Kryeministri Edi Rama, teksa po zhvillon takimin online dhe po prezanton vizionin e PS për mandatin e tretë qeverisës, është shprehur se sikur Shqipëria të kishte filluar ngritjen 27 vite më parë sot do të ishte shumë më lart!
Ai tha se në vitin 1990 e këtej politika i shkaktoi një dëm të madh me vonesat!
“Në këtë fazë ku kemi hyrë prej 3 dekadash, më shumë kemi ikur sesa jemi kthyer, dhe këtë fakt, asnjë qeveri dhe asnjë njeri nuk e ndryshon dot.
Efekti i kundërti i atyre 25 viteve nuk kishte si të mos ishte ekstrem.
Në këto tre dekada, kanë koinciduar në dallgët e një emigracioni të paparë të vendeve të botës. Niveli i jetesës ishte dhe është sot më i lartë, se në shkretëtirën që u la në gjysmën e Europës. Me kë mund të krahasohen shifrat e Shqiptarëve.
Jo më kot, krahasuar me vetëveten, Shqipëria ka bërë progresin më të madh, sesa krejt vendet e tjera komuniste. Shqipëria i shkaktoi vetes dëme dhe vonesa. Në transformimin e pamundur të Shqipërisë, rolin kyc e pati emigracioni.
Mendojeni vete se sa shumë kohë humbën duke vjedhur dritat, duke vjedhur ujin, duke lënë pas dore krejt shëndetësinë.
Humbëm, shanse të mëdha për krejt një gjeneratë, që lindi në vitin 1990, si im bir i madhi.
Atëherë kur Shqipëria ishte si një muzikë pa partiturë. Ata që hynin në rrugët e jetës, përpiqeshin të bënin surpriza.
Sikur reformat që nisëm 7 vite më parë, të ishin nisur 27 vite më parë Shqipëria do ishte më e pasur”, deklaroi Rama.
Cfare reformash e ke fjalen????
Pasurite publike ua dhurove oligarkerve per 2 leke.
Koncensionet jane barre 30-40 vjecare per ekonomin Shqiptare.
Vetem ne vitin 2020 borxhi publik u rrite me 1 miljard euro.
Nga 60% ne kohen e qeverise se meparshme shki 80% prej qeverise tuaj.
Nga 3 kushte per anetaresim ne BE ne vitin 2013 ti i shtove vendit 15 kushte.
Arsimi eshte i shkaterruar.
Mjekesia mesjete.
Administrata publike mbushur me militant injorant.