e kanë shfaqur këtë që duan të kenë zëra të tillë që t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe propozimi që më bërë z.Rama. Unë hezitova çik në fillim të them të drejtën, por pastaj e dhashë miratimin tim.
Ju ka propozuar kryeministri ndonjë rol të veçantë përveç pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë? Kërkon ai diçka specifike nga ju?
Jo nuk kërkon ndonjë gjë specifike. Në fakt më kishin ftuar në një takim që ishte për të diskutuar për problemet e rindërtimit të vendit që filloi me dëmet e tërmetit, por që nuk mbaron me dëmet e tërmetit dhe pastaj në diskutim e sipër më erdhi dhe propozimi. Jo nuk më ka kërkuar ndonjë gjë, më kërkon vetëm që unë atë mendim që kam ashtu si e kam ta shpreh dhe t’i shërbej sa më shumë njerëzve. Kjo është e gjitha, nuk ka gjë tjetër.
Do të jeni edhe pjesë e Partisë Socialiste, apo do të jeni vetëm në listën e saj për kandidate si deputete e kësaj partie?
Jo, unë do të jem vetëm në listën si kandidate për deputete. Nuk jam anëtare e asnjë partie.
Do t’i qëndroni besnik këtij vendimi dhe nuk do të merrni teserën e PS?
Nuk ka rëndësi.
Ua kërkoi z.Rama një gjë të tillë?
Jo, absolutisht jo! Rëndësi ka që të punosh, të kontribuosh për vendin tënd dhe popullin tënd dhe të lësh një gjurmë mbrapa. Se je socialist, se je demokrat, nuk ka rëndësi, je shqiptar. Kaq, mbaroi puna.
Bravo, gati 90 vjec dhe do te filloje te merret me politike. Kurajoze femer.
Z. RAMA DUHET TE BEJE EDHE NDRYSHME TE TJERA NE RADHE E PS, PER TI NDRYSHUAR IMAZHIN E SAJ. ASHTU SI ZNJ. COBO DHE ZNJ. LULJETA BOZO JANE INTELEKTUALE TE VERTETA, ME NJE IMPAKT POZITIV. PAVARSISHT MOSHES JANE ENERGJIKE.
UROJ ME 25 PRILL FITORE TE PADISKUTUESHME .
Respekt. Nje zonje ne kuptimin e plote te fjales
Zonja në fjalë është 80 vjeç, fiks gjak i ri!
Rik, ndoshta ke te drejte – 80 vjec, por mund te jesh 30 vjec, dhe te kesh ide dhe te veprosh si 80 vjec. Per rastin, mendoj se ajo eshte thjesht |EKSPERTE, dhe kjo i duhet ketij vendi, jo politikane qe vetem flasin ne pergjithesi pa sens, pa kuptim, as vete se dine cfare thone dhe kerkojne, thjesht vetem SHAJNE kundershtarin, pra nuk Ndertojne, por Shkaterrojne
Po Biden sa eshte? Sa Luljeta. Sa bukur parlementi me Lule dhe Luljeta dhe Bardha.
C’mund te beje kjo zonja ne nje kuvend vetem me sharje dhe sfilata. Po eshte sq e zonja le ta beje kryeministre.
Po,po,por të kesh ndër mënd se 80 të rinj si ti
nuk mun ti afroheni as sa e zeza e thonjit tē
gishtit të vogël!Suksese zonja L.Bozo.
hahahahhahahahahahahhahahahahahahahahahahaha
Rama po i poshteron te gjithe ne PS.
Strukturat e PS-se funksionojne apo vk?
PS nderohet me kandidaturen e kesaj Zonje. Nje Zonje qe respektohet nga te gjithe, me fjalen, me mencurine e saj. Vlere e gjithanshme.
Ti Riku i rene nga Fiku. Gjak I Ri nuk eshte por eshte gjak intelektual. Nuk I duhet Shqiperise vetem gjak I Ri si puna jote pa TRU ne koke.
SOT PRESIDENT ET E SHTETEVE JANE NE MOSHEN E ZNJ. BOZOS .
Tek Bozo kam besim, tek Rama jo. Rreziku eshte qe Rama ta perdore.
Urime ! Do njihesh me shume njerez per te cilet leku eshte krysori nga tani . Behu gati
ik o rame se na e shpife me kete lojen tende djallezore,gjasme po ofron ne ps njerezit e thjeshte kjo zonja mund te jete e nderuar por çfare ka bere ka dhene mendime 2-3 here ne media per termetin demet shtepite etj dhe do e afrosh ne skuader? te marresh elektoratin gri tani se me bandit nuk konkuron dot me dosha frroka prenga etj,rrespekte zonjes por po bie ne kurthin tend te ndyre na e shpife bashke me ate infermieren najaden dhe ajo mund te jete e afte por pandemia po ben kerdine gjithashtu dhe spitalet si ne kohe lufte dhe djallezia jote po perdor pastertine dhe humanizmin e ketyre zonjave te mashtrosh turmen? mire ben mashtroj po munde
Mos e gjykoni nga mosha e cila saktesisht eshte 78 vjece, mos i doni kalamanj, eshte nje njeri me integritet dhe deputete nuk e ben interesi vetiak, por ti sherbeje vendit. Duhet te jemi te kenaqur qe nga te gjitha krahet politike te garojne te tille persona. Une qe po shkruaj e kam pase pedagoge dhe kam konsiderate te larte si intelektuale dhe si person, i uroj suksese.
Me mire ta bejme Presidente te Shqiperise,
Sepse kjo eshte e Ndershme,
E jo si iliri me te Meta Kleptomania. Nje Hajdut I lidur injorant dhe shit stirring bastard!
Urime e nderuar profesore. Kemi nevoje per qyterimin tuaj. Suksese.
E PARA:
BRAVO ZOTI KRYEMINISTER.
E DYTA:
SIGURISHT QE E ARDHMJA ESHTE E BREZIT TE RI, POR GJITHMONE DUKE U MBESHTETUR EDHE NE MENDJET DHE EKSPERIENCEN E NDRITTUR TE ATYRE QE KANE BERE SHKENCEN NE FUSHEN E VET, ASHTU SI ESHTE EDHE ZONJA DHE SPECIALISTJA E NDERUAR LULJETA BOZO.
E TRETA:
PERSA U PERKET “RIKUT” TE MESIPERM APO “RIKVE”, KAM NJE PYETJE DHE DUA NJE PERGJIGJE:
ME MIRE NJE ITELEKTUALE SI ZONJAT LULJETA BOZO DHE DOKTORESHA COMO APO DR. KALO, APO ME MIRE NJE SI ZONJA VOKSHI, DUMA, MONIKA apo Kejdi Mehmeti?
Perfundimisht nuk ka njerez qe nuk shiten. Eshte vetem ceshtje cmimi!
Respekte per z.Bozgo.
Rama te ftoj dhe MOISIUN.