Ilir Meta, i është drejtuar me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ku kërkon zgjatjen e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave.
“Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur për të gjithë shtetasit me të drejtë vote; si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.”
“Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote”.
Kjo masë thotë Meta, do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.
“Ndërkohë që, theksoj se Ministria e Brendshme duhet të bëjë më shumë lidhur me ndërgjegjësimin publik të shtetesave për të aplikuar pranë sporteleve përkatëse për të rifreskuar dokumentat e tyre të identifikimit dhe nga ana tjetër të marrë masa organizative që çdo kërkesë në rritje e shtetasve për aplikim në sportele, të jetë e përballueshme dhe të mos sjellë grumbullime të qytetarëve me rrisk përhapjen e infeksionit Covid-19:.
“Si President i Republikës, në kushtet kur kanë ngelur 52 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, vlerësoj se, është momenti i përshtatshëm për t’u vlerësuar dhe ndërmarrë kjo nismë ligjore. Duke ju uruar punë të mbarë, kam besimin se kjo çështje do të marrë vëmendjen tuaj të plotë”, thotë kreu i shtetit.
Nje leter qe ne esence, do te kishte qene me efikase te kerkohej nga kreu i opozites Lulzim Basha. Porr Meta s’ka prit 25 prillin, per te marre kreun e opozites!
Bej nje dekret o president, ti je i pari i vendit dhe do tu presesh duart atyre qe vjedhin votat. Por mos vono fillo nga sala dhe vetja jote, gje kjo e vertetuar, e pastaj pritua atyre te rilindjes qe mendon ti se do te vjedhin votat.
Tu befte jeta varr o perbindesh…
President dhe kryetar
Ti gjthmone mbete i pare
Emri yt ,mbetet Hajdar
Si ne dimer,si ne behar
Po kerkush,nuk po ta var
se je ba,krejt laskar
I shqetsuar dhe kete ver
Po kerkush,s’po ta permjer
Mos e mer shume me urysh
Se ky popull,ta kthen ndrysh
Po bën të gjitha përpjekjet pushti për të ngec gjëkundi e për të mashtruar me identitete të reme. Arrestimi i këtij fosili është shpëtim për të ardhmen e vendit
Ja dhiu Berishs! Ka dal i pari! E urrejn keq! S’ka bo vaki te vij ne presidence i halabak si ky! Na flliqi racen!