30-vjeçarja nga Tirana i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit

7 Mars 2021, 16:53Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Një 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia në katin e tretë të pallatit ku banonte. Mbetet e paqartë përse vendosi të kryente këtë akt tragjik, por paraprakisht dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor”, njofton policia.

2 komente në “30-vjeçarja nga Tirana i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit”

  1. heri says:

    U hodh vete e. Pse heret e tjera, kush i ka hedhur, zoti?

  2. Ngushellime Famijes
    U prehte ne paqe …
    (vetvriten sepse i nuk i qendron njeri prane ,miqte ,familjaret ,psikologet ku jane me cfar merren !
    vrtiten sepse nuk i ngushellon kush e i rrepsekton si duhet sepse i len te braktisur ne deshperim
    edhe ajo shoqeri i marre fund por edhe ai Shtet ,i cili duhet te ndihet pergjegjes per cdo suicid )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje