“Na morën në 12:00 të natës…”, banorët japin detaje për zjarrin që u mori jetën 3 personave në Berat

8 Mars 2021, 09:38Kronika TEMA

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë tre banesa në një lagje të Beratit.

Banorë të zonës kanë treguar se i kanë marrë në telefon në orën 00:00 dhe u kanë thënë që ka rënë zjarr. Më pas ata kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen.

“Na morën në orën 12:00 të natës dhe na thanë që ka rënë zjarr tek Xhovani. Morëm zjarrfikësen direkt në telefon. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit. Kaq.

Mendojmë se janë tre persona, por se sa është e vërteta nuk e di. Këtu gjetëm vetëm flakë”, thonë fqinjët.

Zjarri mësohet se ka rënë pak pas mesnate në një prej shtëpive të lagjes “Muzakaj” dhe më pas është përhapur në dy shtëpitë e tjera ngjitur si dhe në katin e tretë të një pallati përballe.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të cilat bën fillimisht izolimin e flakëve, ndërsa mëngjesin e sotëm mësohet se kanë gjetur edhe trupin e një prej viktimave.

Dy prej personave që dyshohet se kanë mbetur të vdekur nën rrënojat e shtëpive të djegura janë babë e bir. Një prej viktimave dyshohet se ka qenë i paralizuar ndaj dhe e ka pasur të mundur të dalë nga banesa kur ka rënë zjarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje