"E kuptoj zhgënjimin", Soreca i përgjigjet Ramës: Sistemi i vaksinave të Covax-it është sponsorizuar nga BE. Ditët e ardhshme do të nënshkruajmë një grant për 11 mln euro

6 Mars 2021, 14:25Politika TEMA

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë Luigi Soreca i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama se BE ka lënë jashte planit të vaksinimit Shqipërinë, duke deklaruar se Bashkimi Europian, ka ndihmuar vazhdimisht vendin tonë dhe po e bën këtë gjë edhe aktualisht. Ai njoftoi madje një grant 11 mln euro për blerjen e vaksinave.

“Siç e kam thënë para disa javësh, e kuptoj zhgënjimin, por kjo nuk e errëson asistencën e jashtëzakonshme që Shqipëria ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë.

Sapo mora konfirmimin, para se të vija këtu se për të ndihmuar rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, 90 milionët e parë të asistencës makro-financiare, që Bashkimi Evropian ka premtuar dhe kontraktuar me Shqipërinë do të jepen më 1 prill.

Transhi i dytë i 90 milionë eurove do të jepet në verë, brenda një periudhe kohore të shpejtë, duke pasur parasysh shumën për të cilën po flasim. Nuk dua të përmend ndihmën për tërmetin. Brenda Bashkimit Evropian ka një situatë të vështirë.

Në Bruksel u njoftua se transhi i parë i vaksinave të Covax-it i sponsorizuar nga BE-ja do të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit. Ditët e ardhshme do të nënshkruajmë një grant për 11 milionë euro që Bashkimi Evropian do ta vërë në dispozicion të Shqipërisë për të blerë vaksina dhe pajisje për të përfunduar planin e vaksinimit.”- tha Soreca.

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, tha se Agjencia Mjekësore Europiane, po vlerëson vaskinën Sputnik, dhe nëse ajo do të plotësojë standardet, kjo do të ishte një sinjal se në treg ka edhe vaksina të tjera që mund të përdoren nga vendet partnere.

3 komente në ““E kuptoj zhgënjimin”, Soreca i përgjigjet Ramës: Sistemi i vaksinave të Covax-it është sponsorizuar nga BE. Ditët e ardhshme do të nënshkruajmë një grant për 11 mln euro”

  1. drino says:

    Prisni te vdesin dhe ca pastaj silleni vaksinen, BE eshe prostitute anti Ballkan.

    1. Ketu Ka nje problem says:

      O Zoti Soreka faliminderit per ndihmen se ti Duke qen edhe italine Jame i sigurte se ndimate per Shqiprine nuk mungonen dhe as nuk Kan munguare ..Por ketu Ka edhe nje problem se edhe po.te Kesh lek SA te duash nuk gjen dote vaksina ky eshte proplemi se pse 75 per ? te vaksinave I Kan marre 10 shtete imagjinoni se sa pa drejtshit eshte ndare vaksina… Por si do Qofte Puna hajdute politikanet shqiptare do ankohen per her dhe kane 30 vjet qe e vjedhin shqiprine dhe per here ja Len fajin dikujt tjeter. Dhe pastaj shkone dhe Ben marrdhanje me armiqet tane shekullore si Turqija a po vendet e lindjes Ku atje Jane te gjith hajduta dhe kriminela.. Se pse hajdute dhe kriminel Ben shoke njerzit si puna e vet dhe e urren lirine dhe Demokracine????

  2. Suksese te metejshme says:

    Vende partnere… kur ka nevoje b…tha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje